6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kuvendi i Kosovës miratoi sot marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, në të cilën përfshihet edhe lëvizja me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën. • Kuvendi këtë marrëveshje e ratifikoi me 82 vota pro, asnjë votë kundër, asnjë abstenim. • U miratua edhe projektligji për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. • Deputetët miratuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për. Këto marrëveshje ishin miratuar në Qeverinë e Kosovës më 8 shkurt 2023. Kuvendi i sotëm nisi me 1 minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë. • Në seancën e sotme plenare u diskutua edhe për takimin që do të mbahet në Bruksel më datën 27 për dialogun Kosovë-Serbi. • Teksa mori fjalën, deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti tha se qeveria ende nuk ka një qëndrim të qartë. Ndërsa Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova të hënën mund të mbyllë marrëveshjen me Serbinë, pasi sipas tij, i vetmi vend që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia. • Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu tha se Kosova që nga ditët e para të luftës në Ukrainë u rreshtua me botën demokratike, duke e dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione mbi Rusinë, por Serbia nuk ka vepruar njësoj, e cila sipas deputetes vazhdimisht synon të destabilizojë Ballkanin Perëndimor. • Sa i takon marrëveshjes që u votua sot, mediat kosovare raportojnë se më 8 shkurt, Qeveria miratoi marrëveshjen për letërnjoftimet ndërsa sot pritet të ratifikohet në Kuvend. • Ndërsa, nëse marrëveshja miratohet sot në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës. • Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit. • Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve. Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja.
10 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë sot se takimi i 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm dhe pranimi i propozimit të BE-së varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët.
Diplomati sllovak ka thënë se qysh në shtator kanë folur me Kurtin dhe Vuçiqin për propozimin dhe se të dy, njëri në muajin janar dhe tjetri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin. Megjithatë Lajcak thotë se ka ardhur koha që ata të pranojnë edhe zyrtarisht dhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.
“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thënë Lajçak për Tanjug.
Siç shtoi ai, është e rëndësishme që palët ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht dhe të diskutohen detaje të tjera. Lajçak thekson se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se lista e detyrimeve të pazbatuara nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në thelb ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ata do të thonë se çështja e energjisë nuk ka mbaruar. Tani problemi është a do të japin licencë, dhe pastaj a do të heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qasen problemit të zgjidhjes së Asociacionit, ose: faleminderit, kaq ishte”, ka deklaruar Vuçiç, para takimit në nivel të lartë në Bruksel i cili do të mbahet më 27 shkurt.
Vuçiç gjithashtu ka thënë se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se duhet të ruhet paqja dhe të jetë gati për kompromise.
“Sigurisht që situata jonë nuk është e thjeshtë, sigurisht që e gjithë kjo është një performancë në të cilën presioni është në fund të fundit mbi ne, por nuk është kjo hera e parë as në histori, as në 10, 11 vjetët e fundit. Sa i përket presioneve politike ndaj Serbisë, ne duhet të ruajmë paqen, duhet të jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të mos ia japim Serbinë askujt”, ka pretenduar ai.
I pyetur për bazat e policisë së Kosovës që janë ndërtuar në veri të Kosovës, Vuçiq ka thënë për këtë temë ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, Lajçakun dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët ka pasur takime. I pyetur nëse do të nënshkruhet diçka në takimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 27 shkurt në Bruksel dhe nëse Serbia do t’i përmbahet “vijave të kuqe”, Vuçiç ka pretenduar se Serbia do t’i përmbahet asaj që u tha në parlamentin serb në fillim të shkurtit, në seancën e posaçme për Kosovën.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ratifikoi sot marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrëveshje përfshihet edhe lëvizja me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën. Kuvendi këtë marrëveshje e ratifikoi me 82 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim. Kuvendi Kosovës ratifikoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për. Këto marrëveshje ishin miratuar në Qeverinë e Kosovës më 8 shkurt 2023.
Tre marrëveshje thelbësore rajonale janë nënshkruar më 04.11.2022 në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të cilat do ta thellojnë bashkëpunimin mes shteteve nga Ballkani Perëndimor. Marrëveshjet e nënshkruara nga shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë për qëllim integrimin rajonal dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të rajonit.
KOSOVË- Drejtori i Qendrës për Paqe dhe Liri në Institutin e Pavarur të Uashingtonit, Ivan Eland, ka deklaruar se administrata e presidentit të SHBA, Joseph Biden, do të përdorë politikën e “karotës dhe shkopit” që, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, raporton Euronews Serbia.
I pyetur nga gazeta serbe “Politika” nëse administrata e Biden-it mund të formulojë një zgjidhje që do të kënaqte edhe Beogradin edhe Prishtinën, Eland ka deklaruar se administrata e Bidenit është shumë më tradicionale në mbështetjen e saj për NATO-n sesa administrata e ish-presidentit Donald Trump, dhe si rrjedhojë, nuk ka gjasa që Biden t’i zbehë rezultatet e fitores së Aleancës në luftën kundër Serbisë në vitin 1999, transmeton Paparaci.
“Administrata e Bidenit do të përdorë politikën “karota dhe shkopi” për të detyruar Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, që të dyja palët të respektojnë kufijtë dhe simbolet shtetërore dhe që Serbia të mos lobojë më që Kosova të mbetet jashtë organizatave ndërkombëtare, por që formalisht nuk do ta njohë Kosovën si shtet”, ka thënë Eland.
Ai ka pretenduar se Kosova tashmë është pajtuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca shtetërore, por vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës.
KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës dhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës pritet të votohet sot marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që pas hyrjes në fuqi, do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.
Më 8 shkurt, Qeveria e Kosovës kishte miratuar këtë marrëveshje, ndërsa e njëjta pritet të ratifikohet sot në Kuvend. Ndërsa, nëse marrëveshja miratohet sot në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.
Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit. Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve. Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja. /REL
KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të Grupit parlamentar të LDK-së deklaroi nga foltorja e Kuvendit të sotëm se të hënën në Bruksel është takimi me Serbinë për dialogun, ndërsa sipas tij ende nuk është i qartë pozicioni që do të mbajë Qeveria e Kosovës. Hoti kërkoi të dijë se cila është përmbajtja e plotë dhe finale e Planit evropian, cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe çfarë vërejte kanë dërguar.
“A është Kurti kundër marrëveshjes së Asociacionit që e ka kundërshtuar edhe me akte të dhunshme, apo është pro me disa kushte që i ka prezantuar që besoj se vetëm sa me e ruajt fytyrën…. është obligim kushtetues që të njoftohet Kuvendi…”, tha Hoti.
Deputeti i LDK-së gjithashtu kërkoi të njoftohet me pozicionin e Qeverisë sidomos me marrëveshjen për Asociacionin, pasi siç tha ai këtë marrëveshje e kanë kundërshtuar duke përdorë edhe akte të dhunshme.
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në Kuvend se Kosova të hënën, më 27 shkurt mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë, pasi sipas tij, i vetmi vend që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia. Haradinaj më herët u shpreh se Kosova me pranimin e propozimit evropian ec përpara në planin e sigurisë, Partneritetit për Paqe dhe NATO.
“I vetmi vend që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia…, që nuk ka interes të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi dhe kjo çështje të mbetet e hapur e potencial për destabilizim ose për debat të vazhdueshëm politik…”, tha kryetari i AAK-së.
Ai sot deklaroi se Kosova mund të mbyllë të hënën marrëveshjen e jo vetëm të jap sinjale pozitive.
“Pos në aspektin e sigurisë e mbrojtjes, Kosova mundet menjëherë me e shtu edhe një komponent kësaj marrëveshjeje, aspektin financiar e ekonomik”, tha Haradinaj, duke shtuar se rrjedhjet buxhetore për veriun janë duke u rritur.
Sipas tij është moment i mirë që Kurti e Qeveria të kërkojë ndihmë financiare, investime edhe përkrahje ekonomike për ta zbatuar më tutje jo vetëm rendin e ligjin në veri, por edhe zhvillimin ekonomik atje.
KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se Kosova që nga ditët e para të luftës në Ukrainë u rreshtua me botën demokratike, duke e dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione mbi Rusinë, por Serbia nuk ka vepruar njësoj, e cila sipas deputetes vazhdimisht synon të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.
“Njëjtë vepruan shumë shtete demokratike që janë në kërkim të paqes dhe stabilitetit, por të njëjtën nuk e bëri Serbia, përkundrazi ajo u rreshtua përkrah Putinit të Rusisë si urë lidhëse për të bartur konfliktin dhe rrezikun e destabilizimit edhe në Ballkan. Serbia e cila asnjëherë nuk i ka shuar pretendimet territoriale ndaj Kosovës e frymëzuar dhe ndikuar nga Putini është përpjekur disa herë të cenojë sigurinë, integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Insistimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bllokimi i procesit negociator në Bruksel dhe mospranimi për të dialoguar mbi planin franko-gjerman shpërfaq hapur dëshirën e tyre për destabilizim dhe denormalizim të situatës në Kosovë”, tha tutje deputetja e VV-së.
Përveç pikave të rendit të ditës, deputetët në seancën e sotme do të shqyrtojnë edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri që lidhen me Procesin e Berlinit. Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në seancën e sotme deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një varg projektligjesh.
KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kksovës ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë një ditë para vjetorit të agresionit rus. Përveç pikave të rendit të ditës, deputetët në seancën e sotme do të shqyrtojnë edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri që lidhen me Procesin e Berlinit.
Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në seancën e sotme deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një varg projektligjesh.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare prej orës 10:00, në të cilën përveç pikave të rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri, ato nga Procesi i Berlinit. Mediat kosovare raportojnë se marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në seancën e sotme deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një varg projektligjesh dhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
4. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-215 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-216 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-217 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr. 04/112, dt. 13.12.2022 për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,
12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
13. Shqyrtimi i Propozimit të GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.
Deputetët e Kuvendi, në seancën e djeshme, nuk i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.