LIVE UPDATES
Bota

Trump uron Vuçiç në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë

Serbia, deri më tani, pavarësisht të gjitha thirrjeve të vendeve perëndimore, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, edhe pse me votimin për rezolutat në Kombet e Bashkuara (OKB) e ka konfirmuar se e dënon pushtimin.

11 Shkurt 2025, 13:55 Nga r.ll
Trump uron Vuçiç në përvjetorin e shtetësisë,
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt – dhe ka thënë që pret se dy vendet do të forcojnë partneritetin dhe sigurinë për njerëzit e të dyja shteteve. Vuçiç e ka publikuar letrën e dërguar nga Trumpi, në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

"Vlerësojmë jashtëzakonisht shumë kontributin e rëndësishëm të Serbisë në sigurinë ndërkombëtare, qoftë në mbështetjen për popullin e Ukrainës në mbrojtje nga agresioni rus, apo në kontributin e Serbisë në misione të shumta paqeruajtëse anembanë botës", është thënë mes tjerash në letrën e Trumpit për Vuçiçin.

Serbia, deri më tani, pavarësisht të gjitha thirrjeve të vendeve perëndimore, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, edhe pse me votimin për rezolutat në Kombet e Bashkuara (OKB) e ka konfirmuar se e dënon pushtimin.

Trump ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht vazhdimin e integrimeve të Serbisë në rrugën euroatlantike, si dhe përpjekjet e saj për promovimin e marrëdhënieve paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët në rajon.

"Mezi pres të forcojmë më tej partneritetin tonë, duke u mbështetur në lidhjet gjithnjë e më të fuqishme mes vendeve tona, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të Serbisë dhe SHBA-së", është thënë mes tjerash në urimin e Trumpit.

Presidenti amerikan, ka theksuar, gjithashtu, se është i kënaqur me "bashkëpunimin gjithnjë e më intensiv dhe mundësitë e reja" për investime të ndërsjella në sektorë të rëndësishëm si teknologjia dhe energjia.

Së voni, Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) në listën e sanksioneve, për shkak se një pjesë e saj zotërohet nga kompania ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.

Vuçiq ka qenë njëri prej liderëve botërorë që kanë zhvilluar bisedë telefonike me Trumpin, disa ditë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Atëbotë, presidenti serb pati thënë se ndihet “mirënjohës” ndaj Trumpit, që ai "menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.

Serbia, po ashtu, ka nënshkruar një kontratë me firmën e dhëndrit të Trumpit, Jared Kushnerit, në maj të vitit 2024 për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili është shkatërruar pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999./REL

donald trump aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj