LIVE UPDATES
Bota

TRAZIRAT në Veri/ Propozimet e Serwer: Vuçiç të sanksionohet! SHBA-ja duhet të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Serbinë

Serwer ka thënë se ky incident është konfirmim se Vuçiç nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

26 Shtator 2023, 20:36 Nga a.l
TRAZIRAT në Veri/ Propozimet e Serwer: Vuçiç të
Daniel Serwer

SHBA- Eksperti amerikan, Daniel Serwer është në rradhët e personazheve që kanë reaguar për trazirat e fundit në Kosovë,  ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku si dhe dy të tjerë të plagosur. Ai ka shkruar në 'Peacefeare', se ky incident është konfirmim se Vuçiç nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Sipas tij, dialogu Prishtinë-Beograd me këtë objektiv është mbulesë për qëllimin e tij real, pasi Vuçiç dëshiron ndarjen e katër komunave veriore me shumicë serbe, sikur aneksimin në Ukrainë.

“Ai do të preferonte ndarjen de jure dhe shpreson se suksesi rus në aneksimin e pjesëve të Ukrainës do ta vërtetojë këtë objektiv. Por ai do të vendosej, për momentin, për qeverisje de fakto të veçantë, në formën e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Serwer shton se Kosova ka treguar se policia e saj mund të trajtojë, me mbështetjen e NATO-s, një grup të armatosur rëndë prej disa dhjetra pjestarëve.

“Por është po aq e qartë se forca të blinduara serbe mund të hyjnë në Kosovë me lehtësi. Është më pak se 25 milje, ndoshta një orë me tank, nga pikëkalimi më i afërt kufitar serb në veri të Mitrovicës. NATO kohët e fundit ka përforcuar forcat e saj në Kosovë. Por nuk është e qartë nëse ata janë të pajisur apo të trajnuar për luftë kundër blindave”, u shpreh më tej.

Serwer thekson se diplomatët amerikanë dhe evropianë mendojnë se Serbia nuk do të tentojë një veprim të tillë për shkak të pasojave politike, por shton se Vuçiq e di më mirë, dhe po përpiqet të bindë botën se serbët po pastrohen etnikisht nga Kosova.

“Kjo mund të vërtetojë një pretendim që tanket e tij mbrojnë civilët. Kjo është arsyeja pse ai vazhdimisht pretendon, pa prova, se një spastrim i tillë etnik po vazhdon, siç bëri dje në një takim me ambasadorin rus”, thotë ai.

Reagimi amerikan dhe evropian, u dobët

Sipas Serwer, reagimet perëndimore kanë qenë të dobët deri më tani.

“Brukseli dhe Uashingtoni u kanë bërë thirrje “të dyja palëve” që të parandalojnë dhunën dhe përshkallëzimin e mëtejshëm. Kjo në mënyrë implicite barazon performancën e shkëlqyer të policisë së Kosovës me një kryengritje të armatosur ilegale që mund të kishte shkaktuar destabilitet në mbarë Ballkanin”.

“Ata që janë përgjegjës për politikën ballkanike në të dy kryeqytetet nuk janë të gatshëm të pranojnë dështimin e përpjekjeve të tyre për të joshur Serbinë drejt perëndimit. Në vend të kësaj, ata po kërkojnë një kthim të shpejtë në “dialog”, deklaroi eksperti amerikan.

Serwer konsideron se një qasje alternative do të denonconte mbështetjen e Beogradit për kryengritjen e armatosur, duke e etiketuar atë një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiçit dhe zyrtarëve të tij të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

“NATO do të përgatiste forcat e saj në veri të Kosovës për mbrojtje kundër një pushtimi të blinduar. Perëndimi do të lavdëronte policinë e Kosovës dhe do të kërkonte një gjykim të drejtë dhe të shpejtë për autorët në gjykatat e Kosovës. Ambasadorët në Beograd do të tërhiqen për konsultime”, shprehet ai.

Duhet një politikë e re

Serwer thotë se nëse Beogradi dëshiron anëtarësimin në BE, Serbia duhet të arrestojnë dhe dorëzojnë terroristët tek autoritetet e Kosovës, të heqë dorë nga insistimi për qeverisje të ndarë të serbëve në Kosovë, të përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara e po ashtu të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Por çka ndodhë nëse Beogradi refuzon?

“BE-ja duhet të njoftojë se po ngrin bisedimet e anëtarësimit. SHBA-ja duhet të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Serbinë, duke përfshirë bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ohajos.

Washingtoni dhe Brukseli duhet gjithashtu të përgatiten për të nxitur Prishtinën që të kontaktojë serbët e veriut për të gjetur alternativa ndaj Listës Serbe.

Përveç kësaj, Prishtina duhet të përpiqet të sigurojë që të mos ketë incidente antiserbe në të gjithë Kosovën, në mënyrë që të zhvlerësojë pretendimet e Vuçiqit për spastrim etnik.

Prishtina duhet të hetojë menjëherë çdo incident që ndodh. Gjykatat duhet të gjykojnë menjëherë autorët. Është koha për të rikonfiguruar politikën perëndimore për Serbinë dhe Kosovën. Rinovimi i qasjes aktuale do të sjellë dështime të reja. Një qasje më e fortë me Beogradin është hapi i parë i nevojshëm”, shkroi Serwer në Peacefeare.

daniel serwer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj