LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Trump vë sërish në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së për mbrojtje kolektive të NATO-s

Trump po merr pjesë në një samit të NATO-s, i cili është duke u mbajtur të mërkurën në Holandë. Ashtu siç bëri edhe gjatë mandatit të tij të parë, Trump la të kuptohej se mbështetja e tij do të varet nga ajo nëse aleatët e SHBA-së shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

25 Qershor 2025, 14:16 Nga E. D
Analiza: Trump vë sërish në pikëpyetje përkushtimin e
Donald Trump

HAGË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vënë në pikëpyetje sërish të mërkurën përkushtimin e vendit të tij për t’i mbrojtur aleatët e vet në rast se ata sulmohen.

Trump po merr pjesë në një samit të NATO-s, i cili është duke u mbajtur të mërkurën në Holandë. Ashtu siç bëri edhe gjatë mandatit të tij të parë, Trump la të kuptohej se mbështetja e tij do të varet nga ajo nëse aleatët e SHBA-së shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Ai ka kërkuar që aleatët evropianë dhe Kanadaja t’i shpenzojnë 5 për qind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Në prag të takimit në Hagë, Trump u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se përkushtimi i tij ndaj Nenit 5 të traktatit themelues të NATO-s – garancia për siguri kolektive e organizatës – “varet nga përkufizimi juaj”.

“Ka shumë përkufizime të Nenit 5. E dini këtë, apo jo?” tha Trump. “Por unë jam i përkushtuar të jem mik i tyre”.

Ai tha se do të japë një përkufizim më të saktë për atë se çfarë do të thotë Neni 5 për të, sapo të jetë në samit.

Si kandidat në vitin 2016, Trump kishte thënë se si president nuk do ta zbatonte patjetër garancinë e mbrojtjes së ndërsjellë të aleancës. Në mars të këtij viti, ai shprehu pasiguri nëse NATO-ja do t’i mbronte Shtetet e Bashkuara nëse do të ishte e nevojshme.

Çfarë thotë Neni 5?

Neni 5 është themeli mbi të cilin është ndërtuar Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut me 32 anëtarë. Ai përcakton se çfarëdo sulmi i armatosur kundër njërit ose më shumë anëtarëve do të konsiderohet si sulm kundër të gjithë anëtarëve.

Ai gjithashtu thotë se, në rast të një sulmi të tillë, secili anëtar do të ndërmarrë, individualisht dhe në bashkëpunim me të tjerët, “veprime që i konsideron të nevojshme, përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rikthyer dhe ruajtur sigurinë në zonën e Atlantikut të Veriut”.

Kjo garanci sigurie është arsyeja pse Finlanda dhe Suedia, më parë vende neutrale, kërkuan të anëtarësohen në NATO pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 – dhe gjithashtu pse Ukraina dhe vende të tjera evropiane kërkojnë anëtarësimin.

Kur është aktivizuar Neni 5?

Neni 5 është aktivizuar vetëm një herë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, duke hapur rrugën për operacionin më të madh të NATO-s ndonjëherë, pra në Afganistan.

Por, aleatët e NATO-s kanë ndërmarrë gjithashtu masa të mbrojtjes kolektive, duke përfshirë bashkimin me SHBA-në për të luftuar grupin Shteti Islamik (IS) në Siri, Irak dhe Afganistan, si dhe për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në Ballkan.

Premtimi i ngjashëm me atë të “Tre Musketerëve” – të gjithë për një, një për të gjithë – është në thelb të efektit parandalues të NATO-s. Vënia në dyshim e kësaj garancie mund ta nxisë ndonjë kundërshtar ta testojë. Zyrtarë evropianë kanë deklaruar se Rusia po planifikon pikërisht këtë gjë./REl

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj