6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Groenlanda, territori gjysme-autonom danez i mbuluar me akull, është sërish në objektivin e presidentit të ardhshëm amerikan.
SHBA- Ndërsa përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë thirrje për rivendosjen e Kanalit të Panamasë nën kontrollin amerikan, ndërsa ripërsëriti thirrjet për t’i blerë Danimarkës, Groenlandën.
Groenlanda, territori gjysme-autonom danez i mbuluar me akull, është sërish në objektivin e presidentit të ardhshëm amerikan. Të dielën, zoti Trump emëroi ambasadorin e ri amerikan në Danimarkë.
Në një postim në median sociale ai shkruante se: “Për arsye të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.
Republikani Trump sugjeroi gjithashtu marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë. Ai i quajti “krejtësisht zhvatëse” tarifat e vëna nga Panamaja për të përdorur rrugën jetike të transportit detar.
“Nëse nuk respektohen parimet morale dhe ligjore, të këtij gjesti madhështor të dhurimit, atëherë ne do të kërkojmë që Kanali i Panamasë t’i kthehet plotësisht Shteteve të Bashkuara, shpejt dhe pa asnjë diskutim”, tha zoti Trump.
Duke hedhur poshtë akuzat e zotit Trump për tarifa të larta, Presidenti Jose Raul Mulino, tha se çdo metër katror i kanalit do të vazhdojë t’i përkasë Panamasë.
“Tarifat nuk janë trillime. Janë përcaktuar publikisht në një seancë të hapur, duke marrë parasysh kushtet e tregut, konkurrencën ndërkombëtare, kostot operacionale dhe nevojat për remont dhe modernizim të kanalit”, tha presidenti i Panamasë.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se Groenlanda nuk është për shitje. Thirrjet e Presidentit Trump në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë, për të blerë Groenlandën nuk u materializuan.
Sidoqoftë, deklaratat e tij para marrjes së presidencës më 20 janar kanë tërhequr vëmendjen e disa partnerëve dhe aleatëve.
Këtu përfshihet edhe Kanadaja. Zoti Trump e quajti Kryeministrin Justin Trudeau “guvernator”, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund ta përvetësojnë fqinjin e saj verior, ndërsa e kërcënoi atë vend me 25% tarifa.
Ndërsa mbetet i paqartë qëllimi përfundimtar i zotit Trump, të hënën, djali i tij, Eric Trump, postoi në rrjetet sociale një foto të manipuluar të presidentit të zgjedhur duke blerë Kanadanë, Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë në dyqanin e kompanisë Amazon./VOA
foto ilustruese SIRI- Të krishterët sirianë morën pjesë në shërbimet e natës së Krishtlindjes pë...
Mbreti Charles ANGLI- Mbreti Charles gjatë një mesazhi për ditën e Krishtlindjes ka falenderuar të gjithë mjekët q...
foto ilustruese AFGANISTAN- Bombardimet nga avionët ushtarakë pakistanezë në provincën lindore Paktika të Afganistanit kan&eu...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e ...
pamje nga vendngjarja AZERBAJXHAN- Një video e tmerrshme është publikuar, ku tregon momentin pak para se të rrëzohej avioni n...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli dhe grupi i militantëve palestinez të Hamasit, fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën pë...
foto ilustruese SIRI- Autoritetet e reja të Sirisë kanë djegur sasi të mëdha narkotike sot, duke përfshirë një...
rexhep tajip erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka dërguar një mesazh të ashpër luftëtarëve kurd...
Ukraine UKRAINË- Gjysmë milioni banorë në rajonin e Kharkiv të Ukrainës mbetën pa ngrohje pas sulmit masiv të Rusis...
Foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINA- Konkluzionet e miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska paraqesin kë...