Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
Sipas tij, transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal. dhe më i madh se sa i të gjitha viteve të mëparshme të mbledhura së bashku.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për protestën, ku qytetarët për të 29-tën ditë kërkojnë largimin e tij nga qeveria. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Rama tha se nuk do e jap dorëheqjen, pasi ka lidhur një kontratë me popullin.
Kryeministri tha se algoritmi është vënë në funksion të së keqes dhe se nuk do mbeten pa u ekspozuar me prova e fakte edhe grupet e huaja që janë mbrapa këtij megamanipulimi digjital. Sipas tij, transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal. dhe më i madh se sa i të gjitha viteve të mëparshme të mbledhura së bashku. Kryeministri Rama ka mohuar gjithashtu se ai apo familja e tij të kanë përdorur mjete apo fonde shtetërore për udhëtime apo shërbime private.
Florian Haçkaj: O Rame, o ndyrsirë, kemi ruajtur etikën gjithë këtë kohë, po të shkruash në “Financial Times”, t’i thuash shqiptarëve “f**k you”. Kush je ti mor plehrë?
Kryeministri Edi Rama: Më çuan videon e këtij djalit dhe, përpara se të dëgjoja sharjet, ndjeva sëkëlldinë e tij. Pyeta për të. Demokrat 24 karat, nip i një demokrati të respektuar, profesionist me të cilin më lidh respekti i ndërsjellë. Fakti është se unë nuk ua kam thënë shqiptarëve kurrsesi atë fjalë. Duket qartë edhe në artikull. Kur gazetari më ka pyetur si u përgjigjesh atyre që të akuzojnë se je kumbari i qeverisë, i thashë shkurt fjalën që meriton kush në fakt më akuzon papushim, vite e vite, dhe s’ka lënë dy gurë bashkë për të më baltosur dhe varrosur, por kurrë asnjë provë.Nga një orë bisedë e lirë, ai zgjodhi pikërisht atë fjali. Po unë nuk jam pishman.
Florian Haçkaj: A kupton që unë që flas, jam ngritur kur babai im i ndjerë, që ishte nga njerëzit më të nderuar e më të njohur në Tiranë e Shqipëri, ndërroi jetë në Vjenë nga kanceri i mëlçisë, sepse mjekësia, në nivelin ku e ke lënë ti, e kuronte për ulçer, o plehrë.
Kryeministri Edi Rama: Më erdhi sinqerisht keq dhe, përpara se sa të përgjigjesha, u interesova për rastin. I ndjeri babai i këtij djali, nuk ka shkelur asnjëherë në asnjë spital publik të Shqipërisë, por fillimisht është kuruar në një spital privat, diku këtu e dhjetë vjet më parë. Djali ka shkuar larg bashkë me valën e revolucionit imagjinar të bulevardit, urrejtja politike dhe furia e algoritmit e kanë bërë të më fajësojë mua publikisht. Pas dhjetë vjetësh, kur i ati nuk u shërua dot në Tiranë nga kanceri i mëlçisë dhe ndërroi jetë në Vjenë kthehet në skenë për tu përdorur si “mish për top”.
Florian Haçkaj: Dhe si babai im, janë me mijëra shqiptarë që vuajnë, që bëjnë cirqe botës, sepse shëndetësia është në pikën ku ti e ke lënë në këto 13 vite qeverisje. Sepse i keni vjedhur të gjitha paratë.
Kryeministri Edi Rama: Këtu shkon edhe më tutje djali, i bën mijëra e mijëra shqiptarët që, sipas tij, vdesin rrugëve të botës, sepse këto 13 vite shëndetësinë e paskam kthyer unë në pikën e vdekjes, ndërkohë që transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal, më i madh se i të gjitha viteve të mëparshme të mbledhura sëbashku, e këtë s’e them unë, por faktet, ndërsa unë them, po shëndetësia ka nevojë për shumë më shumë akoma.
Florian Haçkaj: Dhe ti ke guxim t’i thuash popullit “fuck you”? Po populli ta ka thënë me kohë: ça t’kesh, ku t’i mbajë pragu derës. Mos e kruaj me popullin, mos i jep gojës. Ik një orë e më parë. Boll u talle me njerëzit. Boll i linçove njerëzit një nga një.
Kryeministri Edi Rama: Jo popullit, jo. Jo popullit, se as ky djali dhe as ata që u djeg ajo fjala pasi më akuzojnë e më shajnë si të dalë duarsh e mendsh, as nuk janë populli, as nuk flasin dot në emër të popullit sepse populli flet vetë, kur i vjen radha dhe ka folur kur ishte dita, do flasë përsëri kur t’i vijë dita. Ndërsa ata njerëzit një e nga një, askush nuk i ka linçuar, thjesht janë ekspozuar për tu çmaskuar me fakte si individë shoqërisht të rrezikshëm apo si manipulatorë të paskrupullt, jo me shpifje, jo sharje si këto llafet më të ulëta të rrugës që janë bërë tani norma e ditës dhe që në këtë rast turpërojnë edhe babain e ndjerë.
Florian Haçkaj: Është e turpshme që një kryeministër ende në detyrë të nxjerrë ato video, ato foto të njerëzve privatë, që kanë një mijë halle.
Kryeministri Edi Rama: Asnjë video dhe asnjë foto private njerëzish privatë, por materiale publike individësh disafytyrësh që nuk kanë 1001 halle, por kanë axhenda lloj-lloj për të manipuluar publikun, duke gënjyer dhe besuar edhe vetë gënjeshtrat e tyre, se ashtu ato punë, njësoj si djali këtu.
Florian Haçkaj: Ti i hip helikopterit, ti dhe familja jote. E kush janë njerëzit si puna jote, drejtuesit e shtetit i hipin avionit dhe kurohen jashtë. Kështu që mbylleni gojën. Të paktën mos kaloni në këtë gradë, sepse do e ktheni personale me çdo njeri që është aty.
Kryeministri Edi Rama: Kushedi me kë më ngatërron, por unë personalisht jam shtruar dy herë dhe kam bërë dy ndërhyrje në trupin tim në spitalin shtetëror, ndërkohë që familja ime kurrë, kurrë, kurrë s’ka përdorur as helikopterë, as avionë, as fonde të shtetit, as për hall e as për qejf, çdo udhëtim privat i yni është i paguar nga buxheti familjar, gjithmonë në ekonomik.
Florian Haçkaj: Tani është momenti të japësh dorëheqjen dhe qytetarët ta marrin Shqipërinë në dorë, siç i takon, një Shqipëri pa korrupsion, ku qytetarët nuk duhet të shkojnë në çdo cep të botës të kurohen, sepse ti e ke lënë mjekësinë në këtë pikë.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Jo sepse unë jam i lidhur me një kontratë me tjetër kënd, që quhet populli sovran i Shqipërisë, me të cilin kam firmosur deri në 2029-ën dhe dua t’u siguroj të gjithë atyre që janë sinqerisht e nuk kane parti apo para nga pas për të yshtyr këtë protestë se unë nuk i ngatërroj shqetësimet, hallet e zemërimin e tyre me këto personazhe të padinjitetshme që turpërojnë mexhelisin tonë publik. Por, me të neutralizuar një të keqe shumë të madhe dhe me shumë koka që ka kapur për fyti protestën, padiskutim që unë do të kthehem drejt masës domethënëse të njerëzve, të njerëzve pavarësisht nga çfarë kahje vijnë që duan të dëgjohen dhe do t’u them se çfarë kam kuptuar nga e gjithë kjo nevojë e tyre për të protestuar dhe si mendoj unë se duhen adresuar ato që së brendshmi, sinqerisht i thërrasin njerëzit drejt protestës, drejt nevojës për tu dëgjuar dhe po ashtu drejt admirimit për ata që protestojnë edhe në emër të tyre pikërisht për arsye të kësaj nevoje./Dosja.al
Gjergj Erebara TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka zbuluar një dokument sekret të Sigurimit të Shtetit, i cili i përket dat&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të Edi Ramës për librin '...
Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer për...
Saimir Korreshi LUSHNJE- Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën e rëndë në qytet. Sipas tij, bidonat pla...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme mesazhin e një qytetari. Në mesazhin dërguar kreut të qever...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi nismën e re që synon kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe intern...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur sërish tek libri “The Albanian Files”, për t&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se libri "The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për vizitën në Paris dhe Gdansk, për të cilën tha se u diskutua p&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila ës...