LIVE UPDATES
Bota

Ukrainasit e rinj mund të mos kenë më status mbrojtës në BE

Statusi i mbrojtjes për qytetarët ukrainas në parim duhet të mbetet në fuqi, tha a pas një takimi të ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg, por mund t'i vendosen kushte të reja.

28 Qershor 2026, 08:40 Nga E.d
Ukrainasit e rinj mund të mos kenë më status mbrojtës
Foto ilustruse

"Propozimi ynë parashikon që të sapoardhurve, të cilëve sipas ligjit ukrainas u ndalohet të largohen nga Ukraina për shkak të detyrimeve të tyre ushtarake, të mos u jepet mbrojtje e përkohshme,” shpjegoi komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner, duke paraqitur ndryshimin e planifikuar në statusin e mbrojtjes për ukrainasit në BE.

Statusi i mbrojtjes për qytetarët ukrainas në parim duhet të mbetet në fuqi, tha a pas një takimi të ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg, por mund t'i vendosen kushte të reja.

Statusi i mbrojtjes pa shqyrtim individual

Që nga marsi 2022, qytetarët ukrainas që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës agresore ruse gëzojnë mbrojtje të përkohshme në BE. Ky status mbrojtjeje, relativisht pa shumë burokraci, vlen deri në fillim të marsit 2027 dhe pritet të zgjatet në kohë. 

Ndryshimi nga procedura e azilit qëndron në faktin se këtu nuk bëhet një shqyrtim individual i çdo rasti dhe se mbrojtja është e përkohshme.

Propozimi që paraqet Komisioni Evropian është formuluar në mënyrë gjinore neutrale, thekson një zyrtar i BE-së. Megjithatë, në praktikë, kjo rregullore ka të ngjarë të zbatohet veçanërisht për burrat ndërmjet moshës 23 dhe 60 vjeç. Risia – e cila nuk pritet të vlejë për ukrainasit që tashmë ndodhen në BE – do të hyjë në fuqi vetëm pasi Këshilli i BE-së ta ketë miratuar zyrtarisht propozimin dhe ai të jetë publikuar në Gazetën Zyrtare, theksuan zyrtarët e Komisionit.

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave, Eurostat, më 31 mars kishte gjithsej 4,33 milionë ukrainas me këtë status të veçantë mbrojtjeje në BE. Prej tyre, gati 1,3 milionë persona (29,4 për qind e totalit në BE) ndodheshin në Gjermani, e ndjekur nga Polonia me pak më shumë se 950.000 (22,2 për qind) dhe Çekia me rreth 380.000 persona (8,8 për qind). Pak më shumë se një e katërta e tyre janë burra të rritur ukrainas, sipas autoriteteve të BE-së.

Këshilli i Evropës kritikon planet e Komisionit

Michael O'Flaherty, komisioner për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës – i cili nuk është institucion i BE-së – e kritikoi propozimin. Ai shprehu shqetësim për "presionin në rritje për t'i ndërprerë para kohe masat e mbrojtjes së përkohshme” dhe për të kufizuar aksesin, ndër të tjera, për burrat në moshë për shërbim ushtarak. Tani është koha për "më shumë solidaritet, dhe jo më pak,” tha O'Flaherty.

BE e arsyeton propozimin me faktin se Ukraina e kishte kërkuar këtë dhe se nevoja për t'u mbrojtur, si dhe vendosja e detyrimeve ushtarake për popullsinë e saj, janë legjitime. Ky propozim është koordinuar edhe me shtetet anëtare, tha komisioneri i BE-së Brunner të premten.

Gjermania dhe Austria pro ndryshimit

Ministrat e Brendshëm të BE-së e diskutuan këtë çështje që në fillim të muajit në një takim në Luksemburg. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, u shpreh pro përjashtimit të burrave në moshë për shërbim ushtarak nga statusi i mbrojtjes. Megjithatë, politikani i CSU-së theksoi se personat e prekur do të mund të paraqesin ende një kërkesë për azil.

Edhe ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, deklaroi se është "shumë fort” në favor të përfundimit të mbrojtjes automatike për burrat në moshë për shërbim ushtarak.

Skeptik u shpreh ministri i Brendshëm i Estonisë, Igor Taro. Ai e cilësoi si zgjidhjen më të mirë zgjatjen e direktivës për mbrojtje të përkohshme në formën aktuale dhe pa përjashtime, por gjithashtu u shpreh në favor të zhvillimit të bisedimeve me Ukrainën.

Pse BE debaton tani?

Nga njëra anë, zgjatja e masave është gjithsesi në rend të ditës, u shpreh ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, CSU; nga ana tjetër, "në muajt e fundit është rritur edhe numri i personave në moshë për shërbim ushtarak”. Në parim, për meshkujt ukrainas nga mosha 23 deri në 60 vjeç vlen ndalesa e daljes nga vendi. Ata janë të detyruar për shërbim ushtarak që nga mosha 18‑vjeçare, por mund të thirren për shërbim lufte vetëm nga mosha 25 vjeç, raporton agjencia dpa. Largimi nga vendi i meshkujve ndërmjet 18 dhe 23 vjeç është lejuar që nga vera e kaluar, kjo përkohësisht çoi në një rritje të numrit të meshkujve që largohej nga vendi.

Diskutimi nuk është krejt i ri. Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka shprehur disa herë që Ukraina të mos lejojë largimin e burrave të rinj në moshë për shërbim ushtarak, në mënyrë që ata të mund të shërbejnë në Ukrainë. Edhe në muajin prill, gjatë vizitës së tij në Berlin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj theksoi se kthimi i burrave në moshë për shërbim ushtarak është gjithashtu në interes të forcave të armatosura ukrainase. Në fund të fundit, bëhet fjalë për një "çështje drejtësie”.

Propozimi i paraqitur nga Komisioni duhet të miratohet nga një shumicë e shteteve anëtare. Zyrtarë të BE-së thanë se në të kaluarën vendime të tilla janë marrë "shumë shpejt”./DW

ukraina be status

Sondazh

Poll

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!