Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
Gjatë podcast-it "Flasim", Rama u shpreh se në Francë diskutoi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces, si dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e Bashkimit Europian.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për vizitën në Paris dhe Gdansk, për të cilën tha se u diskutua për ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Gjatë podcast-it "Flasim", Rama u shpreh se në Francë diskutoi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces, si dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e Bashkimit Europian.
Ndërsa në Gdansk të Polonisë në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, u diskutua mbështetja për Ukrainën, dhe arkitektura e sigurisë europiane në vitet që vijnë.
Rama: Së pari, në Francë, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, në një takim që ishte një tjetër stacion në rrugën e një dialogu gjithmonë e më të ngushtë politik mes Shqipërisë dhe Francës, i ndërtuar gjatë viteve të fundit. Diskutuam mbi ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Patjetër, cekëm çështjen e mbështetjes së Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe diskutuam mbi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces, si dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e Bashkimit Europian, ku Franca, si një nga vendet që ka një peshë domethënëse në raport me zgjerimin, ka një rol të rëndësishëm për sa i përket shtytjes më përpara të një ideje se perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera që negociojnë është e padiskutueshme, por, nga ana tjetër, duhen gjetur mekanizma të rinj, gjë që u shkrua edhe në letrën e përbashkët të Presidentit Emmanuel Macron me Kancelarin Friedrich Merz.
Nga ana tjetër, në fund të javës, shkova në Gdansk të Polonisë, në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, ku u diskutua jo vetëm mbështetja për Ukrainën, por në tërësi arkitektura e sigurisë europiane në vitet që vijnë. Qëndrimi im, yni, i Shqipërisë, është i ditur; u rikonfirmua, ndërkohë që ishte po ashtu një vend i duhur, në kohën e duhur, për të nënvizuar se rindërtimi i Ukrainës dhe afrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Moldavinë dhe Ukrainën, në Bashkimin Europian, nuk duhen parë si dy procese të ndara, por si pjesë e të njëjtës qasje strategjike për një Europë më të qëndrueshme, për një Europë më të bashkuar, për një Europë më të sigurt./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila ës...
pamjet PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në Banjat Termale të Bënjës në P&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar këtë të shtunë protest&e...
“Diella" TIRANË- Protestuesit kanë publikuar një video ironizuese gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet...
Ilaria Salis TIRANË- Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 28 për largimin e Edi Ram&e...
TIRANË- Gazetarja polake, Margo Rejmer, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka komentuar situatën me t&...
TIRANË- Libri “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”), ka sjellë në qendër të vëmendjes projektin e Zv&eum...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar se mund të ketë persona të tjerë...
pamjet LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Korreshi ka vazhduar me denoncimet për skandalet në spitalin e Lushn...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila u largua disa ditë më parë nga Grupi Parlamentar i...