LIVE UPDATES
Bota

Dyshohet se është vajza e fshehtë e Putin, 22-vjeçarja ruse trazon rrjetin me postimet e saj: Njeriu që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen...

Luiza lindi më 3 mars 2003 në Shën Petersburg dhe besohet të jetë fëmija e një afere midis Putinit dhe ish-pastrueses së tij Svetlana Krivonogich. Pretendimet për identitetin e babait të saj u bënë publike për herë të parë nga projekti hetimor "Proekt", i cili është kritik ndaj Kremlinit, në vitin 2020.

4 Gusht 2025, 19:54 Nga r.ll
Dyshohet se është vajza e fshehtë e Putin, 22-vjeçarja
luiza rozova

RUSI- Vajza e përfolur sekrete e presidentit rus, Vladimir Putin ka thyer heshtjen e saj për herë të parë me postime misterioze në mediat sociale. Elizaveta Krivonogikh, 22 vjeç, e njohur edhe si Luiza Rozova, e cilësoi "babanë" e saj, si një burrë që i shkatërroi jetën asaj. Në postime ajo zbuloi dhe mendimet e ndjenjat për luftën e Rusisë në Ukrainë .

Luiza, një e diplomuar në shkollën e artit dhe që jeton në Paris, foli për "njeriun që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen" - me sa duket një referim i hidhur për babain e saj. Postimet nuk e përmendin në mënyrë të qartë Putinin, por në kontekstin e raportimeve të përhapura rreth identitetit të babait të saj, kjo mund të kuptohet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj tij.

Në një postim tjetër, ajo shkroi: “Është çliruese të jem në gjendje t’ia tregoj përsëri fytyrën time botës. Më kujton kush jam dhe kush ma shkatërroi jetën", raporton Bild, media gjermane cila ka qasje në kanalin privat të 22-vjeçares në Telegram, "Art of Luiza".

Në llogarinë e saj në Instagram, Luiza ishte siguruar ta fshihte fytyrën, por kohët e fundit ajo ka ndarë përsëri foto të plota të vetes. Ajo nuk specifikon se kur ose ku janë bërë fotot, por më e fundit është në rrjetin rus të kafeneve "Surf Coffee".

Luiza lindi më 3 mars 2003 në Shën Petersburg dhe besohet të jetë fëmija e një afere midis Putinit dhe ish-pastrueses së tij Svetlana Krivonogich. Pretendimet për identitetin e babait të saj u bënë publike për herë të parë nga projekti hetimor "Proekt", i cili është kritik ndaj Kremlinit, në vitin 2020.

Nëna e saj thuhet se u bë shumë e pasur pas lindjes së saj, duke nxitur spekulimet se paratë kishin ardhur nga Putini për të blerë heshtjen e saj. Luiza më parë kishte llogari publike në mediat sociale në Rusi, të cilat e tregonin duke udhëtuar nëpër botë me avionë privatë dhe duke veshur veshje firmato.

Por më pas, pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën, llogaria e saj u fshi papritur. Që atëherë ajo është zhvendosur në Paris dhe është diplomuar në Shkollën ICART të Menaxhimit të Kulturës dhe Artit në qershor 2024.

Pasi u largua nga Rusia, ajo shprehje në Telegram: "Nuk mund të bëj asnjë xhiro shtesë rreth Shën Petersburgut tim të dashur". Nuk mund të vizitoj vendet dhe institucionet e mia të preferuara."

Ajo duket se është më e përfshirë në politikë dhe flet hapur kundër luftës në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se ajo po punon në L Galerie në Belleville dhe Espace Albatros në Montreuil, të dyja galeri arti në Paris të cilat organizojnë ekspozita kundër luftës.

Ajo ka përvetësuar gjithashtu emrin Elizaveta Rudnova , me sa duket sipas Oleg Rudnov, njërit prej miqve të ndjerë të Putinit, në një përpjekje për të fshehur identitetin e saj të vërtetë.

Roli i saj si menaxhere e galerisë thuhet se përfshin ndihmën në organizimin e shfaqjeve dhe në realizimin e videove. Por përpjekja e Luizës për t’u futur në qarqet disidente në Paris nuk ka kaluar pa rezistencë. Artistja Nastya Rodionova, e cila iku nga Rusia në vitin 2022, lëshoi një deklaratë të ashpër dhe i preu lidhjet e saj me dy galeritë me të cilat është e lidhur Luiza.

Në një postim në Facebook , ajo shkroi: “Është e rëndësishme të them se besoj në prezumimin e pafajësisë dhe se fëmijët nuk janë përgjegjës për krimet e prindërve të tyre. Por, me luftën që po arrin kulmin, është e papranueshme të lejohet që një person që vjen nga një  familje përfituesish të regjimit [të Putinit] të përballet me viktimat e atij regjimi. Ne duhet të dimë me kë po punojmë dhe të vendosim nëse jemi gati për këtë. Përgjigja ime personale në këtë rast është jo."

Luiza e ka mbrojtur qëndrimin e saj dhe ka shkruar: "A jam vërtet përgjegjëse për aktivitetet e familjes sime, e cila as nuk më dëgjon?"

Dmitry Dolinsky, drejtor i "L Association", e cila kontrollon Studio Albatros dhe L Galerie, mbështeti përfshirjen e Luizës. Ai i tha për The Times: “Ajo duket si Putin, por edhe si 100,000 njerëz të tjerë. Nuk kam parë një test ADN-je .” Të tjerë e mbështetën atë, duke e quajtur një person të kulturuar dhe punonjëse të shkëlqyer.

luiza rozova vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj