LIVE UPDATES
Bota

"Trump ka vënë në sprovë shtetin ligjor në disa nivele!" Analiza: Demokracia në SHBA nën presion

Që nga marrja e detyrës në janar presidenti i SHBA Donald Trump ka vënë në sprovë shtetin ligjor në disa nivele. Sa e rrezikuar është demokracia amerikane?

20 Prill 2025, 10:11 Nga M.B
"Trump ka vënë në sprovë shtetin ligjor në disa
Donald Trump

SHBA- Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po ndryshon me themel brenda vendit, por po tronditen edhe themelet e demokracisë. Instituti i njohur Brookings me seli në Uashington identifikoi "çarje të rrezikshme në shtyllat e demokracisë amerikane". Sulmet kundër këtyre shtyllave të demokracisë po ndodhin në disa nivele. Ja disa shembuj:

Grindja me universitetet

"Harvardi është kot, aty mëson urrejtjen dhe marrëzinë dhe nuk duhet të marrë më fonde”. Ky postim i Donald Trumpit në platformën e tij Truth Social është përshkallëzimi i fundit në mosmarrëveshjen mes qeverisë amerikane dhe universiteteve elitare të vendit. Mosmarrëveshja u ndez nga pretendimet se Harvardi dhe universitetet e tjera private në SHBA nuk kishin ndërmarrë veprime të mjaftueshme të rrepta kundër protestave pro-palestineze kundër luftës së Gazës, duke rrezikuar kështu studentët hebrenj.

Por mosmarrëveshja është përshkallëzuar prej kohësh - tani bëhet fjalë për orientimin e përgjithshëm politik të universiteteve elitare, të cilat administrata Trump i percepton si (tepër) të majta. Në mënyrë që këta të vazhdojnë të marrin fonde federale, duhet të shqyrtohen pikëpamjet politike të studentëve dhe mësuesve dhe të dhënat e pranimit të të gjithë studentëve duhet të vihen në dispozicion të qeverisë.

Presidenti i Universitetit të Harvardit, Alan Garber i kundërshtoi këto pretendime e kërkesa. Ai e sheh lirinë e kërkimit dhe mësimdhënies në rrezik. Garber deklaroi, se universiteti nuk ishte i përgatitur të hiqte dorë nga pavarësia apo të drejtat e garantuara me kushtetutë."Asnjë qeveri - pavarësisht se cila parti është në pushtet - nuk duhet të diktojë se çfarë mund të mësojnë universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë dhe cilat fusha studimi dhe kërkimi shkencor mund të ndjekin."

Lojë e dyfishtë me drejtësinë

Sundimi i ligjit dhe respektimi i urdhrave të gjyqakave është një nga gurët e themelit të demokracive perëndimore - por kjo është pikërisht ajo që rrezikohet gjithnjë e më shpesh në SHBA. Së pari, administrata Trump ka injoruar tashmë disa vendime gjyqësore dhe ka kryer dëbime të migrantëve në kundërshtim me urdhrat e gjykatës.

Rasti i Kilmar Abrego Garcia, i cili u deportua gabimisht në burgun famëkeq të sigurisë maksimale CECOT në El Salvador, u bë veçanërisht i njohur. Gjykata e Lartë kishte urdhëruar qeverinë amerikane të kryente kthimin e shpejtë të Garcias në SHBA. Asgjë nuk është bërë deri më tani, ka kritikuar gjyqtarja federale Paula Xinis në një seancë. Kurse gjyqtarë si James Boasberg, të cilët kundërshtojnë administratën Trump dhe pezullojnë dëbimet e tij të planifikuara, ofendohen publikisht si "radikalë të çmendur të krahut të majtë". Trump po i kërcënon ata me procedura fajësimi dhe do preferonte më shumë zëvendësimin e këtyre avokatëve me gjyqtarë më të favorshëm për të.

Në të njëjtën kohë, ai po përdor Departamentin e Drejtësisë për të goditur kritikët e tij. Në javët e para në detyrë u shkarkuan ose transferuan punonjës të shumtë që ishin përfshirë në hetimet kundër tij. Në shkurt, ai urdhëroi shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë të mbetur nga koha e Bidenit dhe u siguroi poste të larta në qeveri disa prej avokatëve të tij. Njëri është tani zëvendësministër i Drejtësisë. Trump fali gjithashtu pothuajse të gjithë 1600 personat e dënuar për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021. Në Ministrinë e Drejtësisë u vendos  Pam Bondi, një mbështetëse partie, absolutisht besnike ndaj tij.

Kufizimet e para të lirisë së shtypit

Raportimi kritik për të ka qenë prej kohësh halë në sy për Donald Trump. "Ata janë të korruptuar dhe të paligjshëm," u shpreh presidenti amerikan kundër transmetuesve të mëdhenj amerikanë si CNN dhe MSNBC në një fjalim në Departamentin e Drejtësisë në mes të marsit. Trump i akuzoi ata se raportonin negativisht për të në "97.6 për qind të rasteve" dhe se ishin "krahu politik i Partisë Demokratike". Që gjatë fushatës zgjedhore, ai kishte kërcënuar se do t'u tërheqë licencat transmetuesve të padëshiruar.

Trump ka ndërprerë plotësisht fondet për median ndërkombëtare amerikane Zëri i Amerikës dhe Radio Liberty – ato po përballen me mbyllje. Administrata e Trump revokoi gjithashtu akreditimin e agjencisë së lajmeve AP për dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë sepse refuzoi t'i referohej Gjirit të Meksikës si "Gjiri i Amerikës", siç kishte kërkuar Trump. Edhe një herë, një gjykatë e kishte shpallur këtë të papranueshme - dhe një herë tjetër, qeveria amerikane e injoroi atë; gazetarët e AP duhet të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë.

Transformimi i aparatit shtetëror

Kur Trump deklaroi në fjalimin e tij në Kongres se "ditët e burokratëve të pazgjedhur në pushtet" kishin mbaruar, ai shkaktoi të qeshura tallëse tek demokratët. Në fund të fundit, është pikërisht Elon Musk, këshilltari presidencial që asnjëherë nuk është legjitimuar në mënyrë demokratike, e i cili që nga janari do duhet t'i bëjë administratat dhe autoritetet amerikane më efikase dhe të ndalojë shpenzimet e panevojshme, sipas kërkesës së Trump. "Ata nuk shkojnë në agjenci dhe departamente që bëjnë gjëra që u pëlqejnë. Ata shkojnë në institucione publike me të cilat nuk pajtohen," kritikoi Douglas Holtz-Eakin, ish-drejtor i Zyrës së Buxhetit të Kongresit, në shkurt.

Shkurtime masive u bënë tek autoritetet tatimore, mjedisore dhe shëndetësore, në Pentagon dhe ministri të tjera. Programet e diversitetit dhe përfshirjes sociale të perceptuara si "shpërdorim i parave të taksave nga të majtët" u ndaluan, u zvogëluan rregulloret mjedisore dhe shpenzimet sociale dhe shëndetësore u reduktuan në mënyrë drastike. Agjencia e zhvillimit USAID dhe agjencitë e tjera u shpërbënë - në kundërshtim me opinionet se  duhet së pari të konsultohet Kongresi Amerikan.

DOGE dyshohet gjithashtu për përdorimin e inteligjencës artificiale për të spiunuar zyrtarët qeveritarë. Të paktën një agjenci federale thuhet se ka monitoruar komunikimet e brendshme në këtë mënyrë - gjoja me qëllim të filtrimit dhe shkarkimit të punonjësve që bënë komente jo besnike ndaj Trump. Kritikët e kësaj qasjeje flasin edhe për një "spastrim politik” të aparatit shtetëror./ DW

 

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj