"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Politike
Kryeprokurori Olsian Çela: Rikuperimi i besimit publik kërkon kohë, sistemi i drejtësisë po kalon ende një fazë komplekse transformimi shoqëror
Gjatë fjalës së tij, në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, Çela theksoi se, rikuperimi i besimit publik kërkon kohë.
29 Qershor 2026, 11:15Nga D.S
Olsian Çela
TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela u shoreh se, sistemi i drejtësisë në Shqipëri po kalon ende një fazë komplekse transformimi shoqëror.
Gjatë fjalës së tij, në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, Çela theksoi se, rikuperimi i besimit publik kërkon kohë.
Ai nënvizoi se, modernizimi i formave të strategjisë së komunikimit është kthyer në domosdoshmëri.
“Nuk është e lehtë për institucionet tradicionale t’u përshtaten në kohë transformimeve, aq më tepër për organet e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë po kalon ende një fazë komplekse transformimi shoqëror.
Perceptimi publik arriti nivele rekord në 10-15 vitet e fundit dhe rikuperimi i besimit kërkon kohë të konsiderueshme. Modernizimi i formave të strategjisë së komunikimit është kthyer në domosdoshmëri. Është krijuar një mekanizëm koordinimi vertikal për të rritur cilësinë e njoftimeve”, u shpreh Çela./Dosja.al