Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arrestimi i tyre kishte nxitur protestë dhe reagim nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, si dhe nga kryetari i komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviq, i cili është funksionar i partisë Demokracia e Re Serbe (Nova Srpska Demokratija - NSD), pjesë e Frontit Demokratik prorus që së fundmi është shpërbërë.
KOSOVË - Prokuroria Speciale e Kosovës i ka pushuar hetimet ndaj tre malazezëve të arrestuar në fund të vitit të kaluar nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”, konfirmoi të premten për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaçi.
Kozmaçi tha se “nga provat e siguruara nuk është vërtetuar se të pandehurit R.K. M.J. dhe D.L. e kanë kryer veprën penale, për të cilën është zhvilluar hetimi nga Prokuroria Speciale”.
Policia e Kosovës i arrestoi më Rajko Krivokapiç, 34 vjeç, Marinko Jovanoviç, 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviç, 24 vjeç, për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në manastirin e Deçanit më 24 nëntor 2024, mbanin mbishkrimin "Kosova është Serbi".
Mbishkrimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, autoritetet kosovare i trajtojnë si provokim dhe nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar.
Ata janë mbajtur në paraburgim prej nëntorit 2024 me urdhër të Gjykatës Themelore në Pjesë.
Pas arrestimit të tyre në nëntor, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviç, tha se dy nga tre të arrestuarit ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, dhe “ata zyrtarisht ndodhen në pushim mjekësor”.
“Bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha Krapoviç asokohe.
Arrestimi i tyre kishte nxitur protestë dhe reagim nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, si dhe nga kryetari i komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviç, i cili është funksionar i partisë Demokracia e Re Serbe (Nova Srpska Demokratija - NSD), pjesë e Frontit Demokratik prorus që së fundmi është shpërbërë.
Asokohe, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi tha se kishte nisur "një protestë të ashpër ndaj krahinës jugore serbe për arrestimin e besimtarëve”, si dhe një protestë ndaj autoriteteve malazeze.
Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020./REL
JD Vance SHBA- Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësis...
Masoud Pezeshkian, Vladimir Putin MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan të premten ...
Protesta SHKUP - Për të katërtën ditë radhazi, Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejt...
Donald Trump SHBA- Fjalimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak ...
Foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë mbështeti të premten unanimisht ligjin federal që ndalon rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkua...
pamjen nga vendngjarja SHBA- Një zjarr i madh ka rënë në një nga impiantet më të rëndësishme të prodhimit...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se miqësia e miliarderit të teknologjisë Elon Musk me të djathtë...
Aleksandër Vuçiç SERBI - Protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi kanë detyruar autoritetet serbe të p&eu...
Donald Trump dhe JD Vance SHBA- Portretet zyrtare të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe të zëvendësit ...
Donald Trump SHBA- Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten vendosi njëzëri që të miratoj&eum...