Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rohde tha se takimi i djeshëm nuk përfundoi shumë mirë dhe se përparimi për momentin është i bllokuar, por shtoi se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve paraqet potencial për ta gjetur një terren të përbashkët.

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar ditën e sotme takimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak në Bruksel. Ai gjithashtu ka komentuar mungesën e takimit të nivelit të lartë që ishte parashikuar të ndodhte me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Rohde tha se takimi i djeshëm nuk përfundoi shumë mirë dhe se përparimi për momentin është i bllokuar, por shtoi se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve paraqet potencial për ta gjetur një terren të përbashkët.
“Dhe, prandaj, ka potencial për të gjetur terren të mesit të përbashkët. Sepse të dyja palët e dinë, që qasja konstruktive në dialog është po ashtu parakusht për të marrë pjesë në Planin e Rritjes”, tha Rohde për Nacionale.
Ai komentoi edhe tri kushtet e kryeministrit Kurti në mënyrë që të ketë takim të nivelit të lartë; nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiç dhe dorëzimin e terroristit Millan Radoiçiç tek organet e drejtësisë në Kosovë.
Kushtet e Kurtit, Rohde i cilësoi si ngarkesë në procesin e dialogut, i cili proces sipas tij, edhe pa to është i vështirë aktualisht.
“Shikoni, nuk mendoj se është e dobishme ta ngarkojmë një proces edhe ashtu tashmë të vështirë të negociatave, përherë me kushtëzime të reja. Sepse doni të arrini diçka, dhe, nëse më lejoni të kthehem në historinë tonë gjermano-gjermane, kishim marrëdhënie të vështira me Gjermaninë Lindore. Ishte një diktaturë me një demokraci, ku çdo vit njerëzit vriteshin në kufi, sepse ishte e minuar, por megjithatë gjetëm mënyra për t’u angazhuar drejt njëri tjetrit”.
“Mendoj se gjithashtu është fatkeqe që s’pati mundësi për t’u takuar ballë-për-ballë, që s’pati takim trepalësh dhe siç tha Borrelli, ne jemi veç ndërmjetësues; s’i bëjmë dot ne punët e juaja të rënda për juve; duhet të ketë së paku vullnet minimal nga palët që të angazhohen. Dhe duhet ketë më shumë nga kjo, dhe jo më pak”, tha Rohde.
Droni AUSTRALI- Një dron nënujor po përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në vëzhgimin e brezit të ...
pamje nga vendngjarja ITALI- Një ngjarje tragjike ka nodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetyën një djalë 10-vjeç....
Rumen Radev BULLGARI- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nuk do të udhëheqë apo të jetë pjesëmarrës në del...
fotot ilustruese SERBI- Pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Herzegovina deputetët e Serbisë, të udh&...
pamje nga vendngjarja TURQI- Dy britanikë shikonin të tmerruar teksa një balonë gjigante e mbushur me turistë u përplas n&eum...
Takimi BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar marrëveshje të sigurisë me Bashkimin Evropian, Estoninë dhe...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump nuk ka njoftuar ende se kush do të jetë kandidati për postin e nënpresidentit në zgjedhjet e kë...
pamje nga aksidenti SLLOVAKI- Një tren që udhëtonte nga kryeqyteti çek i Pragës për në kryeqytetin hungarez të Bu...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet nga gjetja e kamer...
Kaja Kallas ESTONI- Kryeministrja estoneze Kaja Kallas tha se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë është detyrë e t&eu...