LIVE UPDATES
Bota

Trenat nazistë mbajnë gjallë një minierë qymyri në Bosnje

Tetëdhjetë vjet pas daljes nga fabrikat gjermane, pesë lokomotiva të luftës, Kriegsloks, ende operojnë në minierën Sikulje pranë Tuzlës, një rajon ku sistemi hekurudhor u ndërtua për të ndihmuar pushtimin.

14 Gusht 2024, 12:21 Nga DOSJA
Trenat nazistë mbajnë gjallë një minierë qymyri në
fotot ilustruese

BOSNJE- Në periferi të minierës së qymyrit Sikulje të Bosnjës, punëtorët shkuan për të parë pasi vërejtën një të huaj duke i fotografuar trenat e minierës. “Doli se ai ishte një gjerman dhe xhaxhai i tij kishte drejtuar një nga këto lokomotiva në frontin rus gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Hasan Blekoviç, një menaxher i lartë në minierë.

Tetëdhjetë vjet pas daljes nga fabrikat gjermane, pesë lokomotiva të luftës, Kriegsloks, ende operojnë në minierën Sikulje pranë Tuzlës, një rajon ku sistemi hekurudhor u ndërtua për të ndihmuar pushtimin.

Pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1941, logjistika e luftës e Gjermanisë naziste u bllokua. Kolonat e automjeteve ngecën te një ndalesë në rrugë vjeshtës dhe lokomotivat e prodhimit gjerman ngrinë në dimrin e ashpër që pasoi.

“Lufta nuk mund të humbet për shkak të problemeve të transportit, ajo duhet zgjidhur”, i kërkoi Adolf Hitler kreut të armatimeve dhe municioneve për nazistët, Albert Speer. Në vitin 1942, udhëheqja naziste shtyu përpara një prodhim më të madh lokomotivash të tilla që mund t’u rezistonin kushteve të vështira ruse dhe për furnizime të shpejta në frontin lindor.

Trenat Kriegslok mund të prodhoheshin shpejt, por i mbanin komponentët jetikë të izoluar nga i ftohti, duke përfshirë ekuipazhin e tij, i cili mund të mbyllej brenda një kabine. Mijëra Kriegslok që u prodhuan, u bënë nga të burgosurit e luftës sovjetike. Rreth 300 nga trenat e prodhuar nga nazistët u përdorën në pushtimin e Jugosllavisë, me më shumë se gjysmën të mbetur në vend mes kaosit gjatë tërheqjes së gjermanëve.

Shumë prej trenave u hodhën si hekurishte, të tjerë përfunduan në muze, por për industrinë e kritikuar të qymyrit në Bosnjë, trenat janë bërë një pjesë jetike e operimit. Minierat e qymyrit të Bosnjës janë goditur rëndë nga reduktimet e subvencioneve shtetërore dhe premtimi i vendit për të mbyllur industrinë e qymyrit deri në vitin 2050, në përputhje me kërkesat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pesë vjet më parë, rreth 4.000 njerëz punonin në kompaninë minerare Kreka, asetet e së cilës përfshijnë minierën e Sikuljes. Sot kompania ka vetëm 1700 të punësuar dhe menaxherët e minierës thonë se çdo qindarkë e shpenzimeve po llogaritet me kujdes.

“Trenat na kushtojnë vetëm rreth 500 euro çdo muaj për të funksionuar”, thotë Blekoviq, drejtor i mirëmbajtjes në minierën e Sikuljes për Kriegsloks. Kostoja relativisht e vogël operative për lokomotivë është për vajin lubrifikues dhe disa furnizime të tjera dytësore. Karburanti, praktikisht është pa pagesë.

Kriegsloks ishin projektuar për të punuar me qymyr kafe, një lëndë djegëse e thërrmuar dhe me cilësi të ulët. Me minierën Sikulje e vendosur në rezerva të mëdha qymyrguri, furnizimi i trenave me karburant praktikisht është i pakufizuar. Miralem Oderoviq ka 20 vjet që drejton trenat e prodhimit gjerman, një punë që e ka bërë i ati para tij. Punëtori thotë se e do punën, por tregon djegiet në njërën këmbë nga avulli që ndonjëherë shpërthen në kabinë.

Drejtimi i trenave unik shoqërohet me disa rreziqe të papritura, thotë Oderoviq. Pas krizës financiare të vitit 2008, ai tha, “djemtë do të hidheshin në tren ndërsa ne po lëviznim dhe do të fillonin të vidhnin qymyrin nga tenderi”. Linjiti i vjedhur, ose shitej, ose përdorej nga hajdutët për të ngrohur shtëpitë e tyre gjatë krizës ekonomike. Shoferi pa njërin që ra dhe humbi krahun nën rrotat e trenit.

Punëtorët e mirëmbajtjes thonë se tani për tani janë në gjendje t’i prodhojnë vetë pjesët e tyre të ndërrimit për trenat, por lëvizja me to është më e kufizuar. “Përderisa ta kemi këtë punëtori që funksionon, ne mund t’i mbajmë trenat në gjendje për të punuar”, tha Hasan Blekoviq për të ardhmen e Kriegsloks. “Por, ne kemi nevojë për mekanikë të aftësuar për t’i mirëmbajtur lokomotivat. Duhen rreth 10 vjet për të trajnuar dikë dhe brezi i ri thjesht nuk duket i interesuar për këtë punë,” shtoi ai./Rel/

trenat nazist hasan blekoviç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj