LIVE UPDATES
Bota

"Tmerri s’është i pafund"- Letrat e aktivistes ruse i ngushëllojnë të burgosurit politikë

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022, numri i atyre që i janë nënshtruar represionit është rritur ndjeshëm, me dhjetëra njerëz që u dënuan për përfshirje në aktivitete kundër luftës dhe deklarata kundër pushtimit, si dhe u përballën me akuza për "tradhti", ose "justifikim të terrorizmit".

25 Korrik 2023, 08:25 Nga A.B
"Tmerri s’është i pafund"- Letrat e aktivistes ruse i
Foto ilustruese

Qëkur ishte adoleshente në epokën sovjetike gjatë viteve ‘70, Yelena Sannikova i është përkushtuar shkrimit të letrave për të burgosurit politikë. Tani, gati 50 vjet më vonë, në mes të goditjes së ashpër të shtetit rus ndaj disidencës, e cila është përshkallëzuar gjatë luftës me Ukrainën, ajo mbetet po aq e përkushtuar për ta vazhduar shkrimin e saj.

Në të njëzetat e saj, Yelena Sannikova, poete, përkthyese, publiciste dhe disidente, përjetoi burgim dhe internim të brendshëm.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ia ka kushtuar një pjesë të madhe të kohës së saj shkrimit të letrave dhe kartolinave për të burgosurit, të cilave ajo iu referohet me dashuri si "përshëndetje të vogla nga bota e lirë".

Ajo, gjithashtu, ofron mbështetje për individët, për të cilët beson se janë burgosur për shkak të aktivizmit politik, ose idealeve të tyre.

“Kur isha vetë në burg, mësova se çfarë është në të vërtetë izolimi dhe sa të rëndësishme janë letrat kur je atje”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë.

“Kur isha në mërgim, mora letra nga të panjohur dhe e di se sa mbështetje dhe ndihmë ofrojnë. Kështu që, sot e konsideroj detyrim timin t'u shkruaj të burgosurve”.

Sipas Memorial, grupit tashmë të ndaluar për të drejtat e njeriut, numri i individëve të identifikuar si të burgosur politikë në Rusi, është trefishuar në pesë vjetët e fundit, duke arritur në 554 gjithsej.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022, numri i atyre që i janë nënshtruar represionit është rritur ndjeshëm, me dhjetëra njerëz që u dënuan për përfshirje në aktivitete kundër luftës dhe deklarata kundër pushtimit, si dhe u përballën me akuza për "tradhti", ose "justifikim të terrorizmit".

Për më tepër, shumë të tjerë janë aktualisht ose nën hetim ose në paraburgim në pritje të gjykimit për akuza të ngjashme.

Më 16 korrik, Sannikova ua dërgoi 23 letra të burgosurve, duke “i shoqëruar me kartolina, ngjitëse të lezetshme dhe urime të mira”. Me kalimin e viteve, ajo është e bindur që ka dërguar mijëra letra.

"Tani, kur numri i të burgosurve politikë është shumë i lartë, nuk është e mundur t'u shkruash të gjithëve", tha 63 vjeçja. “Por mund të përpiqeni të përfshini miq dhe të njohur. Jam shumë e lumtur kur shoh që gjithnjë e më shumë nisma të këtij lloji po shfaqen. Njerëzit e kuptojnë se të burgosurit kanë nevojë për fjalë mbështetjeje”.

“Nesër është dita e parë e verës”, shkruhet në një letër që mbërriti së fundmi nga historiani i respektuar Yury Dmitriyev, i cili po vuan një dënim 15-vjeçar, që mbështetësit e tij thonë se është ndëshkim për kërkimet e tij në krimet e diktatorit sovjetik, Josef Stalin, “por mizat dhe mushkonjat kanë përtypur tashmë të burgosurit e shkretë për rreth tri javë”.

"Ne jetojmë pak më paqësisht këtu se ju jashtë mureve", vazhdoi Dmitriev. “Të paktën kemi njëfarë qartësie - një fjali, një fillim, një fund...Por, njësoj si ju, ne presim t'i jepet fund gjithë kësaj”.

“Shpresoj që të mbijetoni ‘fazën e fundit’ të regjimit të Putinit,” përfundoi ai. "Kujdesu për veten".

Sannikova thotë se është thellësisht e impresionuar nga qëndrueshmëria e të burgosurve të shumtë, të cilët, si Dmitriyev, arrijnë ta ruajnë optimizmin e tyre dhe madje të ofrojnë ngushëllim për ata që janë jashtë burgut. Si shembull, ajo përmendi rastin e politikanit opozitar Vladimir Kara-Murza, i cili u dënua me 25 vjet burg në prill.

Dënimi i tij rrjedh nga akuzat për tradhti dhe vepra të tjera që lidhen me kritikën e tij të zëshme ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

"Ai shkruan shumë", tha Sannikova, "duke thënë të mos humbas optimizmin dhe shpresën".

Në qershor, Kara-Murza tha se autoritetet në burg po e pengonin në mënyrë të paligjshme që t’i merrte letra.

Ilya Yashin, një tjetër politikan i opozitës, i cili po vuan një dënim me tetë vjet e gjysmë për kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës, së fundmi shkroi një mesazh të ngjashëm në një kartolinë nga burgu.

“Faleminderit për mesazhin tënd të sinqertë dhe të ngrohtë”, ka shkruar ai. "Me të vërtetë më pëlqeu. Ruani optimizmin tuaj dhe besimin tuaj te njerëzit. Errësira më e madhe është para agimit. Gjithçka do të shkojë mirë, Ilya Yashin”.

Gjatë ditëve sa ishte në studime, Sannikova fillimisht u njoh me konceptin e të burgosurve politikë në Bashkimin Sovjetik përmes transmetimeve radiofonike të huaja. Pikërisht gjatë viteve të adoleshencës në vitet ’70, ajo pati mundësinë të takonte familjen e disidentit të burgosur Kronid Lyubarsky, dhe ishin ata që e informuan atë për mundësinë e shkrimit të letrave për të burgosurit e tillë.

“Ai mori mjaft letra dhe unë shtova kontributin tim modest”, tha ajo. “Në një moment, u bëra më e guximshme dhe fillova të shkruaj mendimet e mia në letra, gjë që çoi vetëm në konfiskimin e tyre dhe në telashe për mua në shkollë dhe me autoritetet lokale. Unë isha në klasën e nëntë atëherë dhe nuk e kuptoja fare se kjo ishte përplasja ime e parë serioze me sistemin”, theksoi ajo.

Pasi Lyubarsky u lirua dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1977, ai filloi të botonte informacione për të burgosurit politikë sovjetikë, duke përfshirë mënyrën sesi mund të dërgohen letra për ta.

"Në vitet ‘80, lista e tij u bë një udhërrëfyes për mua, ndërsa unë mora përsipër punën e mbledhjes së informacionit për të burgosurit dhe përpjekjes për t'i ndihmuar ata", tha Sannikova. “Unë e përdora këtë listë kur i mblodha miqtë për Vitin e Ri ose Pashkët, për të dërguar një numër të madh kartolinash në burgje, kampe pune dhe vende të internimit të brendshëm”.

"Ne zgjodhëm letra të bukura dhe shkruanim fjalë të mira, urime të mira dhe tre ose katër prej nesh nënshkruanim secilën kartolinë", kujton ajo.

Sannikova më vonë e kuptoi se përpjekje të tilla ndonjëherë kishin një efekt të jashtëzakonshëm. Gleb Yakunin, një prift disident që u burgos për shtatë vjet në vitet ‘80, nuk i harroi kurrë letrat që mori.

“Pothuajse deri në fund të ditëve të tij, sa herë që më shihte, kujtonte se si kartolinat tona e gëzonin në burg dhe e pyeti për fatet e atyre që nënshkruan ato me mua”, tha ajo për Yakunin, i cili vdiq në vitin 2014.

Në vitin 1984, KGB-ja arrestoi 24-vjeçaren Sannikova dhe e mbajti në burgun Lefortovo të Moskës. Ajo u dënua më vonë me një vit burg dhe katër vjet mërgim në Siberi për "propagandë anti-sovjetike".

"Unë vazhdova t'u shkruaja të burgosurve politikë edhe kur isha në mërgim", tha Sannikova. “Kam korresponduar shumë edhe me njerëz të tjerë në mërgim”.

Gjatë kohës sa ishte në burg. Sannikova mori letra të shumta nga individë të panjohur që banonin në vende të huaja. Duke spekuluar se si këta njerëz morën vesh për të, ajo beson se ata mund të kishin qenë të lidhur me Amnesty International, ose organizata të ngjashme.

Pasi u lirua, ajo u kthye në Moskë në fund të vitit 1987 dhe rifilloi aktivizmin e saj për të drejtat e njeriut, duke përfshirë praktikën e shkrimit të letrave për të burgosurit politikë.

Deri më sot, aktivzmi i saj mbetet kryesisht i pandryshuar, me një grup prej katër ose pesë miqsh që shkruajnë me zell urimet e ditëlindjes ose u dërgojnë urime të burgosurve për festa të ndryshme.

“Më pëlqen të blej kartolina me piktura klasike nga muzetë”, shpjegoi ajo. “Gjithashtu peizazhe me pamje të bukura të qyteteve”.

"Dua t'u jap atyre shpresë se ky tmerr nuk është i pafund", tha ajo, "dhe se gjërat patjetër do të ndryshojnë për mirë. Unë nuk dua që ata të humbasin shpresat. Është shumë e lehtë të dëshpërohesh kur je në burg”.

Megjithëse numri në rritje i njerëzve të burgosur alarmon Sannikovan, ajo është e inkurajuar nga lëvizja bazë për të mbështetur njerëzit që konsiderohen të burgosur politikë.

Partia politike Yabloko organizon rregullisht ngjarje ku mbledh letra në qytete në të gjithë vendin.

Disa ish të burgosur kanë marrë kauzën e mbështetjes së të tjerëve që janë ende prapa hekurave për arsye që i konsiderojnë të motivuara politikisht.

“E gjithë kjo është punë e vullnetarëve që janë dashamirës”, tha ajo. “Dhe kjo është një arsye për shpresë. Një solidaritet i tillë është në vetvete i vlefshëm dhe, për më tepër, është premtimi i ndryshimit për mirë”, tha ajo./MARRE NGA REL

yelena sannikova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj