Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
Në lidhje me këtë, ai tha se është një ndërhyrje që adreson domosdoshmërinë për të rritur më tutje cilësinë e hapësirës publike dhe për të unifikuar komponentët e hapësirës publike.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi nismën e re që synon kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe internetit në infrastrukturë nëntokësore. Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", Rama u shpreh se kjo synon që t’i japë fund përhapjes së internetit në formën e kabllove.
Në lidhje me këtë, ai tha se është një ndërhyrje që adreson domosdoshmërinë për të rritur më tutje cilësinë e hapësirës publike dhe për të unifikuar komponentët e hapësirës publike. Lideri i qeverisë shtoi se në korrik do të prezantohet programi i ri kombëtar "Rilindja Urbane 2.0". Sipas tij, ky program do të adresojë ndërhyrjet e mbetura në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, do të mbështesë zhvillimin e transportit publik të gjelbër dhe do të krijojë kapacitete të reja parkimesh.
Rama: Këtë javë prezantuam edhe një nismë të re për infrastrukturën digjitale në qytete, e cila synon që t’i japë fund asaj që ka mbetur nga epoka e përhapjes së internetit në formën e kabllove dhe kavove që rrotullohen rrugë më rrugë e lagje më lagje dhe të fillojmë sistemimin e rrjeteve të komunikimit elektronik, duke kaluar gradualisht në infrastrukturë nëntokësore.
Është një ndërhyrje që, patjetër, adreson domosdoshmërinë për të rritur më tutje cilësinë e hapësirës publike, për të unifikuar komponentët e hapësirës publike, duke vazhduar të pastrojmë llozhrat e së shkuarës së largët apo të afërt, që janë ende të pranishme nëpër qytetet tona dhe, në vijim, në muajin korrik, do të prezantojmë edhe programin e ri kombëtar "Rilindja Urbane 2.0", i cili është një program i ndërtuar në dialog me pushtetin vendor për fazën e ardhshme të zhvillimit të komuniteteve në të gjithë vendin, që shkon përtej investimeve që kemi bërë deri më sot.
Një program që do të adresojë ndërhyrjet e mbetura në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, do të mbështesë zhvillimin e transportit publik të gjelbër, do të krijojë kapacitete të reja parkimesh, do të çelë rrugën e rigjallërimit të një sërë zonash industriale që kanë mbetur në pezullin e të shkuarës dhe do të nxisë zhvillimin e muzeve të identiteteve lokale, duke pasur njëkohësisht si pikë fokale zgjerimin e programit për start-up-et dhe forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe sipërmarrjes në funksion të zhvillimit ekonomik.
Nuk është një program thjesht dhe vetëm i mbështetur nga një fond investimesh, por është një program që do të stimulojë marrëdhënien aktive të pushtetit vendor me komunitetin dhe një angazhim të përditshëm në zbatimin e projekteve në terren, në harmoni me nevojat e komunitetit për më shumë informacion, për më shumë transparencë, për më shumë vetëdijësim po ashtu. Dhe në këtë frymë, një "Rilindje Urbane 2.0" do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm drejt "Shqipërisë 2030" në Bashkimin Europian./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur sërish tek libri “The Albanian Files”, për t&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se libri "The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për vizitën në Paris dhe Gdansk, për të cilën tha se u diskutua p&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila ës...
pamjet PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në Banjat Termale të Bënjës në P&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar këtë të shtunë protest&e...
“Diella" TIRANË- Protestuesit kanë publikuar një video ironizuese gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet...
Ilaria Salis TIRANË- Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 28 për largimin e Edi Ram&e...
TIRANË- Gazetarja polake, Margo Rejmer, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka komentuar situatën me t&...
TIRANË- Libri “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”), ka sjellë në qendër të vëmendjes projektin e Zv&eum...