LIVE UPDATES
Bota

U miratua dje, vazhdojnë protestat në Gjeorgji kundër ligjit për “agjentët e huaj”

Ky ligj, që u shty përpara nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka nxitur protesta për javë të tëra. Ligji po ashtu është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

15 Maj 2024, 09:52 Nga M.B
U miratua dje, vazhdojnë protestat në Gjeorgji kundër ligjit
Protesta

GJEORGJIA- Mijëra gjeorgjianë kanë vazhduar protestën e tyre në Tbilisi në orët e para të 15 majit kundër Ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, i cili u miratua në Parlament një ditë më herët. Ky ligj, që u shty përpara nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka nxitur protesta për javë të tëra. Ligji po ashtu është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Presidentja Salome Zurabishvili, e cila ka mbështetur protestat paqësore, është zotuar se do të vendosë veto ndaj ligjit. Ajo ka dhjetë ditë afat që të ushtrojë të drejtën e saj të vetos.

Megjithatë, Ëndrra Gjeorgjiane dhe partnerët e saj në Parlament kanë vota të mjaftueshme për të shfuqizuar veton e presidentes. Më 15 maj, Zurabishvili do të mbajë një konferencë për media së bashku me ministrat e Jashtëm të Letonisë, Lituanisë, Estonisë dhe Islandës të cilët po vizitojnë Tbilisin. Mbrëmjen e 14 majit, protestuesit marshuan nga ndërtesa e Parlamentit për 2 kilometra drejt Sheshit të Heronjve, që gjendet në qendër të kryeqytetit gjeorgjian, ku policia arrestoi me dhunë të paktën dhjetë persona, thanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë përcjellë nga afër protestën.

Më 14 maj, në leximin e tretë dhe final, ligjvënësit votuan me 84 vota për dhe 30 kundër ligjit të prezantuar nga Ëndrra Gjeorgjiane, parti e cila ka përdorur forcat e sigurisë për të shtypur dhunshëm protestat që janë mbajtur javëve të fundit. Policia ka përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve. Pas miratimit të legjislacionit, protestuesit e zemëruar, të mbledhur jashtë Parlamentit, thyen barrierat e metalit të vendosura afër ndërtesës dhe policia u përlesh me ta. Të paktën 13 persona u arrestuan, disa prej të cilëve u arrestuan me dhunë.

Po ashtu, brenda Parlamentit, para se legjislacioni të hidhej në votim pati përleshje mes ligjvënësve të Ëndrrës Gjeorgjiane dhe atyre opozitarë. Ligji i miratuar nga Parlamenti gjeorgjian është dënuar nga SHBA-ja, BE-ja dhe grupet për të drejtat e njeriut, pasi kanë argumentuar se është i ngjashëm me ligjin që presidenti rus, Vladimir Putin, përdor për të shtypur disidencën dhe institucionet e pavarura. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, që gjendet në Tbilisi, tha se raportet e Uashingtonit me Gjeorgjinë do të rrezikohen dhe ndihma e SHBA-së për këtë shtet do të shqyrtohet, kur legjislacioni zyrtarisht të shndërrohet në ligj.

“Kjo është një ditë e errët për demokracinë gjeorgjiane”, tha një grup prej 11 senatorësh amerikanë përmes një deklarate të lëshuar pas votimit.

Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Tbilisi thanë se miratimi i ligjit “kërcënon lirinë e shprehjes” dhe u bënë thirrje autoriteteve të hetojnë dhunën ndaj protestuesve. Tubimet masive kundër këtij ligji janë protestat më të mëdha të organizuara në Gjeorgji që kur shteti shpalli pavarësinë më 1991. Sipas ligjit, tashmë të miratuar në Parlament, mediat, organizatat joqeveritare dhe organizatat e tjera jofitimprurëse duhet të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesat e një fuqie të huaj” nëse ato pranojnë më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë./ REL

gjeorgjia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj