Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata me një vendim 5-4 mohoi kërkesën e bërë në momentet e fundit nga avokatët e Trump për të frenuar dhënien e dënimit, të planifikuar për të premten në orën 9:30 të mëngjesit në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut në Manhatan. Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts dhe kolegia e tij konservatore, Amy Coney Barrett iu bashkuan tre anëtarëve liberalë të gjykatës - Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Brown Jackson – në votimin kundër kërkesës së Trump.
SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të enjten kërkesën Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në shtetin e Nju Jorkut për për veprat penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Gjykata me një vendim 5-4 mohoi kërkesën e bërë në momentet e fundit nga avokatët e Trump për të frenuar dhënien e dënimit, të planifikuar për të premten në orën 9:30 të mëngjesit në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut në Manhatan. Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts dhe kolegia e tij konservatore, Amy Coney Barrett iu bashkuan tre anëtarëve liberalë të gjykatës - Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Brown Jackson – në votimin kundër kërkesës së Trump.
Gjykatësi i çështjes së zotit Trump, Juan Merchan, tha javën e kaluar se ai nuk ishte i prirur ta dënonte me burg presidentin e zgjedhur republikan dhe ka të ngjarë ta lirojë atë pa kushte. Kjo do të thotë se vendimi për ta shpallur atë fajtor për akuzat penale do të jetë pjesë e dokumenteve të gjykatës, por ai nuk do të marrë dënim me burg, gjobë apo lirim me kusht.
Katër gjykatës konservatorë - Clarence Thomas, Samuel Alito, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh – votuan në favor të kërkesës së Trump. Gjykata e Lartë mori për shqyrtim kërkesën e zotit Trump për të ndalur dhënien e dënimit pasi ajo u refuzua nga Gjykata e Lartë e shtetit të Nju Jorkut të enjten.
Ish-presidenti Trump u shpall fajtor nga një juri më 30 maj të vitit 2024 për 34 akuza penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Daniels pretendon se pati një marrëdhënie seksuale me zotin Trump në vitin 2006 pasi e takoi në një turne golfi në Lake Tahoe. Ish-presidenti Trump e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim. Prokurorët thonë se pagesa për zonjën Daniels ishte pjesë e një skeme më të gjerë për të blerë heshtjen e personave që mund të dilnin publikisht gjatë fushatës elektorale me histori turpëruese për marrëdhënie jashtëmartesore.
Prokurorët thanë se ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, i bëri pagesat për zonjën Daniels dhe se më vonë ai rimbursua nga zoti Trump, kompania e të cilit i regjistroi pagesat si shpenzime ligjore. Falsifikimi i të dhënave të biznesit ndëshkohet me deri në katër vite burgim. Zoti Trump është ish-presidenti i parë amerikan që është shpallur fajtor për një vepër penale./ VOA
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Qeveria laburiste njoftoi sot se ka deportuar 16,400 emigrantë të parregullt nga Britania në gjashtë m...
presidentë aktualë dhe ish-presidentë SHBA- Pesë presidentë aktualë dhe ish-presidentë u mblodhën për&nbs...
Foto ilustruese SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e ka kaluar të enjten një projektligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj ...
pamje nga zjarri KALIFORNI- Zjarret masive po shkatërrojnë mijëra struktura, po zhvendosin mijëra banorë, po shkatërrojn...
Zelenskyy dhe Meloni ROMË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u takua të enjten mbrëma me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zel...
María Corina Machado VENEZUELË- Aleatët e lideres më të fuqishme të opozitës së Venezuelës, María Cor...
Ursula von der Leyen, Antonio Costa SHBA- Donald Trump as nuk është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti i sapozgjedhu...
foto nga zjarri KALIFORNI- Një dramë e jetës reale po shpaloset pak jashtë Hollivudit. Zjarre të egra kanë shpërthyer me...
Foto ilustruese SHKUP- Zyrtarët e Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar ashpër një deklaratë të liderit të e...
obama dhe trump SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka shtrënguar duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe...