LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bën thirrje për qetësi, mes dhunës vdekjeprurëse në vend

Përleshjet, për të cilat një grup që monitoron luftën tha se kishin shkaktuar vdekjene 1,000 vetëve, kryesisht civilë, vazhduan për të katërtën ditë në qendrën e mbështetësve të Asadit. Një burim sirian i sigurisë tha se ritmi i luftimeve ishte ngadalësuar rreth qyteteve Latakia, Jabla dhe Baniyas, ndërsa forcat e sigurisë kontrollonin zonat malore përreth ku fshiheshin rreth 5,000 kryengritës pro-Asad.

9 Mars 2025, 14:57 Nga I.A

Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bën thirrje për qetësi,

SIRI- Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bëri thirrje për paqe të dielën pasi qindra vetë u vranë në dhunën më vdekjeprurëse në 13 vitet e luftës civile, duke vënë përballë përkrahësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kundër sundimtarëve të rinj islamikë të vendit.

Përleshjet, për të cilat një grup që monitoron luftën tha se kishin shkaktuar vdekjene 1,000 vetëve, kryesisht civilë, vazhduan për të katërtën ditë në qendrën e mbështetësve të Asadit. Një burim sirian i sigurisë tha se ritmi i luftimeve ishte ngadalësuar rreth qyteteve Latakia, Jabla dhe Baniyas, ndërsa forcat e sigurisë kontrollonin zonat malore përreth ku fshiheshin rreth 5,000 kryengritës pro-Asad.

Presidenti i përkohshëm Sharaa u bëri thirrje sirianëve të mos lejojnë që tensionet sektare të destabilizojnë më tej vendin.

"Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen në vend, ne mund të jetojmë së bashku," tha zoti Sharaa në një video, duke folur në një xhami në lagjen e tij të fëmijërisë Mazzah, në Damask.

“Të jeni të sigurt për Sirinë, ky vend mund të mbijetojë... Ajo që po ndodh aktualisht në Siri është një sfidë e pritshme”.

Shtetet e Bashkuara dënuan "terroristët radikalë islamikë, përfshirë xhihadistët e huaj" për dhunën dhe u bënë thirrje autoriteteve të përkohshme të Sirisë që të mbajnë përgjegjës autorët e "masakrave kundër komuniteteve pakicë të Sirisë".

"Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah pakicave fetare dhe etnike të Sirisë, duke përfshirë komunitetet e saj të krishtera, druze, alavite dhe kurde, dhe u ofron ngushëllimet viktimave dhe familjeve të tyre", tha në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Rebelët e udhëhequr nga grupi islamik sunit i Sharaas, Hayat Tahrir al-Sham rrëzuan qeverinë e Asadit në dhjetor. Assadi u arratis në Rusi, duke lënë pas disa nga këshilltarët dhe mbështetësit e tij më të afërt, ndërsa grupi i Sharaas emëroi një qeveri të përkohshme dhe mori drejtimin e forcave të armatosura të Sirisë. Përmbysja e Asadit i dha fund dekadave të sundimit të familjes së tij, që u karakterizua nga një shtypje e ashpër dhe një luftë civile shkatërruese që filloi si një kryengritje paqësore në vitin 2011.

Lufta - në të cilën vendet perëndimore, ato arabe dhe Turqia mbështetën rebelët, ndërsa Rusia, Irani dhe milicitë besnike të Teheranit mbështetën Assadin - u kthye në një teatër për konflikte mes fraksioneve të armatosura, me besnikëri dhe axhenda të ndryshme. Ajo ka shkaktuar vdekjen e qindra-mijëra njerëzve dhe ka zhvendosur miliona sirianë.

Pas muajsh qetësie relative pas rrëzimit të Asadit, dhuna u rrit këtë javë pasi forcat e lidhura me drejtuesit e rinj islamikë filluan një goditje ndaj një kryengritjeje në rritje nga sekti alavit i Asadit në provincat mesdhetare të Latakisë dhe Tartous. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, tha të shtunën se më shumë se 1,000 vetë ishin vrarë në dy ditë luftime.

Ai tha se 745 ishin civilë, 125 anëtarë të forcave siriane të sigurisë dhe 148 luftëtarë besnikë të Asadit.

Rami Abdulrahman, kreu i organizatës, tha se civilët përfshinin gra dhe fëmijë alavitë. Zoti Abdulrahman i tha agjencisë Reuters të dielën se numri i të vdekurve ishte një nga më të lartët që nga një sulm me armë kimike nga forcat e Asadit në vitin 2013, i cili shkaktoi vdekjen e rreth 1,400 vetëve në një periferi të Damaskut.

Bashkimi Evropian, zyrtarët e të cilit kanë bërë bisedime me Sharaan që kur ai u bë udhëheqës de fakto i Sirisë, dënoi "të gjithë dhunën kundër civilëve" dhe "çdo përpjekje për të minuar stabilitetin dhe perspektivat për një tranzicion të qëndrueshëm paqësor" në Siri./VOA

ahmed sharaa

Sondazh

Poll
Bota 9 Mars 2025, 12:13 I.A

Çfarë po ndodh në Siri?

SIRI- Siria është duke e përjetuar dhunën më të madhe që nga rënia e qeverisë së Bashar al-Assadit në d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj