Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fatima e diplomuar në Shkollën Universitare të Shkencave të Aplikuara në Gaza, nuk ishte vetëm një fotografe, ajo ishte një dëshmitare vizuale e realitetit gjithnjë e më të egër të përditshmërisë.
PALESTIN- Fotoreporterja palestineze Fatima Hassouna, e cila u vra së bashku me dhjetë anëtarë të familjes së saj në një sulm ajror izraelit mbi shtëpinë e saj në veri të Rripit të Gazës, është protagoniste e një dokumentari që do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm. Fatima e diplomuar në Shkollën Universitare të Shkencave të Aplikuara në Gaza, nuk ishte vetëm një fotografe, ajo ishte një dëshmitare vizuale e realitetit gjithnjë e më të egër të përditshmërisë.
Disa orë përpara se të vritej, ajo postoi një fotografi të perëndimit të diellit nga ballkoni i saj, duke shkruar: “Ky është perëndimi i parë pas një kohe të gjatë. Sa i përket vdekjes së pashmangshme, nëse vdes, dua një vdekje të zhurmshme. Nuk dua të jem pjesë e lajmeve të shkurtra, apo një numër në mesin e turmës. Dua një vdekje për të cilën dëgjon bota, një gjurmë që zgjat përgjithmonë dhe imazhe të pavdekshme që as koha, as vendi nuk mund t’i varrosin."
Një ditë përpara vrasjes së saj, Shoqata për Kinematografinë e Pavarur për Shpërndarje (ACID) njoftoi se dokumentari “Vendose shpirtin në pëllëmbën tënde dhe ec”, nga regjisorja iraniane në mërgim Sedeiph Farsi, është përzgjedhur për Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm. Fatima është figura qendrore e filmit dhe përzgjedhja e saj mund të kishte qenë një pikë kthese në karrierën e saj, një mundësi për ta ndarë vizionin e saj me botën.
Në një intervistë për të përditshmen franceze Le Monde, regjisorja iraniane e përshkroi Fatimën me fjalë prekëse, duke thënë se ajo ishte si dielli. Regjisorja thotë se ajo e ndiqte luftën në Gaza, dhe herë pas here bashkëpunonte me mediat duke u dërguar fotografi dhe video.
“Ajo e ndiqte luftën në Gaza, dhe herë pas here bashkëpunonte me mediat duke u dërguar fotografi dhe video. Çdo ditë më dërgonte fotografi, mesazhe të shkruara dhe regjistrime audio. Çdo mëngjes zgjohesha dhe pyesja veten nëse ajo ishte ende gjallë,” tregoi ajo.
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të pë...
Robert Fico SLLOVAKI- Transmetuesi publik finlandez YLE ka transmetuar një dokumentar të ri të titulluar "Sllovakia në nj&eu...
pamje nga sulmi SHBA- Një sulm ajror i ushtrisë amerikane në portin e naftës Ras Isa, në rajonin perëndimor të Jemenit, ...
Foto ITALI- Partitë e opozitës në Itali janë ankuar për një seri imazhesh të krijuara nga AI të publikuar...
foto ilustruese SHBA- Mediat britanike kanë zbuluar disa plane të pabesueshme të presidentit amerikan Donald Trump, për kriji...
Foto GJERMANI- Gjermanët po kufizojnë në mënyrë drastike udhëtimin e tyre në SHBA pas kthimit të Donald T...
Foto ilustruese SHBA- Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas një zëdh&e...
Foto ilustruese ITALI- Qeveria italiane ka lëshuar një deklaratë për takimin e sotëm mes Giorgia Melonit dhe ...
Foto IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka kërkuar që Rusia të luajë rol në bisedimet vendimtare për fat...
Donald Trump SHBA- Donald Trump kërcënoi mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga përpjekja e paqes për luftë...