LIVE UPDATES
Bota

"Do ndihmonte në dhënien fund të konfliktit vdekjeprurës në Ukrainë"/ Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse

Duke folur përmes platformës së tij Truth Social më 13 shtator, Trump kritikoi disa shtete të NATO-s për vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse” dhe duke paralajmëruar se “dobëson tej mase pozicionin tonë negociues dhe mundësinë për të pasur fuqi mbi Rusinë”.

13 Shtator 2025, 17:40 Nga E. D
"Do ndihmonte në dhënien fund të konfliktit
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke thënë se një veprim i tillë do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit vdekjeprurës në Ukrainë.

Duke folur përmes platformës së tij Truth Social më 13 shtator, Trump kritikoi disa shtete të NATO-s për vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse” dhe duke paralajmëruar se “dobëson tej mase pozicionin tonë negociues dhe mundësinë për të pasur fuqi mbi Rusinë”.

Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi NATO-ja nisi një operacion të ri ushtarak, të quajtur Roja Lindore, që tha se është e dizajnuar për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor të aleancës në përgjigje të inkursionit rus me dronë në hapësirën ajrore polake më herët gjatë kësaj jave.

Trump propozoi që shtetet e NATO-s të vendosin tarifa dytësore nga 50-100 për qind ndaj Kinës për blerjen e benzinës ruse, duke sugjeruar se tarifa të tilla do të hiqeshin kur lufta të përfundonte.

Presidenti amerikan po ashtu shtoi se është i gatshëm të vendosë sanksione “të mëdha” ndaj naftës ruse nëse shtetet e NATO-s e bëjnë të njëjtën gjë.

Turqia është blerësja e tretë më e madhe në botë e naftës ruse, ndërkaq Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të blejnë naftë ruse, kryesisht përmes naftësjellësit Druzhba, në bazë të një përjashtimi të bërë nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, operacioni i ri i NATO-s, Roja Lindore përfshin dislokimin e pajisjeve ushtarake nga disa aleatë të NATO-s për të penguar agresionin e mëtejmë rusë dhe për të rritur mbrojtjen kolektive përgjatë kufirit lindor.

“Çelësi për këtë është një dizajn krejtësisht i ri mbrojtjeje”, tha gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel më 12 shtator.

Grynkewich tha se pajisjet e reja do të përfshijnë avionët luftarakë francezë Rafale, F-16 danezë, një fregatë dhe sisteme tokësore të mbrojtjes që më parë ishin zotuar se do të dërgoheshin në rajon. Ai u tha gazetarëve se aleanca ushtarake do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj