LIVE UPDATES
Bota

U vranë nga xhihadistët, Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës

Së paku 50 luftëtarë të Wagnerit u vranë në një pritë të al-Qaidas në kufi me Algjerinë, tha Wassim Nasr, specialist dhe hulumtues i lartë në Qendrën Soufan. Ai tha se i ka numëruar trupat në një video pas sulmit.

29 Korrik 2024, 22:00 Nga M.B
U vranë nga xhihadistët, Wagner pëson humbje të mëdha
Foto ilustruese

AFRIKA- Dhjetëra mercenarë të grupit rus, Wagner, u vranë nga xhihadistët dhe rebelët gjatë fundjavës së kaluar në veri të Malit. Kjo është përshkruar nga një analist të hënën si goditja më e rëndë ndaj grupit rus ndër vite. Ndërsa, së paku dy mercenarë të tjerë u morën peng. Së paku 50 luftëtarë të Wagnerit u vranë në një pritë të al-Qaidas në kufi me Algjerinë, tha Wassim Nasr, specialist dhe hulumtues i lartë në Qendrën Soufan. Ai tha se i ka numëruar trupat në një video pas sulmit.

Mercenarët ishin duke luftuar kryesisht kundër rebelëve tuareg përkrah ushtrisë së Malit, kur konvoi i tyre u detyrua të tërhiqej brenda territorit të xhihadistëve dhe ra në pritë në jug të Tinzaouaten, tha Nasr. Wagneri konfirmoi në Telegram të hënën se disa luftëtarë të tij, si dhe trupa të Malit, u vranë në një betejë kundër qindra militantëve. Grupi mercenar nuk tregoi se sa luftëtarë të tij u vranë.

Ushtria e Malit tha se i humbi dy ushtarë dhe se i vrau 20 rebelë. Në një komunikatë në fundjavë, Al-Qaida tha se 50 luftëtarë të Wagnerit u vranë në sulmin e saj, i cili kishte për qëllim “hakmarrjen për masakrat e kryera në veri dhe në qendër” të Malit në betejën shumëvjeçare kundër ekstremistëve. Rebelët taureg thanë se një numër i papërcaktuar i mercenarëve dhe ushtarëve të Malit u dorëzuan në duart e tyre. Associated Press nuk ishte në gjendje ta verifikonte menjëherë videon e përmendur nga Nasr.

“Kjo është shumë e rëndësishme, nuk ka ndodhur kurrë më parë në tokën afrikane dhe do t’i ndryshojë dinamikat”, tha Nasr.

“Ata nuk do të dërgojnë më ekspedita të mëdha si këto në afërsi të kufirit me Algjerinë”, tha ai.

Rusia e ka shfrytëzuar prishjen e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe vendeve të rajonit Sahel në Afrikën Perëndimore, për të dërguar luftëtarë dhe për ta shtrirë ndikimin e vet. Wagneri ka qenë aktiv në Sahel – pjesën dërrmuese në jug të Shkretëtirës së Saharës – ku mercenarët përfitojnë nga pasuritë e rrëmbyera minerale në këmbim të shërbimeve të sigurisë.

Wagneri ka qenë i pranishëm në Mali prej fundit të vitit 2022, pas një grusht shteti ushtarak. Trupat franceze dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë para puçit ndihmuan në luftimin e militantëve, të cilët për më shumë se një dekadë i kanë kërcënuar komunitetet në rajonet qendrore dhe veriore. Njëkohësisht, Wagneri është akuzuar se ka ndihmuar në kryerjen e sulmeve me dronë, si pasojë e të cilave janë vrarë civilë. Wagneri ka pasur rreth 1.000 luftëtarë në Mali.

Prej se filluan ta ndihmojnë ushtrinë e Malit për ta rimarrë kontrollin në qytetin e rëndësishëm verior, Kidal, mercenarët e Wagnerit kanë shfaqur vetëbesim të tepruar dhe kanë punuar përtej kapacitetit të tyre, sipas analistit të pavarur, John Lechner.

“Humbjet e mëdha apo dështimet, i atribuohen kompanive ushtarake private, ndërsa fitore Ministrisë së Mbrojtjes [së Rusisë]”, tha ai./ REL

wagner

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj