LIVE UPDATES
Bota

Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër protestuesve

Gjeorgjia është tronditur nga protestat prej kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi javën e kaluar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

4 Dhjetor 2024, 11:34 Nga r.ll
Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër
foto ilustruese

GJEORGJI- Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit mëngjesin e së mërkurës në kryeqytetin Tbilisi, duke nxitur bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë një grup ligjvënësish amerikanë me ndikim, t’i dënojnë veprimet e saj.

Në natën e gjashtë radhazi të protestave në kryeqytetin gjeorgjian, demonstruesit u zhvendosën nga qendra Rustaveli Avenue në një stacion metroje aty pranë, pasi forcat e sigurisë ua bllokuan hyrjen në ndërtesën e Parmanetit dhe i arrestuan disa prej tyre.

Gjeorgjia është tronditur nga protestat prej kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi javën e kaluar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht protestave në rritje, kryeministri Irakli Kobakhidze nuk ka pranuar të zmbrapset dhe ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon për dhunën që ka ndodhur gjatë protestave.

Forcat e sigurisë filluan t’i shpërndajnë demonstruesit që ishin mbledhur para ndërtesës së Parlamentit, pasi Ministria e Brendshme deklaroi se disa prej tyre kishin fyer oficerët e zbatimit të ligjit dhe kishin hedhur sende të forta, fishekzjarrë dhe lëndë të ndezshme në drejtim të tyre.

Tre senatorë amerikanë me ndikim - bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit në SHBA, senatori Ben Cardin (demokrat nga Meriland), Roger Ëicker (republikan nga Misisipi) dhe John Cornyn (republikan nga Teksasi), lëshuan një komunikatë të përbashkët në mbështetje të protestuesve gjeorgjianë dhe dënuan përdorimin e tepruar të dhunës nga Qeveria.

"Vendimi i Ëndrrës Gjeorgjiane për t’i braktisur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një tradhti e madhe ndaj dëshirës së qartë dhe të madhe të popullit gjeorgjian për t’i përqafuar vlerat dhe institucionet evropiane", thanë tre senatorët.

"Kjo nuk është sjellja e një qeverie të angazhuar për reforma demokratike dhe pluralizëm, por e një regjimi të pasigurt që po e tërheq Gjeorgjinë drejt një autokracie në stilin rus. Këto veprime shkelin hapur normat demokratike ndërkombëtare dhe minojnë aspiratat legjitime të popullit gjeorgjian", thuhej në komunikatë.

Protestuesit kanë rrëfyer për Radion Evropa e Lirë brutalitetin e ushtruar nga forcat e sigurisë kundër tyre.

"Ata na godisnin në kokë", tha protestuesja Salome Zandukeli, duke përshkruar se si ajo dhe një mik u ndoqën natën e 2 dhjetorit nga rreth 25 policë në një ndërtesë në qendër të Tbilisit, para se të gjenin strehoheshin në një kafene.

Aktivisti Gia Jvarsheishvili i tha Radios Evropa e Lirë se ai u hodh në tokë nga policët që sulmonin dhe u rrah para se të futej me forcë në një furgon policie, ku të arrestuarit u detyruan të shtriheshin dhe u shtypën me këmbë nga policia.

"Papritur ndjeva dhimbje të padurueshme dhe kuptova se isha lënduar. Nuk e dija atëherë, por kisha brinjë të thyer", tha Jvarsheishvili.

Presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e cila u mban anën demonstruesve, tha në platformën X se shumë nga protestuesit e arrestuar kishin plagë në kokë dhe fytyrë.

Disa prej tyre u rrahën sistematikisht gjatë arrestimit dhe transportimit në qendrat e ndalimit, shtoi ajo.

Avokati i popullit i Gjeorgjisë e akuzoi policinë për torturimin e protestuesve pro-BE-së.

Përdorimi i tepruar i dhunës nga forcat e sigurisë gjeorgjiane kundër protestuesve u përshkrua si "shumë shqetësues" nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili më 3 dhjetor tha se anëtarët e aleancës "i bëjnë thirrje Qeverisë gjeorgjiane të qëndrojë në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO".

Shumica e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin në BE, dhe përpjekjet për t'iu bashkuar bllokut janë të mandatuara në Kushtetutën e Gjeorgjisë.

Gjeorgjia e mori statusin e vendit kandidatit për BE në dhjetor 2023, por marrëdhëniet me Brukselin janë përkeqësuar muajt e fundit, duke filluar me miratimin e një ligji në stilin rus për "agjentët e huaj," për të cilin kritikët thonë se kërcënon mediat dhe grupet e shoqërisë civile duke i akuzuar se "u shërbejnë" fuqive të huaja./REL

trazirat ne gjeorgji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj