LIVE UPDATES
Politike

Bardhi kërkon ashpërsimin e masës për Ballukun: Po zbatoni standarde të dyfishta për çështjen

Gjatë një deklarate nga Kryesia e Kuvendit, ai theksoi se SPAK po i jep kohë Edi Ramës për të realizuar manovra politike në mbrojtje të saj.

29 Qershor 2026, 12:30 Nga D.S
Bardhi kërkon ashpërsimin e masës për Ballukun: Po zbatoni
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme për hezitim dhe standarde të dyfishta lidhur me kërkesën për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë një deklarate nga Kryesia e Kuvendit, ai theksoi se SPAK po i jep kohë Edi Ramës për të realizuar manovra politike në mbrojtje të saj.

Bardhi e cilësoi këtë si një moment vendimtar për besueshmërinë e drejtësisë, veçanërisht pas rëndimit të pozitës penale të Ballukut.

Deklarata e plotë:

"Që prej 4 qershorit 2026, Prokuroria e Posaçme ndodhet përballë një testi vendimtar të besueshmërisë së saj në çështjen Balluku: a do t'i drejtohet pa vonesa të tjera Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, apo do të vazhdojë të zbatojë standarde të dyfishta, duke i dhënë kohë Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për manovra të tjera politike?

Testi është vendimtar, sepse pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar, sipas vetë njoftimit publik të 4 qershor-it me dyshimet për dy vepra të reja penale: korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme informoi se kishte zbuluar dhe kishte vënë në sekuestro vilën e fshehur të Belinda Ballukut në një nga resortet luksoze në Dhërmi, për të cilën dyshon se ishte përfituar si ryshfet dhe më pas ishte fshehur përmes kontratave fiktive.

Si për ironi, ndërtuesi që, sipas SPAK-ut, ka ndihmuar Belinda Ballukun të fshehë këtë pasuri është i njëjti që ka ndërtuar edhe vilën superluksoze të Edi Ramës në Surrel. Kjo ngre pyetje të tjera, të cilave do t'u vijë radha më vonë. Sot, le të ndalemi te korrupsioni, pastrimi i parave nga Belinda Balluku dhe standardi i dyfishtë i SPAK-ut.

Pse standard i dyfishtë?

Sepse në dhjetor, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut duke u mbështetur në një standard që sot nuk po e zbaton më: kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.

Në dhjetor, pasi pozita penale e ish-zëvendëskryeministres u rëndua me 11 episode të reja të abuzimit me tenderat, SPAK e ashpërsoi kërkesën për masën e sigurimit, duke kaluar nga ndalimi i daljes jashtë shtetit te kërkesa për arrest. Gjashtë muaj më parë, drejtuesi i SPAK-ut e argumentoi këtë kërkesë para Kuvendit me fjalët: “Rëndimi i pozitës penale shton rrezikun dhe dikton nevojën për një masë sigurimi më të rëndë.”

Të gjithë e mbajmë mend argumentin me të cilin Edi Rama kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese: "Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion." Pikërisht mbi këtë argument mazhoranca refuzoi t'i jepte SPAK-ut autorizimin për arrestimin e saj.

Sot, vetë SPAK u ka thënë shqiptarëve se Belinda Balluku dyshohet edhe për korrupsion, edhe për pastrim parash. Atëherë, çfarë ka ndryshuar? Argumenti i Edi Ramës ka rënë dhe mazhoranca nuk mund të fshihet më pas tij. SPAK nuk mund të ketë një standard në dhjetor dhe një standard tjetër në qershor. Kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.

Prandaj, Prokuroria e Posaçme u detyrohet shqiptarëve disa përgjigje.

1.        Pse, tani që vetë SPAK ka bërë publik rëndimin e pozitës penale të Belinda Ballukut me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, nuk i drejtohet Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj?

2.        Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit, pikërisht standardi që vetë SPAK vendosi në dhjetor?

3.        A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?

Standardet e dyfishta në sjelljen e Prokurorisë nuk e rrisin besimin te drejtësia, por e rrënojnë atë. Përpara ligjit duhet të jemi të gjithë njësoj. Ligji duhet të ketë të njëjtin efekt në çdo kohë. Është e papranueshme që ligji të sjellë një reagim të Prokurorisë në dhjetor 2025 dhe një reagim tjetër në qershor 2026. Ligji është i njëjti si në dhjetor 2025, ashtu edhe në qershor 2026, ndërsa sjellja e Prokurorisë së Posaçme jo. Ajo po ndryshon në varësi të humorit të Kryeministrit dhe kjo nuk është drejtësi, por trajtim politik dhe preferencial.

Prokuroria e Posaçme ka vetëm një mënyrë për ta kaluar testin e besueshmërisë në çështjen Balluku: të mos bëjë politikë sipas interesave të momentit të Kryeministrit, të mos bëhet pjesë e makinacioneve dhe llogarive politike, por të zbatojë ligjin.

Për këtë, SPAK nuk ka më nevojë për deklarata. Ka nevojë vetëm për një akt: t'i drejtohet, pa vonesa të tjera, Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Çdo ditë që kalon pa iu drejtuar Kuvendit është një ditë e keqe për drejtësinë dhe për Shqipërinë."., u shpreh ai./Dosja.al

gazmend bardhi pd

Sondazh

Poll

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...