Dita e 30-të e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen
Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet 29 Qers...
Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet 29 Qers...
Plumbi i dëmtoi venën kryesore të këmbës, niset me urgjencë drejt spitalit të traumës i plagosuri në...
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Duke folur gjatë një aktiviteti elektoral në Savannah të shtetit të Georgia-s, Ossoff akuzoi Jared Kushner se pasi mori financime saudite, vendosi të ndërtonte në Sazan një resort luksoz. Ai 'shigjetoi' edhe Trumpin, duke thënë se vetëm pak javë pasi fitoi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Shqipërisë i dha kompanisë së Jared Kushner statusin e investitorit strategjik dhe sipas tij kjo përshpejtoi procedurat dhe lejet për projektin.

SHBA- Ishulli i Sazanit, ku pritet që dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner të ndërtojë një rezort luksor që ka shkaktuar bujë në vendin tonë dhe protesta masive, po bëhet kryefjalë edhe e fushatës elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Senatori demokrat nga Georgia, Jon Ossoff, i cili po kërkon rizgjedhjen në Senat, ka përmendur Sazanin dhe marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së Jared Kushner si një argument për të sulmuar familjen Trump.
Duke folur gjatë një aktiviteti elektoral në Savannah të shtetit të Georgia-s, Ossoff akuzoi Jared Kushner se pasi mori financime saudite, vendosi të ndërtonte në Sazan një resort luksoz. Ai 'shigjetoi' edhe Trumpin, duke thënë se vetëm pak javë pasi fitoi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Shqipërisë i dha kompanisë së Jared Kushner statusin e investitorit strategjik dhe sipas tij kjo përshpejtoi procedurat dhe lejet për projektin.
Gjatë fjalës së tij, Ossoff e cilësoi Sazanin si një thesar kombëtar shqiptar, ndërkohë shtoi se ujërat e tij ishin të mbrojtura deri sa, ligji u ndryshua për t’i hapur rrugë resortit të Kushner. Senatori demokra përmendi edhe protesta që po zhvillohen në Shqipëri prej rrej një muaj. Ai deklaroi se dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Tiranës në atë që e quajti “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që, sipas tij, u nxit nga kundërshtimi ndaj marrëveshjes për projektin e Kushner.
Senatori demokrat përmendi edhe hetimet e SPAK-ut, duke iu referuar ngrirjes së një llogarie bankare të lidhur me dy investitorë të projektit, ku Ossoff ngriti edhe pyetjen: A do t’i merrte Jared Kushner këto privilegje për të blerë një ishull nëse nuk do të ishte dhëndri i presidentit?
Në fund, Ossoff e lidhi rastin shqiptar me akuzat e tij më të gjera ndaj familjes Trump,ku solli në vëmendje investimet në Lindjen e Mesme, biznesin e kriptomonedhave dhe projekte të tjera ndërkombëtare, për të theksuar se familja Trump po përfiton nga lidhjet politike.
View this post on Instagram
"Është një ishull i vogël dhe i bukur pranë bregedetit shqiptar që quhet Sazan dhe Jared Kushner e do atë. Kështu që ai mori miliardat e tij Saudite dhe vendosi që ai dhe Ivanka Trump ta blinin ishillum dhe të ndërtonin një resort luksoz. Dhe pastaj tamam si me sahat, vetem pak javë pasi Trump fitoi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Shqipërisë i dha komapanisë së Jared-it statusin e investitorit strategjik, kushu lejet dhe miratimet përshpejtohen për të ndihmuar princin amerikan të zhvillojë ishullin e tij të ri. Tani ky ishull është bërë një thesar kombëtar shqiptar, një nga vijat e fundit bgregdetar te paprekura në Mesdhe. Ujërat e tij ishin pjesë e një parku detar kombëtar, të mbrojtur nga zhvillimi, derisa Shqipëria ndryshoi ligjin për të lejuar Jared Kushnerin të ndërtojë resortin e tij.
Dhe rezulton, Savannah, se shqiptarët e zakonshëm nuk janë aspak fansa të kësaj marrëveshjeje. Tani po zhvillohen protesta masive mbarëkombëtare kundër korrupsionit, dhe me mijëra njerëz në rrugët e kryeqytetit, Tirana. Ata po e quajnë Revolucioni i Flamingove, i nxitur nga kundërshtimi ndaj marrëveshjes së Jared Kushner-it per tokën. Tani edhe SPAK-u është përfshirë, ata kanë ngrirë një llogari bankare të kontrolluar nga dy prej investitorëve të Jared-it, të dy miliardë sirianë. Tani a mendoni se Jared Kushner do të marrte privilegje të veçanta për blerjen e një ishulli, po të mos ishte dhëndri i presidentit? Dhe a nuk duhej të merrej me diplomaci, në vend të marrëveshjeve të dyshimta për toka? Dhe nuk është vetëm Jared-i dëgjojeni këtë.
Djali i të dërguarit tjetër për Lindjen e Mesme po mbledh miliarda nga Emiratet për biznesin e kriptomonedhave të presidentit, ndërkohë që presidenti u jep Emirateve të drejtën për teknologjinë tonë më të ndjeshmë. Paratë e taksapaguesve amarikanë po mbështësin një minierë tungsteni të familjes Trump në Kazakistan. Ata janë fjalë për fjalë elita që pretendojnë se e urrejnë. Të njejtët njerëz që u përpoqën aq shumë të mbulonin dosjett Epstein dhe dëgjoni cili është thelbi: Nëse jeni të përfshirë në ndonjë nga këto, vitin tjetër do ngrini dorën e djathtë dhe do të betoheni se do thoni të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe asgjë tjetër, veç të vërtetës, keshtu ju ndihmoftë Zoti para Kongresit të Shteteve të Bashkuara," tha Senatori demokrat nga Georgia, Jon Ossoff./Dosja.al
Ilir Meta Ilir Meta ka larguar nga mbrojtja e tij avokatin Kujtim Cakrani, ndërsa ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë avokati i ri. Bu...
Edi Rama TIRANË- Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e k...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha ka reaguar lidhur me krimin e rëndë mjedisor që po ndodhe ne lumin Erz...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të vijojë me rritjen e pagave të mjekëve dhe infermie...
Meta- Çakrani TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e përfaqësimit ligjor të ish-Presidentit Il...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet që lidhen m...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme për hezitim dhe s...
Tzachi Nachmias Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, ...
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj është bërë baba për herë ...
Edi Rama dhe Edviol Kulluri TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është sulur një prej qytetarëve që ka folur në ...