LIVE UPDATES
Bota

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë: Ne jemi të gatshëm për të vepruar

Protestat nisën në Teheran më 28 dhjetor, për shkak të kolapsimit të kursit të këmbimit të monedhës kombëtare kundrejt dollarit amerikan dhe inflacioni arriti në 52 për qind. Protestat më pas u përhapën në disa rajone të tjera.

2 Janar 2026, 11:13 Nga I.A
Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë: Ne jemi
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit që po përballen me shtypje brutale nga forcat e sigurisë në Iran, pesë ditë pasi nisën protestat për shkak të gjendjes ekonomike dhe që rezultuan me disa vdekje dhe dhjetëra të arrestuar.

Protestat nisën në Teheran më 28 dhjetor, për shkak të kolapsimit të kursit të këmbimit të monedhës kombëtare kundrejt dollarit amerikan dhe inflacioni arriti në 52 për qind. Protestat më pas u përhapën në disa rajone të tjera.

Mediat e kontrolluara nga shteti dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut raportuan më 1 janar për të paktën shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, megjithëse agjencitë e lajmeve të lidhura me Qeverinë fajësuan për dhunën ata që i quajtën “nxitës” të dhunës.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë konfirmuar këto raportime dhe Radio Farda e Radios Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

“Nëse Irani qëllon dhe vranë dhunshëm protestuesit paqësorë, siç e ka zakon, Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë”, shkroi Trump në Truth Social më 2 janar.

“Ne jemi të gatshëm për të vepruar”, shtoi ai.

Në komentet dërguara Radios Farda po më 2 janar, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “protestat pasqyrojnë zemërimin e kuptueshëm të popullit iranian ndaj dështimeve dhe justifikimeve të Qeverisë së tij”.

Në përgjigje thuhet se regjimi iranian “vazhdon të shpërdorojë pasurinë e Iranit për të sponsorizuar terrorizmin në mbarë botën dhe për të shtypur popullin iranian, i cili dëshiron dhe meriton një jetë më të mirë”.

“Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal mbi regjimin”, tha DASH-i.

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, që shumë e konsiderojnë si relativisht të moderuar, është përpjekur të ulë tensionet, duke thënë se njihen “kërkesat legjitime” të iranianëve, teksa i bëri thirrje Qeverisë që të ndërmarrë veprime për të lehtësuar problemet ekonomike.

“Nga perspektiva islame… nëse nuk e zgjidhim çështjen e jetesës së njerëzve, do të përfundojmë në ferr”, tha Pezeshkian në televizionin shtetëror.

Megjithatë, forcat e sigurisë të linjës së ashpër u zotuan se do të kishin një qëndrim “të fortë” ndaj protestuesve që “shfrytëzojnë” situatën për të shkaktuar kaos.

Agjencia e lajmeve Fars, e afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit raportoi për protesta në qytetin Lordegan në jugperëndim, duke thënë se kishin ndodhur përleshje me forcat e sigurisë. Agjencia citonte “një burim të informuar” që tha se “dy persona kishin humbur jetën”.

Grupi me seli në Norvegji për të drejtat e njeriut, Hengaw gjithashtu raportoi për të vdekur në Lordegan, duke thënë se forcat e sigurisë kishin hapur zjarr ndaj protestuesve, duke vrarë dy dhe plagosur disa të tjerë. Grupi gjithashtu tha se një protestues u vra në provincën Isfahan më 31 dhjetor.

“Protesta u zhvilluan në disa zona të Lordeganit, përfshirë Sheshin e Komunës dhe përpara ndërtesës së Qeverisë. Demonstratat u përballën me shtypje të dhunshme, përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës dhe armëve të zjarrit të vërtetë nga forcat e rendit”, tha grupi.

Fars më pas raportoi edhe për tre të vrarë dhe 17 të plagosur në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Azna, qytet në provincën perëndimore të Lorestanit. Në këto raportime të pakonfirmuara thuhet se protestuesit sulmuan një stacion policor.

Garda Revolucionare, ndërkaq, tha më 1 janar se një nga anëtarët e saj të njësitit Basij, që përbëhet nga paramilitarë vullnetarë, u vra një ditë më parë në Kuhdasht, që gjendet po ashtu në Lorestan.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se të paktën 30 persona janë arrestuar në kryeqytet, Teheran, për “pritje të rendit publik”. Arrestime po ashtu janë raportuar edhe në zona të tjera, përfshirë në Malard dhe në provincat Alborz, Lorestan dhe Çaharmahal dhe Bakhtiari.

Në Malard, agjencia Fars citoi zëvendësguvernatorin duke thënë: “Hetimet tregojnë se një numër i të arrestuarve kishte ardhur në Malard nga qytetet fqinje, të cilat tani janë nën kontrollin e agjencive të sigurisë”.

Protestat duket se janë sfida më serioze për Qeverinë teokratike të Iranit që nga i protestave “Gratë, Jeta, Liria” pas vdekjes së studentes iraniano-kurde 22-vjeçares, Mahsa Amini, në shtator të vitit 2022, ndërsa ishte në paraburgim nga policia për shkelje të kodit të veshjes.

Më parë, Pezeshkian u kishte bërë thirrje qytetarëve të tregojnë solidaritet në vend që të bashkohen me protestat. Ai gjithashtu premtoi se Qeveria do të merrte “vendime të reja” që do të përmirësonin situatën ekonomike. Megjithatë, këto thirrje bën pak për të qetësuar iranianët e zemëruar, të cilët janë përballur me një inflacion mbi 50 për qind dhe me valutën, rial, vlera e të cilit po bie.

“Protestat e fundit shfaqin një realitet të qartë: shumë iranianë kanë vendosur se duhet t’i jepet fund establishmentit aktual – me çdo kusht dhe sa më shpejt që të jetë e mundur – para se vendi që ata duan të shkatërrohet edhe më shumë”, tha për Radion Farda më 1 janar Shirin Ebadi, e cila u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në 2003 për përpjekjet e saj për të sjellë demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Iran./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj