LIVE UPDATES
Aktualitet

Trump kërkoi që filantropi të akuzohet sipas ligjit RICO/ Matt Palumbo: Soros kapi drejtësinë duke dhënë para, financoi dhe grupe kriminale! Hetimet mund të shtrihen edhe në vende të tjera

Palumbo tha se George Soros ka financuar më tepër se 100 prokurorë që ndanin vizionin e tij për sa i përket ligjit dhe rendit. Palumbo tha se kur këta prokurorë të vijnë në detyrë mund të shkaktohet një kaos i vërtetë.

2 Shtator 2025, 15:54 Nga r.ll
Trump kërkoi që filantropi të akuzohet sipas ligjit RICO/ Matt
george soros, donald trump

TIRANË- Gazetari dhe studiuesi i njohur amerikan, Matt Palumbo ka komentuar vendimin e administratës Trump, i cili kërkoi që George Soros dhe djali i tij, Alex të akuzohen sipas ligjit federal RICO, një ligj që përdoret zakonisht për të goditur mafian dhe organizatat kriminale.

Palumbo tha në intervistën  për Syri Tv se kur presidenti Donald Trump bëri këtë paralajmërim, kishte parasysh se si Soros ka infiltruar në sistemin e drejtësisë penale së SHBA. Ai shtoi se George Soros ka financuar më tepër se 100 prokurorë që ndanin vizionin e tij për sa i përket ligjit dhe rendit. Palumbo tha se kur këta prokurorë të vijnë në detyrë mund të shkaktohet një kaos i vërtetë.

“Pikësëpari, ligji RICO është pak a shumë një ligj antimafia. Në qoftë se ti kryen një krim ose je pjesë e një organizate kriminale, pasojat janë shumë të rënda. U hartua si ligj kundër mafies italiane në Amerikë dhe tani përdoret kundër cdo bandë, kundër çdo organizate kriminale. Tani, çfarë ka pasur parasysh presidenti Trump kur bëri këtë kërcënim? Ka pasur parasysh se si George Soros ka infiltruar në sistemin e drejtësisë penale së SHBA. Ne kemi atë që quhet prokurori i distriktit apo qarkut dhe të gjitha vendimet që lidhen me drejtësinë dhe ligjin kalojnë përmes këtij prokurori. Tani, këta zgjidhen me anë të votës. Në mënyrë që të zgjidhesh prokuror i qarkut mund të ndodhë që vetëm 10 përqind e votuesve të qarkut të votojnë. Soros e kuptoi këtë gjë dhe filloi të financojë më tepër se 100 prokurorë që ndanin vizionin e tij për sa i përket ligjit dhe rendit. Kur këta prokurorë të vijnë në detyrë mund të shkaktohet një kaos i vërtetë. Ata ndaluan ndëshkimet kundër krimeve dhe kundravajtjeve. Kur bëhet për krime të nivelit të ulët, ky kriminalitet u rrit kaq shumë, sa statistikat arritën majat. Ndërkohë në qytetet kryesore amerikane u dyfishua norma e vrasjeve,” tha Palumbo.

Gazetari amerikan tha se një tjetër arsye pse Trump kërkon që prokurorët të ndjekin George Sorosin është se ai ka financuar plot organizata kriminale në mbarë Amerikën që po mbeten pa ndëshkuar. Palumbo u shpreh gjithashtu Soros duhet të ndiqet përmes ligjit RICO, por duhet të ndiqet edhe nga organet tatimore për pastrim parash. Kjo sepse sipas tij u jep miliona, deri në dhjetëra miliona grupeve që nuk kanë asnjë seli qendrore.

“Arsyeja pse Donald Trump kërkon që prokurorët të ndjekin George Sorosin është se ai ka financuar plot organizata kriminale në mbarë Amerikën që po mbeten pa ndëshkuar. Termi që njerëzit kanë përdorur është një tirani e brendshme, që do të thotë se kriminelët nuk po ndëshkohen, por amerikanët që po mbrohen kundër këtyre kriminelëve do të ndëshkohen. Pra është e kundërta e formës se si duhet të funksionojë drejtësia. Dhe Donald Trump këtë gjë po bën përmes ligjit antimafia RICO. Unë kam hetuar shumë për aspektet financiare të Sorosit dhe në librin e ri që do të dalë në tetor unë përqendrohem tek rrjeti që ai financon. Autoritetet hetimore si IRS do të gjejnë shumë raste të parimit të parave. Sorosi u jep miliona, deri në dhjetëra miliona grupeve që nuk kanë asnjë seli qendrore. Pra Soros duhet të ndiqet përmes ligjit RICO, por duhet të ndiqet edhe nga organet tatimore për pastrim parash,” shtoi gazetari i njohur.

I pyetur nëse është e mundur që hetimet e RICO të shtrihen edhe në vende të tjera, Palumbo tha: “Po. Duhet të gjenden prova fillimisht në SHBA. Unë nuk besoj se ne mund ta përdorim ligjin antimafia për të ndërmarrë veprime në vende të tjera, sepse ka për detyrë ai shtet të ndjekë penalisht ata që duhet. Por ne mund të bëjmë hetime dhe t’ua referojmë çështjen tek vendet përkatëse. Megjithatë nëse gjenden prova se ka aktivitet kriminal në Amerikë dhe ka një lidhje midis këtij aktiviteti dhe aktiviteteve në vende të tjera, dhe unë jam i sigurt që mund të gjenden këto lidhje sepse rrjeti i Sorosit është global, është i ndërlidhur dhe në këtë drejtim, përgjigjja ime është po”.

matt palumbo george soros alex soros donald trump ligi rico

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj