31 Maj 2022, 10:30
Nga DOSJA
Foto ilustruese
Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më pak sesa është menduar, për shkak të rritjes së inflacionit, kanë treguar autoritetet për përpilim të statistikave të martën.
Pushtimi rus në Ukrainë ka ndikuar në rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, duke rritur shqetësimet se presioni nga inflacioni mund të pengojë rimëkëmbjen ekonomike, pas pandemisë së koronavirusit.
Performaca ekonomike, më e dobët sesa pritej në Francë, i jep fund rritjes së fuqishme ekonomike pas pandemisë, dhe përbën sfidë për presidentin, Emmanuel Macron, i cili ka fituar mandatin e ri si president muajin e kaluar.
Sipas statistikave, në tremujorin e parë të vitit, bruto-prodhimi i brendshëm është tkurrur për 0.2 për qind. Shpenzimet familjare kanë rënë për 1.9 për qind në periudhën e njëjtë, më keq sesa është pritur.
Inflacioni është rritur sërish në muajin maj, duke arritur në 5.2 për qind – për herë të parë kalon shifrën 5 për qind prej vitit 1985. Çmimet e energjisë janë rritur po ashtu. Çmimet e ushqimit janë rritur për 4.2 për qind.
Megjithatë, inflacioni në Francë nuk është aq i lartë sa në vendet e Eurozonës. Në Gjermani është raportuar një rekord prej 7.9 për qind, derisa në Spanjë inflacioni ka arritur në 8.7 për qind në muajin maj.
Marrë nga REL
Bota
31 Maj 2022, 10:00
Foto ilustruese
UKRAINË- Imazhet e mëposhtme janë më të fundit nga lufta në Ukrainë. Disa momentet e ngjarjeve t&eu...
Bota
31 Maj 2022, 09:50
Olaf Scholz
GJERMANI-Kancelari gjerman, Olaf Scholz vlerëson unitetin e BE-së për politikën ndaj Ukrainës, ndërkohë q&e...
Bota
31 Maj 2022, 09:48
Foto ilustruese
KINË- Tajvani ka thënë se ka aktivizuar aeroplanët luftarakë si shenjë paralajmërimi për 30 aeropla...
Bota
31 Maj 2022, 09:35
GREQI- Pas gati dy vitesh, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura nuk do të jetë më i detyrueshëm, me di...
Bota
31 Maj 2022, 09:35
Foto ilustruese
Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...
Bota
31 Maj 2022, 09:33
Foto ilustruese
Në muajin maj të këtij viti mallrat dhe shërbimet në Gjermani kushtonin mesatarisht 7.9 për qind më shum...
Bota
31 Maj 2022, 09:18
Policia Italiane
ITALI- Dy motra 24 dhe 17 vjeç janë djegur me acid gjatë natës në Napoli. Dy të rejat kanë ...
Bota
31 Maj 2022, 08:58
Charles Michel
EUROPË- Këshilli Europian ka thënë se është gati t'i japë Ukrainës 9 miliardë euro p&...
Bota
31 Maj 2022, 08:14
Charles Michel dhe Ursula von der Leyen
EUROPË- Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një plan p&eu...
Bota
31 Maj 2022, 07:38
Greqi
GREQI- Autoritetet greke janë alarmuar pasi një person kërcënoi se do të qëllonte me armë zjarri. Ngjarja ka ndodh...