LIVE UPDATES
Bota

Presidenti prorus i Bullgarisë refuzon të dërgojë avionë dhe tanke në Ukrainë: Mbështesim paqen!

Bullgaria, aktualisht, e ka Parlamentin e shpërbërë dhe më 2 prill do t’i zhvillojë zgjedhjet parlamentare, të cilat janë zgjedhjet e pesta të parakohshme në dy vjet.

24 Mars 2023, 14:24 Nga I.A
Presidenti prorus i Bullgarisë refuzon të dërgojë
kamion

BULLGARI- Me rezervat e saj të armëve të epokës sovjetike, Bullgaria, shtëpia e një industrie të lulëzuar armësh, mund të jetë një aleat kyç i Ukrainës, e cila është trajnuar dhe pajisur me armë të tilla në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse. Bullgaria, aktualisht, e ka Parlamentin e shpërbërë dhe më 2 prill do t’i zhvillojë zgjedhjet parlamentare, të cilat janë zgjedhjet e pesta të parakohshme në dy vjet.

Në këtë kohë të pasigurisë politike, qeveria në detyrë nuk ka gatishmëri që t’i ofrojë ndihmë me armë vdekjeprurëse Kievit. Këtë e ka shfaqur edhe presidenti bullgar, Rumen Radev, i cili njihet për prirjet e tij në përkrahje të Kremlinit.

Radev, një ish-pilot i forcave ajrore, fuqizoi qëndrimin e ashpër më 21 mars, duke mos u bashkuar me një mori shtetesh të BE-së për të furnizuar Ukrainën me të paktën 1 milion predha artilerie gjatë vitit të ardhshëm.

"Bullgaria nuk mbështet dhe nuk është pjesë e urdhrit të përgjithshëm për furnizimin me predha Ukrainën", tha Radev.

"Vendi ynë do të mbështesë përpjekjet diplomatike evropiane për të rivendosur paqen", tha ai.

Radev shtoi, gjithashtu, se Bullgaria nuk do t'i japë Ukrainës avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes raketore ose tanke për sa kohë që qeveria aktuale e përkohshme është në pushtet. Radev, së bashku me Dimitar Stojanovin, ministër në detyrë i Mbrojtjes bullgare, kanë deklaruar së fundmi se transferimi i disa prej rezervave ushtarake të vendit, duke përfshirë tanket dhe avionët e kohës sovjetike, ose sistemet e mbrojtjes ajrore S-300, do të dobësonte mbrojtjen e vendit. Këto deklarime analistët i cilësuan të dyshimta.

Sofja, po ashtu, duket se nuk e pranon ofertën nga Uashingtoni: dhuroni pajisjet tuaja të epokës sovjetike në Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara do t'i zëvendësojnë ato me sisteme moderne ose para. Sllovakia dhe Greqia janë dy shtete të NATO-s që do ta pranojnë këtë ofertë të Uashingtonit. Përfitimet nga kjo marrëveshje ishin të dukshme më 22 mars kur ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nadd, njoftoi se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Sllovakisë 12 helikopterë të rinj Bell AH-1Z Viper me rreth 75 për qind zbritje pasi Bratislava dërgoi avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë.

Dhe, Bullgaria sigurisht që ka nevojë t'i modernizojë forcat e saj të armatosura, argumenton Atanas Zapryanov, një ish-zëvendësministër bullgar i Mbrojtjes, duke pretenduar se shumica e rezervave të saj gjithsesi se janë gati për t'u çmontuar.

“Ju garantoj se pas pesë vjetësh, shënoni fjalët e mia, se do të thuhet se ky skrap është i kotë dhe ne duhet t'i hedhim dhe të blejmë të reja”, tha Zapryanov për Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë.

Në Parlament, kundërshtimi për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës ka ardhur pikërisht nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe partia e ekstremit të djathtë Rilindja. Edhe qeveria pro-perëndimore e udhëhequr nga Petkov që ishte në detyrë nga dhjetori 2021 deri në korrik 2022 nuk ishte në gjendje që me partnerët e saj të koalicionit ta kapërcejë atë kundërshtim.

Në maj 2022, Parlamenti votoi vetëm në favor të riparimit të pajisjeve ushtarake ukrainase në uzinat në Bullgari, duke hedhur poshtë një ofertë të qeverisë për të dërguar një paketë armësh në Kiev. Sidoqoftë, deri në dhjetor 2022, fraksioni pro-perëndimor ishte në gjendje të merrte miratimin për paketën e parë të armëve për Ukrainën, megjithëse jo pajisje të rënda. Lista e armëve në atë paketë ishte e klasifikuar, por zyrtarët qeveritarë kishin thënë se Sofja do të dërgonte kryesisht armatime të lehta dhe municione.

Deri atëherë, Bullgaria, së bashku me Hungarinë e udhëhequr nga kryeministri miqësor ndaj Kremlinit, Viktor Orban, kishin qenë dy kombet e vetme në BE që refuzuan thirrjet e Ukrainës për ndihmë ushtarake.

Megjithatë, në prapaskenë Bullgaria ka të ngjarë të bëjë shumë më tepër. Petkov tha kohët e fundit se Bullgaria kishte furnizuar në mënyrë të fshehtë Ukrainën me municion dhe naftë shumë të nevojshme në muajt e parë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022.

Qershorin e kaluar, Alexander Mikhailov, drejtor i atëhershëm i Kintex, një kompani shtetërore e tregtisë së armëve dhe municioneve, tha se Bullgaria kishte dërguar 4.200 tonë armë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë.

Këto përpjekje për ndihmë ushtarake për Ukrainën mund të shpjegojnë pjesërisht një seri shpërthimesh në depot e municioneve në Bullgari në vitet e fundit mes dyshimeve për spiunazh rus, ka zbuluar një hetim special i Radios Evropa e Lirë.

Por, zyrtarisht, sipas Institutit gjerman të Kielit për Ekonominë Botërore, i cili ka gjurmuar forma të ndryshme të ndihmës së jashtme për Ukrainën, Ministria bullgare e Mbrojtjes e kishte furnizuar Ukrainën me helmeta, jelekë, kuti të ndihmës së parë, veshje dimërore dhe çizme para se Parlamenti të miratonte dërgesat e armëve në dhjetor 2022.

Ky votim i dhjetorit mund të tregojë për një shtyrje të mundshme nga Sofja, por me shpërbërjen e Parlamentit dhe Radevin, i cili fitoi një mandat të dytë presidencial në nëntor 2021 me mbështetjen e BSP-së, tani për tani, duket e pamundur.

Bullgaria ka një industri të lulëzuar armësh, e gjashta më e madhe në Evropë dhe e specializuar në prodhimin dhe përmirësimin e sistemeve të armëve të epokës sovjetike. Në vitin 2021, prodhimi vendas i armëve gjeneroi më shumë se 1 miliard leva (gati 550 milionë dollarë), me një pjesë të madhe të prodhimit të destinuar për vendet e tjera të NATO-s, si dhe shtete në Afrikë dhe Azi.

Reuters raportoi në nëntor 2022 se fabrikat e armëve në Evropën Lindore dhe Qendrore kanë "shfrytëzuar armë, municione dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë" për të ndihmuar kundër forcave pushtuese ruse.

Më 6 janar, Uashingtoni njoftoi një ndihmë të re ushtarake prej 682 milionë dollarësh për "partnerët dhe aleatët evropianë për të ndihmuar në nxitjen dhe plotësimin e donacioneve të pajisjeve ushtarake për Ukrainën".

Jo vetëm që Bullgaria mund të përdorte atë fond për të modernizuar ushtrinë e saj në këmbim të transferimit të disa prej sistemeve të saj më të vjetra në Ukrainë, por më herët, në tetor 2022, Ambasada e SHBA-së në Bullgari njoftoi për financimin me gati 40 milionë dollarë sipas një skeme të ngjashme vetëm për vendin ballkanik.

Në dhjetor 2022, një delegacion amerikan mbërriti në Sofje për bisedime rreth dërgesave të mundshme të armëve bullgare në Ukrainë. Në veçanti, zyrtarët amerikanë ofruan sisteme të papërcaktuara të armëve amerikane në këmbim të dërgimit të një sistem të mbrojtjes ajrore ‘S-300’ të Bullgarisë në Ukrainë.

Një kërkesë e tillë e SHBA-së thuhet se ishte thënë nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kur ai vizitoi Sofjen më 19 mars 2022, pa sukses.

Këtë herë, zyrtarët amerikanë thuhet se ofruan më shumë se 240 milionë dollarë stimuj financiarë për të bindur homologun e tyre bullgar, thanë për Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë disa burime që kanë njohuri për bisedimet.

Ministria bullgare e Mbrojtjes nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kishte shprehur interesim për të marrë pjesë në atë që njihet zyrtarisht si programi i financimit të jashtëm ushtarak të Uashingtonit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së refuzoi gjithashtu të thoshte nëse zyrtarët bullgarë kishin shprehur interes për programin. Radev tha se nëse Bullgaria do t'i dhuronte Ukrainës disa nga sistemet e saj raketore të epokës sovjetike si S-300 dhe S-200, si dhe avionë ushtarakë MiG-29 dhe Su-25 dhe tanke T-72, atëherë do t'i duhen zëvendësimet.

"Si komandant suprem i forcave të armatosura, unë jam i detyruar të këmbëngul që potenciali mbrojtës i ushtrisë bullgare të mos dobësohet në këtë situatë komplekse, por përkundrazi, duhet të ruhet dhe zhvillohet", u zotua Radev.

Megjithatë, zyrtarët e lartë bullgarë duket se po injorojnë një mundësi të artë për ta modernizuar ushtrinë e tyre me ndihmën bujare nga Uashingtoni, tha Zapryanov.

"Nga ky miliard [në dollarë amerikanë në ndihmë ushtarake të shpallur në shtator 2022 nën programin e financimit të jashtëm ushtarak FMF], [Qeverisë bullgare] do t'i jepen para për të blerë çfarë të duan", tha Zapryanov për Radion Evropa e Lirë.

Sllovakia mund të shërbejë si një model për Bullgarinë, vuri në dukje Zapryanov. Më 17 mars, Sllovakia njoftoi se do të dërgojë të 13 avionët e saj MiG-29 në Ukrainë në një datë të pacaktuar. Në këmbim, Shtetet e Bashkuara do të kompensojnë transferimin me 745 milionë dollarë materiale mbrojtëse, ndërsa BE-ja do të sigurojë 200 milionë euro. Nëse Bullgaria do të furnizonte Ukrainën me sistemin e saj S-300, ajo do të merrte jo vetëm fonde për armë më moderne, por edhe mbrojtjen e qiellit të saj nga sistemet e baterive të raketave Patriot nën misionin e mbrojtjes ajrore të NATO-s, siç është bërë në Sllovaki, tha Zapryanov.

Plus, sistemet e vjetruara S-300 te të cilat tani mbështetet Bullgaria, do të çmontohen brenda dy ose tre vjetësh, pohoi Zapryanov. Sido që të jetë, 4 apo 5 avionët MiG të Bullgarisë mund të hiqen nga shërbimi tashmë në fund të këtij viti./Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria