“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do
26 Qershor, 19:57
Dita ...
Politike
"Frika është shembur dhe shoqëria u zgjua"/ Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin
Ai theksoi se kur njerëzit humbasin frikën dhe fitojnë besimin tek forca e tyre, asnjë propagandë dhe asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin.
27 Qershor 2026, 22:23Nga E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar këtë të shtunë protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Nënjë video, Salianji ka deklaruar se kjo protestë e jashtëzakonshme nuk është thjesht një tubim, por një mesazh i qartë se frika është shembur dhe se shoqëria shqiptare është zgjuar.
Ai theksoi se kur njerëzit humbasin frikën dhe fitojnë besimin tek forca e tyre, asnjë propagandë dhe asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin.
"Kjo protestë e jashtëzakonshme nuk është thjesht një tubim. Është një mesazh i qartë se frika është shembur dhe se shoqëria shqiptare është zgjuar. Bulevardi është kthyer në vendtakimin e të rinjve, profesionistëve, sipërmarrësve, intelektualëve dhe qytetarëve të zakonshëm. Njerëz me bindje të ndryshme, por të bashkuar nga një ideal i përbashkët: një Shqipëri me dinjitet, me rregulla të barabarta për të gjithë, me meritokraci, demokraci funksionale dhe institucione që i shërbejnë qytetarit, jo pushtetit. Kur njerëzit humbasin frikën dhe fitojnë besimin tek forca e tyre, asnjë propagandë dhe asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin. Bulevardi po flet dhe zëri i qytetarëve është më i fortë se çdo përpjekje për ta heshtur atë," tha Salianji./Dosja.al