LIVE UPDATES
Bota

Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

Presidenti i SHBA-së, Trump, është shprehur sërish mbi testet e planifikuara të armëve bërthamore të SHBA-së. Ai akuzoi Rusinë dhe Kinën për kryerjen e testeve sekrete, duke argumentuar se SHBA duhet të reagojë.

3 Nëntor 2025, 08:40 Nga I.A
Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: "Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë", tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS. "Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste. Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet", shtoi Trump. Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan.

Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. "Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste", theksoi ai. Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet e armëve bërthamore amerikane. Në nivel ndërkombëtar, kjo shkaktoi shqetësim dhe konfuzion të madh, pasi Trump ende nuk është shprehur mbi detajet e planeve të tij. Janë ekspertët vetëm ata që kanë spekuluar se çfarë saktësisht mund të përfshijnë testet.

Sekretari i Energjisë Wright: "Asnjë shpërthim bërthamor"

Sekretari i Energjisë Chris Wright e trajtoi këtë çështje në televizionin amerikan. "Testet që po diskutojmë janë teste sistemi. Këto nuk janë shpërthime bërthamore", tha Wright për Fox News. Ai shpjegoi se ata do të testonin sisteme të reja armësh dhe do të shqyrtonin të gjithë përbërësit e tjerë të një arme bërthamore.

Shpërthimet bërthamore, nga ana tjetër, vetëm do të simuloheshin bazuar në të dhënat ekzistuese shkencore. Wright shpjegoi se SHBA-të mund të mbështeteshin në të dhënat nga shpërthimet bërthamore gjatë testeve në vitet 1960, 1970 dhe 1980. "Me shkencën dhe fuqinë tonë kompjuterike, ne mund të simulojmë me saktësi tepër të lartë se çfarë do të ndodhë në një shpërthim bërthamor", shpjegoi Wright. "Tani po simulojmë kushtet që çuan në një shpërthim të tillë dhe se si një ndryshim në dizajnet e bombave do ta ndikonte atë."

Testi i fundit bërthamor në vitin 1992

Testi i fundit i armëve bërthamore nga SHBA-ja u zhvillua në vitin 1992 në shtetin amerikan të Nevadës, pas të cilit Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George H.W. Bush, vendosi një moratorium që e kanë miratuar të gjitha administratat pasuese të SHBA-së. Nën Presidentin Demokrat Bill Clinton, SHBA-të nënshkruan gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) në vitin 1996, i cili ndalon të gjitha testet shpërthyese në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, SHBA-të, ashtu si Kina, nuk e kanë ratifikuar traktatin, si rrjedhojë ai nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Rusia e tërhoqi ratifikimin e saj në vitin 2023 nën Presidentin Vladimir Putin - një veprim që u kritikua ashpër nga SHBA-të./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj