LIVE UPDATES
Bota

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Në zgjedhjet e fundit vendore të mbajtura në vitin 2019, opozita e bashkuar fitoi bashkinë e kryeqytetit Ankara dhe të qytetit të rëndësishëm për tregtinë, Stambollin, duke i dhënë kështu fund qeverisjes 25-vjeçare të këtyre qyteteve nga partia në pushtet.

28 Mars 2024, 15:50 Nga E. D
Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore
fotot ilustruese

TURQI- Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do të përpiqet të rifitojë disa nga qytete kryesore që i humbi pesë vjet më parë. Nëse opozita arrin të mbajë qytetet kryesore, kjo mund të shërbente për rigjallërimin e saj, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar.

Në zgjedhjet e fundit vendore të mbajtura në vitin 2019, opozita e bashkuar fitoi bashkinë e kryeqytetit Ankara dhe të qytetit të rëndësishëm për tregtinë, Stambollin, duke i dhënë kështu fund qeverisjes 25-vjeçare të këtyre qyteteve nga partia në pushtet.

Opozita pritet ta mbajë Ankaranë, ku kryebashkiaku Mansur Yavas, i konsideruar edhe si kandidat i ardhshëm për president, vazhdon të gëzojë popullaritet.

Profesori i shkencave politike në Universitetin Bilgi, Emre Erdogan, flet për një polarizim të vendit.

“Si rezultat i polarizimit në këtë vend, rreth dy të tretat e rezultateve të zgjedhjeve janë të ditura që tani. E dimë se çfarë do të ndodhë në Diyarbakir, apo në Mardin, ose në Kayseri. Nga 30 bashkitë e mëdha, ku jetojnë 75% e shtetasve turq, i dimë rezultatet për 24 apo 26 prej tyre”, thotë ai.

Në Stamboll, anketimet tregojnë për një garë të ngushtë mes Ekrem Imamoglut dhe Murat Kurumit. Presidenti Erdogan ka vënë 47-vjeçarin Kurum, ish-ministër i urbanizimit dhe mjedisit, për të kandiduar përballë kryebashkiakut aktual Ekrem Imamoglu, që vazhdon të jetë një politikan popullor nga partia e qendrës së majtë CHP. Emri i tij vazhdon të përmendet si kandidat i mundshëm për president.

“Stambolli është qyteti kryesor, pasi ka një të katërtën e popullsisë së Turqisë. Është gjigand; jozyrtarisht flitet për rreth 20 milionë banorë. Numri i refugjatëve që jetojnë në Stamboll është më i madh se numri i refugjatëve që jetojnë në të gjithë Holandën, apo në ndonjë vend tjetër. Së dyti, ka një buxhet të jashtëzakonshëm. Së bashku me kompanitë private vlerësohet të jetë në 10 apo 15 miliardë dollarë”, thotë profesori Emre Erdogan.

Por këtë radhë, zoti Imamoglu kandidon pa mbështetjen e partisë kryesore pro-kurde, si dhe pa mbështetjen e partisë nacionaliste IYI, të cilat kanë dalë me kandidatët e tyre. Kurdët përbëjnë rreth 10% të elektoratit në Stamboll dhe vota e tyre mund të jetë përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve.

Të dy kandidatët kanë premtuar projekte infrastrukturore në Stamboll për t’u dhënë godinave mbrojtje nga tërmetet dhe për të lehtësuar trafikun gjithnjë të rënduar të qytetit.

“Zoti na ruajtë të mos ketë ndonjë tërmet këtu në lagjen Beshiktash të Stambollit. Do të rrafshohej e gjitha. Njerëzit nuk do të kishin ku të iknin. Të kishte të paktën një zonë të hapur, një park, apo një vend ku mund t’i largoheshin tërmetit. Prandaj duhet të mbështesim kandidatin e AKP-së, Murat Kurumin dhe të votojmë për të. Ai do ta rigjallërojë Stambollin. Nëse shkatërrohet Stambolli, Turqia merr fund. Për të ardhmen e fëmijës tim, do ta mbështes Kurumin”, thotë Gungor Ugrac, votues 44-vjeçar në Stamboll.

“Jam shumë e kënaqur me kryebashkiakun Ekrem Imamoglu. Ka bërë punë të madhe dhe ka mbajtur premtimet. Ka bërë këtë shesh të ri. Ka përmirësuar transportin publik dhe sistemin hekurudhor të qytetit. Prandaj e mbështesim”, thotë Aysel Kaynar, votuese 58-vjeçare në Stamboll.

Nëse partia opozitare CHP arrin të mbajë qytetet kryesore, kjo do të rigjallëronte imazhin e partisë si një alternativë ndaj partisë në pushtet të presidentit Erdogan. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ai ka shfrytëzuar avantazhin që i jep pushteti, duke përdorur shpesh burimet shtetërore gjatë fushatës elektorale. Organizatat e monitorimit të mediave thonë se rreth 90% e mediave turke janë në duart e qeverisë dhe mbështetësve të saj dhe mbështesin fushatën elektorale të partisë në pushtet dhe aleatëve të saj, ndërsa ua mohojnë këtë mundësi partive opozitare./VOA

zgjedhjet në turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj