Dita e 30-të e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen
Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet 29 Qers...
Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet 29 Qers...
Plumbi i dëmtoi venën kryesore të këmbës, niset me urgjencë drejt spitalit të traumës i plagosuri në...
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Nëse dënohet për vrasje, Carman mund të përballet me dënimin me vdekje.
AUSTRALI- Një burrë australian është akuzuar për vrasje, pasi trupi i pajetë i një vajze 17-vjeçare u gjet në një valixhe në Tajlandë. Policia në qytetin bregdetar të Pattayas tha se gjeti Tunchanok Donhomla të mbushur në çantën, e cila ishte hedhur pranë një shine hekurudhore, në orët e para të së shtunës. Policia tajlandeze tha se arrestoi Simon Peter Carman në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkokut në lidhje me vdekjen, ndërsa ai dyshohet se po përgatitej të largohej nga vendi. Ai i mohon akuzat.
"Ndihem keq për atë që i ndodhi vajzës suaj. Ishte jashtë kontrollit tim.", tha Carman për familjen e të miturës.
Policia e Qytetit të Pattayas tha se 17-vjeçari ishte raportuar i zhdukur në orën 17:00 të premten. Në një deklaratë në mediat sociale, policia tha se kishte shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë që dyshohet se tregonin Carmanin duke hyrë në një apartament me Donholmën në orën 03:34 të enjten. Vonë atë mbrëmje, ai doli vetëm duke mbajtur një valixhe të madhe. Në deklaratë thuhej se ai e ngarkoi çantën në një motoçikletë përpara se të drejtohej drejt një linje hekurudhore.
Mediat e huaja raportojnë se, oficerët e morën në pyetje dhe e arrestuan Carman në aeroportin e Bangkok-ut, rreth 150 km (93 milje) në veri të Pattaya-s, në orën 01:15 të së shtunës. Trupi i zhveshur i adoleshentes u gjet në një valixhe rreth 15 minuta më vonë, tha policia. Carman mohoi vrasjen dhe akuzat e mëtejshme në lidhje me zhvendosjen ose fshehjen e një trupi dhe marrje me qira të një të mituri për qëllime seksuale, dhe pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje.
Raportet deklarojnë se Carman i tha policisë se kishte rënë dakord t'i paguante Donholmës 1,000 baht (23 paund, 30 dollarë amerikanë, 43 dollarë australianë) për shërbime seksuale, por se ata patën një grindje kur u kthyen në apartamentin e tij dhe ai ofroi vetëm 500 baht. Policia tajlandeze i tha Korporatës Australiane të Transmetimeve (ABC) se Carman gjithashtu pretendoi se Donhomla ishte zhdukur nga dhoma ndërsa ai ishte në gjumë.
"Më vjen keq për atë që i ndodhi vajzës suaj. Ishte jashtë kontrollit tim. E di që do të jesh shumë e trishtuar, e mërzitur… njësoj si unë. Ju lutem, thuaju vajzave të tjera… vetëm të jenë të kujdesshme.", tha Carman, në një video drejtuar famijes së vajzës.
Koloneli Anek Srathongyoo, Mbikëqyrësi i Stacionit të Policisë së Qytetit të Pattayas, i tha se Carman ka gërvishtje me thonj në të gjithë trupin që janë në përputhje me një përleshje, por ai mohon ta ketë vrarë atë. Në një tjetër video të policisë, Carman shihet duke u pyetur për shenjat e gërvishtjeve.
“Mendoj se është një merimangë; ato gjithmonë hyjnë këtu”, përgjigjet ai.
Familja e Donhomla-s i thanë se ajo ishte fëmijë e vetme që jetonte me babanë dhe njerkën e saj në provincën Kalasin, rreth 480 km në verilindje të Pattaya-s. Adoleshentja, nofka e së cilës ishte Cake, u kishte thënë prindërve të saj se donte të shkonte me pushime me një shoqe dhe kishte udhëtuar për në Pattaya më 16 qershor. Babai i saj, Thongchai Donhomla, u shpreh shumë i trishtuar nga vdekja e vajzës së tij.
"Vajza ime nuk kishte nënë, kështu që sa herë që donte diçka, ajo e gjente vetë një mënyrë dhe gjithmonë më ndihmonte edhe mua", u shpreh ai.
"Ishim të frikësuar. Shpresonim vetëm të mos dilte ashtu siç kishim frikë. Tani sytë na janë ënjtur nga të qarat. Dua vetëm që ai të ekzekutohet... Madje i kërkova policisë nëse mund ta godisja, nëse mund ta rrihja," tha njerka e vajzë, Oradee Bussarakum.
Nëse dënohet për vrasje, Carman mund të përballet me dënimin me vdekje./Dosja.al
SERBI- Mijëra protestues u mblodhën të dielën në Serbinë qendrore , një ditë pasi Presidenti ...
Foto GREQI- Ceremonitë e dorëzimit, paradat e fitores, nënshkrimet në konventat historike. Këto janë procedurat e ndjekura p&...
Foto SHBA- Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndalojnë shkëmbimin e sulmeve për momentin...
Foto VENEZUELA- Tërmetet që tronditën Venezuelën disa ditë më parë shkaktuan dëme të mëdha në njer&e...
63-vjeçari SHBA- Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Xhorxhian, në orët e fundit, kur një burrë 63-vjeç...
IRAN- Debati mbi marrëveshjen e mundshme të Iranit me Shtetet e Bashkuara ka kaluar përtej klasës politike të vendit dhe ës...
IRAN- IRGC tha se sulmet e fundjavës së SHBA-së shkelën marrëveshjen kornizë dhe paralajmëroi se anijet që e shke...
Foto ilustruese KINA- Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në qytetin Yibin,...
Foto ilustruese MBRETËRIA E BASHKUAR- Një investigim i publikuar në median britanike “The Sun” ka zbuluar se mijëra emigran...
Foto ilustruese POLONI- Vala e të nxehtit që ka pushtuar globin po sjellë dëme të mëdha shëndetësore te njerëz...