LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 30-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Kjo kastë politike ka dështuar

• Protesta e 30-të për largimin e kryeministrit Edi Ramës nga pushteti po mbahet sot. • Grumbullimi ka nisur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe të mbajnë fjalime. • Prej rreth një muaj qytetarët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Ramës nga pushteti. • Gjatë grumbullimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen".  

13 artikuj për këtë temë.

31 MINUTA ME PARE

Çfarë ndodhi në Universitetin Politeknik?/ Rojet e godinës mbyllin me çelës studentët

Dita e 30-të e protestës, qytetarët
Pamje

TIRANË- Një situatë tensioni është krijuar brenda ambienteve të Universitetit Politeknik, ku një grup studentësh hynë në ambientet e tij dhe shpalosën një banderolë gjigante ku shkruhej: Ju erdhi fundi, Shqipëria nuk është në shitje!

Pas kësaj ata janë mbyllur me çelës nga rojet e godinës, gjë e cila ka krijuar kaos. Kjo solli edhe ndërhyrjen e protestuesve të cilët, kërkuan lirimin e studentëve./Dosja.al

31 MINUTA ME PARE

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik, qytetarët futen brenda në auditore

Dita e 30-të e protestës, qytetarët
pamjet

TIRANË- Një moment i tensionuar ka ndodhur pak momente më parë gjatë protestës masive në Tiranë. E gjitha ndodhi pasi studentët shpalosën banderolën në fasadën e Universitetit Politeknik në fund të bulevardit, ku shkruhej: Ju erdhi fundi.

Sapo është shpalosur banderola prej studentëve, ajo u hoq mesa nga rojet e sigurisë, të cilët mbyllën dhe studentët brenda. Më pas protestuesit kanë shkuar menjëherë nga Kryeministria te Universiteti dhe aty u bashkuan me studentët e tjerë protestues.

Gjithashtu ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë pasi protestuesit kërkojnë të marrin sërish banderolën./Dosja.al

37 MINUTA ME PARE

“Ju erdhi fundi”/ Aktivisti: U godit në zemër sistemi i vjetër politik

Dita e 30-të e protestës, qytetarët
Aktivisti

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se protesta ka goditur zemrën e sistemit të vjetër politik. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Lika u shpreh se kjo protestë ka goditur gjithashtu edhe oligarkët që kjo klasë poltike ka mbajtur në pushtet.

“Protesta goditi në zemër sistemin e vjetër. I ka dhënë goditje establishmentit poltik mediave të kapura dhe oligarkëve që e kanë mbajtur në pushtet”, deklaroi ai./Dosja.al

37 MINUTA ME PARE

Tensionohet situata gjatë protestës/ Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Dita e 30-të e protestës, qytetarët

TIRANË- Protesta e 30-të për largimin e Edi Ramës është shoqëruar me  tensione. Një grup protestuesish u larguan nga sheshi para Kryeministrisë, për tu futur brenda Universitetit Politeknik.

Tensionet erdhën pak minuta pasi studentët në katin e sipërm të këtij universiteti shpalosën një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi. Më pas, sipas tyre ka ndërhyrë policia duke ua rrëzua banderolën.

Një pjesë e protestuesve që ishin në sheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt universitetit, duke u ngjitur në katet e mësipërme ku ishin edhe studndët e tjerë./Dosja.al

39 MINUTA ME PARE

FOTOLAJM/ Protestuesit shpalosin banderolën gjigante në Universitetin Politeknik: Ju erdhi fundi

Dita e 30-të e protestës, qytetarët

TIRANË- Një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigante ku shkruhet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”. Siç shihet edhe në pamje, bnaderola u shpalos në ballkonin e Universitetit Politeknik, ku në shenjë revolte u ndezën edhe flakadanë.

Dita e 30-të e protestës, qytetarët

Me këtë veprim, studentët, të cilët janë cilësuar si pararojë e kësaj proteste, kanë shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve për ndryshim politik./Dosja.al

Dita e 30-të e protestës, qytetarëtDita e 30-të e protestës, qytetarët

43 MINUTA ME PARE

Një muaj revoltë për largimin e Ramës/ Pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia u bashkohen protestuesve

Dita e 30-të e protestës, qytetarët

TIRANË- Protestës së 30 për largimin e Ramës i janë bashkuar edhe pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia.  Eurodeputetët e pranishëm sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur disa takime nga grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën. Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, ku po mbajnë fjalimet e tyre. 

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, pritet që qytetarët të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë tu bashkohen protestës. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e kërkesave të saj./Dosja.al

55 MINUTA ME PARE

“Qeveria investon vetëm në organiztata e krimit”/ Qytetari: Vajza ime ka mbaruar dy fakultete dhe bën punë të rëndomtë

Dita e 30-të e protestës, qytetarët
Protestuesi

TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se ka 1001 arsye për të protestuar, pasi qeveria investon vetëm në organiztata e krimit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se vajza e tij ka mbaruar dy fakultete dhe bën punë të rëndomtë.

Qytetari theksoi se nuk shikon asnjë të ardhme për fëmijët, në vend. Në fund, ai tha se shqipatrët nuk lejojnë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak. 

“Kemi 1001 arsye për të dalë, qeveria investon vetëm në organiztata e krimit, me popullin ka hipokrizi. Këtë lloj talljeje asnjë s’e kapërdin dot.

Nuk lejojmë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak. Ne kemi krijuar Evropën dhe perandoritë egjiptiane. Nuk shoh asnjë të ardhme për fëmijët, vajza ime ka mbaruar dy shkolla dhe është e punësuar në një kompani oligarkësh, e shtypur nga injorantët, me një punë të rëndomtë”, deklaroi ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët: Ju erdhi fundi!

Dita e 30-të e protestës, qytetarët
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre drejt Kreministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Rama jepe dorëheqjen”, “Anullo ligjin”, “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, dhe “Ju erdhi fundi”.

Me anë të këtyre protestave qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta e 30 për largimin e Kryeministrit/ Pankartat pikante: Aleanca e Shqipërisë së re kundër Aleancës së qelbësirave të Ramës

Dita e 30-të e protestës, qytetarët

TIRANË- Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 30-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama. Të mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë, qytetarët kanë shpalosur dhjetëra pankarta, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë, ironitë për premtimet politike dhe kritikat ndaj politikanëve.

Dita e 30-të e protestës, qytetarëtDita e 30-të e protestës, qytetarët

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

Dita e 30-të e protestës, qytetarëtDita e 30-të e protestës, qytetarëtDita e 30-të e protestës, qytetarëtDita e 30-të e protestës, qytetarëtDita e 30-të e protestës, qytetarët

1 ORE ME PARE

Nuk iki në Francë pa e rrëzuar Ramën/ Emigranti: Ne duhet të bëjmë protesta më masive se në Serbi

Dita e 30-të e protestës, qytetarët
Emigranti

TIRANË- Një emigrat i cili ka ardhur enkas nga Franca për të protestuar ka deklaruar se nuk kthehet në Francë pa rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kjo protestë është për popullin.

Qytetari tha se shqiptarët duhet të bëjnë protesta më masive se në Serbi. Në fund, ai bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.

“Kam 8 ditë që kam ardhur nga Franca dhe nuk iki në Francë pa e rrëzuar këtë këtu! Unë u bëj thirrje demokratëve e socialistëve, kjo protestë është për popullin. U bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu dhe të marrim një drejtim për të rrëzuar Edi Ramën. Unë kam lënë punën në Francë dhe kam ardhur këtu, duhet të vijnë të gjithë që janë këtu! Ne duhet të bëjmë protesta më masive se në Serbi!” tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet

Dita e 30-të e protestës, qytetarët
Qytetari

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 30-të e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshmë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, një qytetar u shpreh se ka dalë në protestë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet.

Ai tha se lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar pa të drejtë, ndërsa kërkoi drejtësi nga SPAK-u. Sipas tij, Altin Dumani duhet të kthehet në SPAK, pasi sipas qytetarit vetëm ai mund t'i jap drejtim insitucionit.

“Kërkesat e mia janë: Lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar pa të drejtë, kërkojmë drejtësi nga SPAK-u, kërkojmë nga Dumani të kthehet në SPAK sepse ai i jep drejtim. Kemi shumë gjëra të padrejta nga ushqimi te spitalet, për t’i renditur të gjitha duhet të qash”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 30-të e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!

Dita e 30-të e protestës, qytetarët
Pamje

TIRANË- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 30-të të revoltës së tyre. Pas kësaj ata priten të zhvendosen drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

3 ORE ME PARE

VIDEOLAJM/ Të vendosur për largimin e kryeministrit, 'shqipet' e New York të gjithë bashkë: Rama jepe dorëheqjen

Dita e 30-të e protestës, qytetarët

NEW YORK- Shqiptarët e New York-ut janë mbledhur të gjithë së bashku, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Siç shihet edhe në pamje, me pankarta e flamuj kuqezi dhe thirrje të vazhdueshme “Rama, jepe dorëheqjen", protestuesit theksojnë se do protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

protesta per largimin e rames

Sondazh

Poll

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...