Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Televizioni shtetëror iranian raportoi se shpërthimi në minierën në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, u shkaktua nga një rrjedhje metani. Disa minatorë dyshohet se janë të bllokuar brenda.
IRANI- Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një minierë qymyri në pjesën lindore të Iranit në orët e vona të 21 shtatorit. Televizioni shtetëror iranian raportoi se shpërthimi në minierën në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, u shkaktua nga një rrjedhje metani. Disa minatorë dyshohet se janë të bllokuar brenda.
Presidenti i ri reformist i Iranit, Masud Pezeshkian, i cili po përgatitej të udhëtonte për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se ka urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të ndihmuar familjet e tyre.
Ai gjithashtu njoftoi se ka nisur një hetim për incidentin. Prokurori lokal, Ali Nesaei, cituar nga agjencia iraniane IRNA, tha se “akumulimi i gazit në minierë” e ka bërë të vështirë operacionin e kërkimit.
“Aktualisht, prioriteti është të ofrojmë ndihmë për të plagosurit dhe të nxjerrim njerëzit nga rrënojat”, tha Nesaei.
Ai shtoi se “neglizhenca dhe përgjegjësia e agjentëve përkatës do të trajtohen” më vonë.
Irani, një vend prodhues nafte, është gjithashtu i pasur me një sërë mineralesh. Irani konsumon rreth 3.5 milion ton qymyr në vit, por nxjerr vetëm rreth 1.8 milion ton nga minierat e tij. Pjesa tjetër importohet, shpesh për t'u përdorur në uzinat e çelikut të vendit. Kjo nuk është fatkeqësia e parë që godet industrinë minerare të Iranit. Vitin e kaluar, një shpërthim në një minierë qymyri në qytetin verior Damghan vrau gjashtë persona, gjithashtu si pasojë e mundshme e një rrjedhje metani, sipas mediave lokale.
Në vitin 2013, 11 punëtorë humbën jetën në dy incidente të ndara minierash. Në vitin 2009, 20 punëtorë u vranë në disa incidente. Në vitin 2017, një shpërthim në një minierë qymyri vrau të paktën 42 persona. Standardet e dobëta të sigurisë dhe shërbimet e pamjaftueshme emergjente në zonat minerare shpesh fajësohen për viktimat./ REL
Policia SHBA- Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një të shtëna...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovë...
GJERMANI- Pse Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) është e rëndësishme për Brandenburgun? Përgjigj...
Shpërthimet në Liban LIBAN- Pak është vërtet e faktuar pas shpërthimeve të pagerëve dhe Walkie-Talkiet në ...
OKB SHBA- Udhëheqësit globalë po mblidhen në Nju Jork të dielën për "Samitin e së Ardhmes" që synon adresimin ...
Jamie Shea KOSOVË- Në një-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës n&e...
Foto Ilustruese LETONI- Qytetarët rusë që kanë qëndrim të përhershëm në Letoni, por kanë dështuar t...
Foto Ilustruese GJERMANI- Ai sulmoi konsullatën e përgjithshme të Izraelit në Mynih, shkëmbeu zjarr me policët gjerman&...
Ambulanca ITALI- Një konflikt që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit ka nisur në orët e para të m&eu...
Takimi SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Kryeministri japonez, Fumio Kishia, diskutuan lidhur me diplomacinë me Kinën...