LIVE UPDATES
Bota

Trump: Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Por, sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje do të krijonte "situatë të vështirë" për Putinin. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se pret që Putini t’i bëjë të qarta veprimet e tij në javët e në vijim.

19 Gusht 2025, 19:19 Nga E. D
Trump: Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të martën se shpreson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por e pranoi se lideri rus mund të mos dëshirojë fare të bëjë marrëveshje.

Por, sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje do të krijonte "situatë të vështirë" për Putinin. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se pret që Putini t’i bëjë të qarta veprimet e tij në javët e në vijim.

Trump e përjashtoi sërish mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në tokën e Ukrainës dhe nuk dha hollësi për garancitë e sigurisë që ka përmendur më parë se Uashingtoni mund t’ia ofrojë Kievit si pjesë e çdo marrëveshjeje pas luftës.

"Nuk mendoj se do të jetë telash [arritja e një marrëveshjeje për paqe], të jem i sinqertë me ju. Mendoj se Putini është lodhur prej saj. Mendoj se të gjithë janë lodhur, por nuk i dihet kurrë", tha Trump.

"Do ta kuptojmë se çfarë do të bëjë presidenti Putin në javët e ardhshme ... Është e mundur që ai të mos dojë të bëjë marrëveshje fare", tha Trump, i cili më herët ka kërcënuar me më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe vendeve që blejnë naftën e saj nëse Putini nuk sjell paqe.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë u inkurajuan nga premtimi i Trumpit për garanci të sigurisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës gjatë një samiti të jashtëzakonshëm të hënën, por përballen me shumë pyetje pa përgjigje, përfshirë se sa e gatshme është Rusia të marrë pjesë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti takimin e së hënës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan "hap të madh përpara" drejt përfundimit të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë prej 80 vjetësh, dhe drejt organizimit të një takimi trepalësh me Putinin dhe Trumpin në javët në vijim.

Zelensky ishte i shoqëruar në samit nga liderët e vendeve aleate, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë. Rruga drejt paqes mbetet thellësisht e pasigurt dhe Zelensky mund të detyrohet të bëjë kompromise të dhimbshme për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Analistët thonë se mbi 1 milion njerëz janë vrarë ose plagosur në këtë luftë.

Rusia nuk ka bërë ndonjë zotim të qartë për ndonjë takim midis Putinit dhe Zelenskyt.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të martën se Moska nuk e refuzon asnjë format për diskutimin e procesit të paqes në Ukrainë, por çdo takim i udhëheqësve kombëtarë "duhet të përgatitet me kujdesin më të madh".

Putini ka paralajmëruar se Rusia nuk do t’i pranojë trupat e aleancës së NATO-s në tokën ukrainase.

Ai gjithashtu nuk ka treguar asnjë shenjë se do të tërhiqet nga kërkesat për tokën, përfshirë toka që nuk janë nën kontrollin ushtarak të Rusisë, pas bisedimeve të tij me Trumpin të premten e kaluar në Alaskë.

Trump nuk ka sqaruar se çfarë forme mund të marrin garancitë e sigurisë së SHBA. Në Alaskë ai u tërhoq nga këmbëngulja që Rusia të pranonte armëpushim para se të fillonin seriozisht negociatat për paqe./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj