LIVE UPDATES
Bota

"Përmbysja" e sistemit të dakorduar pas Luftës së Dytë Botërore/ SHBA fillon të mbledhë tarifën e re prej 10% të Trump, thyhen normat globale të tregtisë

Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve që u është vendosur tarifë bazë prej 10 për qind për importe nga Trump më 2 prill.

5 Prill 2025, 09:31 Nga r.ll

"Përmbysja" e sistemit të dakorduar pas Luftës së

SHBA- Agjentët doganorë amerikanë ka filluar me mbledhjen e tarifës prej 10% të vendosur nga Presidenti Donald Trump për të gjitha importet nga shumë vende të shtunën, me tarifa më të larta për mallrat nga 57 partnerë më të mëdhenj tregtarë që do të fillojnë javën e ardhshme.

Tarifa fillestare 10% "bazë" hyri në fuqi në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA, duke sjellë ndryshimin e plotë të sistemit të pas Luftës së Dytë Botërore të tarifave të dakorduara reciprokisht.

Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve që u është vendosur tarifë bazë prej 10 për qind për importe nga Trump më 2 prill.

"Ky është veprimi më i madh tregtar i jetës sonë," tha Kelly Ann Shaw, një avokate tregtare në Hogan Lovells dhe ish-këshilltare tregtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump.

Shaw tha në një aktiviet të Institutit Brookings të enjten se ajo priste që tarifat të evoluojnë me kalimin e kohës ndërsa vendet kërkojnë të negociojnë tarifa më të ulëta.

"Por kjo është e madhe. Ky është një ndryshim mjaft lëkundës dhe domethënës në mënyrën se si ne tregtojmë me çdo vend në tokë," shtoi ajo.

Njoftimi i tarifës së Trump të mërkurën tronditi tregjet globale të aksioneve, duke fshirë 5 trilion dollarë në vlerën e tregut të aksioneve për kompanitë S&P 500 deri në mbylljen e së premtes, një rënie rekord dyditore. Çmimet për naftën dhe mallrat ranë, ndërsa investitorët u larguan drejt sigurisë së obligacioneve qeveritare.

Ndër vendet e para të goditura me tarifën 10% janë Australia, Britania, Kolumbia, Argjentina, Egjipti dhe Arabia Saudite. Një buletin i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA për transportuesit tregon se nuk ka periudhë mospagimi as për mallrat që ndodheshin ende në det në momentin e hyrjes në fuqi të tarifës, shkruan Reuters.

Megjithatë, për ngarkesat që janë nisur me avion ose anije para orës 00:01 të mëngjesit të së shtunës, është dhënë një periudhë 51-ditore lehtësimi. Këto mallra duhet të mbërrijnë në SHBA deri më 27 maj për të shmangur tarifën doganore 10%.

Po në orën 00:01 të mëngjesit të së mërkurës, hyjnë në fuqi tarifat e reja “reciproke”, që variojnë nga 11% deri në 50%. Importet nga Bashkimi Europian do të taksohen me 20%, ndërsa ato nga Kina me 34%, duke e çuar totalin e tarifave të reja për Kinën në 54%.

Vietnami, i cili përfitoi nga zhvendosja e zinxhirëve të furnizimit të SHBA nga Kina pas luftës tregtare të mandatit të parë të Trump me Pekinin, do të goditet me një tarifë 46% dhe ra dakord të premten për të diskutuar një marrëveshje me presidentin amerikan.

Kanadaja dhe Meksika u përjashtuan nga të dyja detyrimet e fundit të Trump, sepse ato janë ende subjekt i një tarife prej 25% në lidhje me krizën e fentanilit në SHBA për mallrat që nuk përputhen me rregullat e origjinës SHBA-Meksikë-Kanada.

Trump ka përjashtuar nga tarifat doganore, mallrat që tashmë janë të taksuara me tarifa të veçanta 25% për arsye sigurie kombëtare, përfshirë çelikun, aluminin, makinat dhe pjesët e tyre.

Administrata e tij publikoi gjithashtu një listë me më shumë se 1,000 kategori produktesh të përjashtuara nga tarifat doganore. Të vlerësuara në 645 miliardë dollarë në importet e vitit 2024, këto përfshijnë naftë bruto, produkte të naftës dhe importe të tjera të energjisë, farmaceutikë, uranium, titan, lëndë druri dhe çipat kompjuterikë dhe bakër. Përveç energjisë, administrata Trump po heton disa nga këta sektorë të tjerë për tarifa të mëtejshme të sigurisë kombëtare.

shba donald trum tarifat prej 10%

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj