LIVE UPDATES
Bota

Trump e kërcënon Iranin me sulme në ura dhe termocentrale, nëse vazhdon t'i qëllojë anijet tregtare

Kërcënimi nga Trump vjen gjithashtu pasi forcat përfaqësuese të Iranit në Jemen, huthët, kërcënuan me sulme ndaj një rruge tjetër jetike për transportin e naftës botërore.

22 Korrik 2026, 22:00 Nga E.d
Trump e kërcënon Iranin me sulme në ura dhe termocentrale,
Foto ilustruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar të mërkurën se do ta shkatërrojë një urë ose një termocentral në Iran, sa herë që Teherani e sulmon ndonjë anije në Ngushticën e Hormuzit.

"Nga ky çast e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, predhë, dron apo me çfarëdo pajisjeje ose arme tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe do të shkatërrojnë një urë ose një termocentral", shkroi Trump në një postim në rrjetin Truth Social.

Kërcënimi nga Trump vjen gjithashtu pasi forcat përfaqësuese të Iranit në Jemen, huthët, kërcënuan me sulme ndaj një rruge tjetër jetike për transportin e naftës botërore.

Pesë cisterna nafte ndryshuan kurs në Detin e Kuq të mërkurën për të shmangur Ngushticën Bab el-Mandeb, një ditë pasi kërcënimi i huthëve për të bllokuar eksportet saudite të naftës nxori në pah një rrezik të ri për furnizimet globale me naftë, si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit. 

Tri cisterna të ngarkuara me naftë saudite për Kinën dhe Indinë u kthyen mbrapsht të martën.

Në përgjigje të kërcënimit të Trumpit ndaj infrastrukturës iraniane, një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi më 22 korrik se "asnjë infrastrukturë nuk do të jetë e sigurt", nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë kërcënimin e presidentit Trump për t’i goditur urat dhe termocentralet iraniane si përgjigje ndaj sulmeve mbi anijet në Ngushticën e Hormuzit.

"Nëse siguria jonë nuk garantohet, asnjë infrastrukturë nuk do të jetë e sigurt", shkroi në rrjetin X Mohammad Baqer Qalibaf, kryetar i Parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet për armëpushim.

Qalibaf tha gjithashtu se siguria në Ngushticën e Hormuzit mund të rikthehet vetëm "në mungesë të forcave amerikane", duke shtuar se "situata në ngushticë nuk do të kthehet më në gjendjen që ishte para luftës".

Bllokada pothuajse e plotë e Ngushticës së Hormuzit nga Irani në Gjirin Persik ka nxitur rritjen e inflacionit në mbarë botën, ndërsa rreziku i ri për transportin detar nga Huthët, të cilët kontrollojnë zona pranë Ngushticës Bab el-Mandeb, i çoi çmimet e naftës pranë nivelit më të lartë në gati gjashtë javë. 

Miliona fuçi naftë saudite në ditë janë transportuar drejt portit Yanbu të Arabisë Saudite në Detin e Kuq për të shmangur Ngushticën e Hormuzit.

Nëse dërgesat nuk mund të kalojnë përmes Ngushticës jugore Bab el-Mandeb në Detin e Kuq, ato kanë vetëm rrugën veriore përmes Kanalit të Suezit, gjë që zgjat udhëtimin me javë të tëra dhe rrit ndjeshëm kostot e transportit dhe transitit.

Nata e 11-të radhazi e bombardimeve amerikane ndaj Iranit

Sulmet amerikane janë zgjeruar ditët e fundit nga jugu drejt zonave perëndimore dhe qendrore të Iranit. Ndërsa, Irani ka goditur këtë javë impiante jetike të desalinizimit të ujit dhe objekte energjetike në Kuvajt, si dhe ka shënjestruar asete ushtarake amerikane atje, në Bahrejn dhe në Jordani.

Në natën e 11-të radhazi të bombardimeve amerikane ndaj Iranit, banorët e Teheranit raportuan shpërthime në orët e para të së mërkurës, të shkaktuara nga sistemet e mbrojtjes ajrore të aktivizuara mbi kryeqytet, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars.

Tri lokacione në provincën Bushehr të Iranit, ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor i vendit, u goditën, tha një zyrtar për agjencinë shtetërore iraniane IRNA, përfshirë një nënstacion elektrik pranë centralit. 

Mediat iraniane raportuan gjithashtu se Shtetet e Bashkuara shënjestruan lokacione në qarkun Kabudarahang, në provincën qendrore Hamadan, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Ushtria iraniane tha se goditi objektet e akomodimit dhe magazinimit në bazën ajrore amerikane Al Azraq në Jordani, shënjestroi depot dhe hangarët e mirëmbajtjes së avionëve në bazën ajrore Sheikh Isa në Bahrein, si dhe goditi Kampin Doha në Kuvajt.

Jordania, Kuvajti dhe Bahrejni thanë se kishin zmbrapsur sulmet iraniane.

Një zyrtar i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë tha se që nga fundi i muajit të kaluar janë vrarë 53 civilë dhe janë plagosur 592 të tjerë, por ushtria amerikane ka deklaruar se nuk shënjestron kurrë civilë.

Lufta ka çuar në vdekjen e 18 ushtarakëve amerikanë dhe plagosjen e më shumë se 450 trupave.

Trump mori pjesë të mërkurën në një ceremoni në Bazën Ajrore Dover në Delauerë për katër ushtarakë amerikanë të vrarë në sulmet iraniane ndaj bazave ushtarake gjatë ditëve të fundit - tre në Jordani dhe një në Irak.

"Për mua, kjo është një nga gjërat më të vështira që duhet të bëj si president. Por duhet bërë", tha ai para se të nisej për në ceremoni.

Rubio: Irani nuk është serioz në bisedime

Ndërkohë, Irani ka këmbëngulur të ruajë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit që e vendosi gjatë kësaj lufte, e cila filloi me bombardimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli më 28 shkurt. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se lejimi i Iranit për të pasur një kontroll të tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm për botën, përfshirë Azinë Juglindore, ku shumë vende kanë mosmarrëveshje territoriale me Kinën në Detin e Kinës Jugore.

Ai tha se Irani nuk ka qenë serioz në bisedime.

"Nëse ata janë seriozë, edhe ne jemi seriozë. Nëse nuk janë, atëherë do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur interesat tona, si edhe interesat e aleatëve tanë", u tha ai gazetarëve gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të Azisë Juglindore në Manila./REL

iran shba sulme

Sondazh

Poll

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë