Dita e 30-të e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen
Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet 29 Qers...
Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet 29 Qers...
Plumbi i dëmtoi venën kryesore të këmbës, niset me urgjencë drejt spitalit të traumës i plagosuri në...
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sipas deklaratës së firmës ligjore, shkëputja e marrëdhënies erdhi si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm gjatë procesit gjyqësor.
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e përfaqësimit ligjor të ish-Presidentit Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, shkëputja e marrëdhënies erdhi si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm gjatë procesit gjyqësor.
Studioja nënvizon se vendimi është marrë në përputhje me etikën profesionale, duke sqaruar se nuk ka asnjë konflikt interesi, por vetëm pamundësi për të vijuar më tej një mbrojtje efektive. Në përfundim, Cakrani i uron Ilir Metës të gjejë përfaqësimin e duhur ligjor dhe garanton se do të respektojë konfidencialitetin e plotë të të gjitha informacioneve të marra gjatë ushtrimit të mandatit si avokat mbrojtës.
Njoftimi i plotë:
“Me datë 24 maj 2025, Studio Ligjore “Cakrani” nëpërmjet avokatit Kujtim Cakrani, mori përsipër përfaqësimin ligjor të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Metaj, në procedimin penal të zhvilluar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO/SPAK). Bashkëpunimi është kryer me ndershmëri profesionale dhe me angazhim të plotë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore të klientit.
Sot, më datë 29 Qershor 2026, Studio Ligjore “Cakrani” njofton publikun se marrëdhënia klient–avokat me z. Ilir Metaj ka ardhur në fund. Shkëputja e kësaj marrëdhënieje vjen si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.
Theksojmë se kjo shkëputje bëhet plotësisht brenda normave të etikës dhe deontologjisë profesionale të avokatit, në zbatim të Kodit të Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionit në fuqi. Nuk ka asnjë konflikt interesi, akuza reciproke apo qëndrim polemik nga asnjëra palë. Vendimi pasqyron thjesht dhe vetëm mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive.
Studio Ligjore “Cakrani” i uron z. Metaj gjetjen e përfaqësimit ligjor të duhur dhe respekton të drejtën e tij kushtetuese dhe konvencionale për gjykim të drejtë. Gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, avokati Kujtim Cakrani ka vepruar me integritet profesional të plotë dhe do të ruajnë, si e kërkon ligji, konfidencialitetin e informacioneve të fituara gjatë ushtrimit të mandatit.
Kjo deklaratë lëshohet me qëllim ekskluziv të transparencës ndaj opinionit publik dhe medias, për të evituar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar të rrethanave që çuan në përfundimin e marrëdhënies profesionale”, shkruhet në njoftimin e studios ligjore të drejtuar nga Cakrani./Dosja.al
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet që lidhen m...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme për hezitim dhe s...
Tzachi Nachmias Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, ...
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj është bërë baba për herë ...
Edi Rama dhe Edviol Kulluri TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është sulur një prej qytetarëve që ka folur në ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se deputetja Marjana Koçeku ka duhet të dor&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, duke rrjeshtua...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se mazhoranca nuk do të mbështesë k&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Socialiste në ambientet...
Olsian Çela TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela u shoreh se, sistemi i drejtësisë në Shqipëri po kalon ende nj&eu...