LIVE UPDATES
Bota

Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocid ndaj Izraelit

Ambasadori i Turqisë në Holandë, i shoqëruar nga një grup ligjvënësish turq, dorëzoi një deklaratë mbi synimin e vendit të tij. Me këtë veprim, Turqia, një nga kritiket më të ashpra të veprimeve të Izraelit në Gazë, bëhet vendi i fundit që kërkon të shtohet në padinë ndaj Izraelit.

7 Gusht 2024, 22:16 Nga I.A
Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocid
Erdogan

TURQI- Turqia paraqiti të mërkurën një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, një organizëm i OKB-së për t'u bërë pjesë e padisë së Afrikës së Jugut ku akuzohet Izraeli për gjenocid në Gazë, tha ministri i Jashtëm i vendit, Hakan Fidan.

Ambasadori i Turqisë në Holandë, i shoqëruar nga një grup ligjvënësish turq, dorëzoi një deklaratë mbi synimin e vendit të tij. Me këtë veprim, Turqia, një nga kritiket më të ashpra të veprimeve të Izraelit në Gazë, bëhet vendi i fundit që kërkon të shtohet në padinë ndaj Izraelit. Edhe Spanja, Meksika, Kolumbia, Nikaragua dhe Libia kanë kërkuar t'i bashkohen kësaj çështjeje, ashtu si edhe zyrtarët palestinezë. Gjykata nuk ka marrë ende vendim për kërkesat e tyre.

“Sapo kemi dorëzuar kërkesën tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’u bërë pjesë e padisë për gjenocid, ngritur kundër Izraelit”, tha Ministri i Jashtëm Hakan Fidan në një postim në platformën e mediave sociale X.

“I inkurajuar nga mungesa e ndëshkimit për krimet e tij, Izraeli po vret gjithnjë e më shumë palestinezë të pafajshëm çdo ditë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të luajë rolin e tij për të ndaluar gjenocidin; si duhet të ushtrojë trysninë e duhur mbi Izraelin dhe përkrahësit e tij. Turqia do të bëjë çdo përpjekje për ta realizuar këtë", tha ai.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për gjenocid, ka bërë thirrje që ai të ndëshkohet në gjykatat ndërkombëtare dhe ka kritikuar vendet perëndimore për mbështetjen ndaj Izraelit.

Në maj, Turqia pezulloi tregtinë me Izraelin, duke përmendur si arsye sulmin e tij ndaj Gazës. Ndryshe nga vendet perëndimore që e kanë cilësuar Hamasin një organizatë terroriste, zoti Erdogan e ka vlerësuar grupin, duke e quajtur një lëvizje çlirimtare.

Afrika e Jugut ngriti një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në fund të vitit të kaluar, duke akuzuar Izraelin se kishte shkelur Konventën e Gjenocidit me operacionet ushtarake në Gazë.

Izraeli ka hedhur poshtë me forcë akuzat për gjenocid dhe ka argumentuar se lufta në Gazë është një veprim legjitim mbrojtës kundër militantëve të Hamasit në përgjigje të sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit që shkaktoi vdekjen e rreth 1200 vetëve dhe gjatë të cilit u morën 250 pengje.

Nëse Gjykata pranon që t’i bëjë pjesë të padisë, këto vende do të jenë në gjendje të propozojnë shtesa me shkrim dhe të flasin në seancat publike.

Gjykatës mund t’i duhen vite që të marrë një vendim përfundimtar.

Në një deklaratë për mediat, Hamasi përshëndeti kërkesën e Turqisë për t'iu bashkuar padisë dhe tha se ajo konfirmon mbështetjen e Presidentit Erdogan për kauzën palestineze.

"Asnjë vend në botë nuk është mbi ligjin ndërkombëtar," tha më herët në platformën X zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Oncu Keceli.

“Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është jashtëzakonisht e rëndësishme në mënyrë që krimet e kryera nga Izraeli të mos mbeten pa u ndëshkuar”, shtoi ai.

Zoti Keceli bëri thirrje gjithashtu për zbatimin e menjëhershëm të masave paraprake të urdhëruara nga gjykata, përfshirë ndaljen e ofensivës ushtarake dhe rritjen e ndihmave humanitare për Gazën. Që kur zoti Erdogan mori pushtetin në 2003, Turqia dhe Izraeli kanë pasur një marrëdhënie të brishtë, herë herë me periudha fërkimesh të forta dhe herë herë me bashkëpunim. Lufta në Gazë ndërpreu përpjekjet më të fundit për normalizimin e marrëdhënieve.

Marrë nga VOA

erdogan

Sondazh

Poll
Bota 7 Gusht 2024, 18:36 E. D

Zbulohet në Greqi mozaiku 2400-vjeçar

pamje nga vendngjarja GREQI- Një mozaik dyshemeje që daton 2400 vjet më parë dhe që përshkruan dy satirë, figura t&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj