LIVE UPDATES
Bota

Trump inkurajon sektorin e kriptomonedhave: Administrata ime po punon edhe për t’i dhënë fund luftës së burokratëve që zhvillohej pa frena

Të premten, Presidenti Donald Trump mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë drejtues të sektorit të kriptomonedhave për të diskutuar të ardhmen e investimeve dixhitale.

8 Mars 2025, 18:16 Nga M.B
Trump inkurajon sektorin e kriptomonedhave: Administrata ime po punon edhe
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump mblodhi në Shtëpinë e Bardhë drejtues të sektorit të kriptomonedhave për të diskutuar mbi investimet dixhitale dhe objektivin e tij për të ngritur një rezervë strategjike për monedhën bitcoin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, ky është një ndryshim rrënjësor i politikës së deritanishme amerikane për kriptomonedhat. Të premten, Presidenti Donald Trump mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë drejtues të sektorit të kriptomonedhave për të diskutuar të ardhmen e investimeve dixhitale.

“E di se disa prej jush kishin punuar shumë përpara se njerëzit të kuptonin se çfarë ka ndodhur. Kështu që unë ju përgëzoj. Kjo është një ditë e madhe”, tha Presidenti Trump.

Takimi sinjalizoi një ndryshim dramatik të politikës amerikane për sektorin e kriptomonedhave, përfaqësuesit kryesorë të të cilit janë ankuar për kufizimet e vendosura nga administrata Biden. Presidenti Trump bëri disa premtime për kriptomonedhat gjatë fushatës elektorale vitin e kaluar dhe sektori i kriptomonedhave kontribuoi me miliona dollarë për rizgjedhjen dhe inaugurimin e tij. Komisioni federal që mbikëqyr këtë sektor ka anuluar tashmë proceset ligjore të ngritura ndaj disa prej kompanive të kriptomonedhave.

“Administrata ime po punon edhe për t’i dhënë fund luftës së burokratëve ndaj kriptomonedhave, që po zhvillohej pa frena gjatë (presidencës) Biden”, tha Presidenti Donald Trump.

Presidenti Trump nënshkroi edhe një urdhër ekzekutiv për të krijuar një rezervë strategjike të monedhës bitcoin. Gjatë procesve penale apo civile, qeveria amerikane konfiskon bitcoin, kriptomonedha më e tregëtuar në nivel global. Tashmë qeveria do t’i mbajë monedhat bitcoin dhe nuk do t’i shesë, siç është vepruar deri më tani, tha Presidenti Trump. Nuk do të përdoren paratë e taksapaguesve, tha ai.

Shumica e amerikanëve janë të shqetësuar për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kriptomonedhave, sipas një studimi të bërë në tetor nga Qendra Kërkimore Pew. Kritikët thonë se kriptomonedhat janë me rrezik për konsumatorët dhe sistemet financiare. Krijimi i një rezerve bitcoin nga administrata e Presidentit Trump mund t’i ndihmojë disa investitorë të fitojnë besimin tek investimet dixhitale.

“Është një hap drejt legjitimimit të kriptomonedhave. Nëse qeveria krijon rezerva, do të thotë që është një shenjë se janë legjitime për t’u blerë”, thotë eksperti Paul Kupiec, nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes.

Shtetet e Bashkuara duhet të marrin rol udhëheqës në tregun e kriptomonedhave, thonë disa vëzhgues.

“Është krijuar praktikisht një sistem i dytë paralel financiar me sistemin aktual. Është në interesin e shtetasve amerikanë, që Shtetet e Bashkuara të futen në këtë fushë, për të mos humbur fuqinë financiare”, thotë profesori Olaf Groth, nga Shkolla e Biznesit Haas.

Hapi i parë për rezervën bitcoin do të jetë që të vlerësohet se sa bitcoin gjendet aktualisht në duart e qeverisë amerikane. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë vlerësojnë se qeveria ka rreth 200,000 bitcoin, me vlerë rreth 17 miliardë dollarë./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj