LIVE UPDATES
Bota

Trump e kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk na kthene bazën e Bagramit

Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.

21 Shtator 2025, 10:30 Nga I.A

Trump e kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit.

Në të kaluarën, udhëheqësit talibanë të Afganistanit nuk kanë pranuar të heqin dorë nga kjo bazë. Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.

Trump ka përmendur vendndodhjen e bazës në afërsi të Kinës si arsyen kryesore për rimarrjes e saj nga SHBA-ja.

“Nëse Afganistani nuk e kthen bazën ajrore të Bagramit tek ata që e ndërtuan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjëra të këqija do të ndodhin”, tha Trump mbrëmjen e 20 shtatorit në një postim në rrjetet sociale.

Më vonë, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai e përsëriti kërcënimin, por nuk dha hollësi e as nuk shpjegoi se çfarë gjëra të këqija do të mundë të ndodhshin.

“Ne po flasim tani me Afganistanin, dhe e duam atë [bazën] përsëri, dhe e duam shpejt, menjëherë. Dhe, nëse ata nuk e bëjnë – nëse ata nuk e bëjnë, do ta mësoni vetë çfarë do të bëj”, u tha ai gazetarëve.

Talibanët - të goditur nga trazirat, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe sulmet terroriste - kanë tentuar t’i përmirësojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare, dhe Rusia mbetet i vetmi vend që deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me ta.

Dy ditë më parë në Londër, Trumpi la të kuptohej se talibanët po bisedonin me Uashingtonin për çështje të papërcaktuara.

“Po përpiqemi ta marrim përsëri sepse ata [liderët talibanë] kanë nevojë për gjëra nga ne", tha Trump në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

“Por, një nga arsyet që e duam atë bazë është sepse, siç e dini, është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin”, shtoi Trump.

Baza ajrore e Bagramit është një aeroport ushtarak dhe ndodhet rreth 40 kilometra në veri të Kabulit. Ajo u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ‘50, dhe më pas shërbeu si qendra kryesore për operacionet e SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan nga viti 2001 deri në tërheqjen e forcave amerikane në gusht të vitit 2021.

Vendet perëndimore kanë thënë se Afganistani duhet së pari ta përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut, sidomos në lidhje me trajtimin e grave dhe vajzave.

Sipas gazetës Wall Street Journal, e cila citoi burimet e veta, zyrtarët amerikanë dhe talibanët kanë biseduar për mundësinë që ushtria amerikane ta përdorë Bagramin si “pikënisje” të misioneve të saj kundër terrorizmit.

Ekspertët thonë se, edhe nëse talibanët e lejojnë ushtrinë amerikane në Bagram, baza do të duhej të mbrohej nga kërcënimet e grupeve terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik, të cilat ende veprojnë në Afganistan.

Bagrami, megjithëse i ndërtuar nga sovjetikët, u modernizua dhe u zgjerua tejet shumë nga ushtria amerikane. Ajo ishte baza më e madhe amerikane në Afganistan dhe shërbeu si komandë qendrore gjatë 20 vjetëve të pushtimit.

Baza e Bagramit iu dorëzua qeverisë së atëhershme afgane në korrik të vitit 2021, disa javë para tërheqjes kaotike të trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët. Uashingtoni ka ruajtur një nivel minimal të angazhimit publik me Afganistanin që nga rikthimi i talibanëve në pushtet, kryesisht i kufizuar në bisedime për pengjet.

Afganistani vijon të jetë vend i izoluar në skenën ndërkombëtare dhe përballet me shumë vështirësi për të joshur mbështetje të huaj ekonomike dhe investime private. Zyrtarët talibanë hodhën poshtë kërkesën e Trumpit për kthimin e mundshëm të SHBA-së në Bagram, por lanë të hapur mundësinë për bisedime në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve.

“Pa pasur ndonjë prani ushtarake të SHBA-së në Afganistan, të dyja vendet kanë nevojë të angazhohen me njëri-tjetrin dhe mund të kenë marrëdhënie politike dhe ekonomike mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”, tha Zakir Jalaly, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme talibane, në rrjetet sociale./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj