LIVE UPDATES
Bota

Trump kthehet në gjykatë për seancën për shpifje pas fitores së thellë në Ajova

Trump shikonte nga tavolina e të pandehurit ndërsa avokatja e zonjës Carroll i tha një jurie se ish Presidenti Trump ia bëri asaj jetën të vështirë në vitin 2019, pasi ajo publikoi historinë e saj për një sulm seksual në dhomat e zhveshjes së një dyqani në Manhattan.

17 Janar 2024, 10:00 Nga M.B
Trump kthehet në gjykatë për seancën për shpifje pas
Trump Columnist Lawsuit

SHBA- Pas fitores së thellë të zgjedhjeve paraprake në Ajova, ish Presidenti Donald Trump u ul të martën në një sallë gjyqi në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për shpifje nga shkrimtarja E Jean Carroll, pasi ajo e kishte akuzuar atë për dhunë seksuale disa dekada më parë. Trump shikonte nga tavolina e të pandehurit ndërsa avokatja e zonjës Carroll i tha një jurie se ish Presidenti Trump ia bëri asaj jetën të vështirë në vitin 2019, pasi ajo publikoi historinë e saj për një sulm seksual në dhomat e zhveshjes së një dyqani në Manhattan.

“Ai përdori mikrofonin më të madh në botë për të sulmuar zonjën Carroll, për të denigruar dhe për dëmtuar reputacionin e saj”, tha avokatja Shawn Crowley.

Carroll, 80 vjeç, kërkon një dëmshpërblim prej të paktën 10 milionë dollarësh në këtë aktpadi, që sjell vëmendjen tek akuza për sulm seksual, ndërsa zoti Trump po bën fushatë për të siguruar emërimin e partisë republikane si kandidat i saj për president në zgjedhjet e nëntorit. Juria do të shqyrtojë vetëm shumën e dëmshpërblimit që zoti Trump duhet t'i jape zonjës Carroll, jo vërtetësinë e akuzës për sulm seksual dhe atë nëse zoti Trump gjenjeu lidhur me këtë akuzë. Avokatja Crowley tha se gënjeshtrat e "tmerrshme" të zotit Trump shkaktuan një valë abuzimesh nga ndjekësit e tij dhe kërcënuan sigurinë e zonjës Carroll.

“Ndërsa zoti Trump po bën fushatë për president, ai vazhdon të gjenjejë për zonjën Carroll”, tha avokatja Crowley.

Avokatja e zotit Trump, Alina Habba, u kundërpërgjigj duke thënë se Carroll "ka përfituar nga fakti që është në qendër të vëmendjes së vendit" në vitet që kur ajo publikoi historinë e saj dhe e akuzoi zotin Trump për sulm seksual.

"Ajo po kërkon dëmshpërblim të madh thjeshtë sepse disa njerëz në rrjetet sociale kanë thënë gjëra të këqija për të", tha avokatja Habba.

Donald Trump, 77 vjeç, ka thënë se dëshiron të dëshmojë në këtë gjyq. Gjykatësi federal Lewis Kaplan e ka ndaluar zotin Trump që të shprehet në publik për çështjet se ai nuk ka shpifur apo nuk ka ushtruar dhunë seksuale ndaj zonjës Carroll apo se ajo kishte trilluar historinë e saj. Megjithatë, zoti Trump akuzoi zonjën Carroll në mediat sociale se ajo ka gënjyer ndërsa procedurat gjyqësore kishin nisur të martën në mëngjes. Menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, zoti Trump akuzoi gjykatësin Kaplan për anshmëri politike ndaj tij, duke u bërë jehonë ankesave të tij ndaj gjykatësve në rastet e tjera të qeverisë amerikane ndaj tij. Ish Presidenti Trump mund të kalojë më shumë se një vit duke lëvizur mes sallave të gjyqit dhe fushatës, ndërsa ai përpiqet të sigurojë emërimin e partisë republikane si kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai fitoi zgjjedhjet paraprake në shtetin e Ajovës të hënën me një epërsi të madhe dhe anketimet tregojnë se ai kryeson në garën e radhës në Nju Hempshër, një javë para ditës së zgjedhjeve paraprake në këtë shtet.

"Unë duhet të jem në Nju Hempshër për të bërë fushatë dhe për të luftuar për vendin tonë, një gjë që do ta bëjë më vonë, por tani jam i detyruar të kalojë kohë në një gjykatë federale me një gjykatës me pikëpamje të majta radikale, i cili e urren zotin Trump", shkroi ish Presidenti Trump në rrjetin social "Truth Social" pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Ish Presidenti Trump nuk e ka pranuar fajësinë në katër çështje të tjera penale, të cilat mund ta çojnë atë në burg përpara zgjedhjeve të presidenciale të nëntorit, duke përfshirë dy akuza për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i fitoi rivali i tij demokrat Joe Biden. Gjykatësi Kaplan tha se ai pret që gjyqi për shpifje ndaj ish Presidentit Trump të zgjasë tre deri në pesë ditë./ VOA

trump shba gjyq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj