LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqësit botërorë takohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tregoi së fundmi gazetarëve një hartë, që më parë ishte sekrete, e cila tregon vendndodhjen e mineraleve të rralla të vendit të tij.

10 Shkurt 2025, 17:05 Nga E. D
Udhëheqësit botërorë takohen në Konferencën e
foto ilustruese

MYNIH- Presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë shfaqur gatishmëri të arrijnë një marrëveshje, ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen këtë javë në Konferencën e përvitshme të Sigurisë në Mynih. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi takimi i Mynihut mbahet për të diskutuar, ndër të tjera, të ardhmen e sigurisë së Kievit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tregoi së fundmi gazetarëve një hartë, që më parë ishte sekrete, e cila tregon vendndodhjen e mineraleve të rralla të vendit të tij.

“Këto depozita janë tejet të vlefshme… vlejnë shumë. Kjo është arsyeja pse ne duhet t'i mbrojmë. Kjo është ajo që duan amerikanët. Nëse duan të bëjmë marrëveshje, atëherë ta bëjmë marrëveshjen”, thotë presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky.

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është i hapur për negociata.

“Ne duam të bëjmë një marrëveshje me Ukrainën. Ata do të sigurojnë atë që po u japim në këmbim të mineraleve të rralla dhe objekteve të tjera”, thotë Presidenti Trump.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit, Mike Waltz gjatë fundjavës i bëri jehonë kërkesës së presidentit për të vazhduar ndihmën amerikane për Ukrainën në këmbim të burimeve natyrore të vendit.

Mineralet e rralla janë të rëndësishme për prodhimin e motorëve elektrikë dhe pajisjeve për komunikim.

Presidenti Zelensky thotë se rreth 20 për qind e burimeve të Ukrainës janë në pjesë të vendit që janë pushtuar nga forcat ruse.

Ai e quan rajonin Dnipro të Ukrainës “shumë të pasur” dhe paralajmëron se nëse Rusia i kontrollon ato depozita minerale, Moska mund t'i dërgojë tek kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara si Irani apo Koreja e Veriut.

Së fundmi forcat ukrainase kryen sulme me dronë kundër forcave ruse përgjatë lumit Dnipro.

Presidenti Zelensky thotë se Rusia e di vendndodhjen e burimeve natyrore nga hulumtimet gjeologjike të epokës sovjetike.

Presidenti ukrainas thotë se ka diskutuar me Presidentin Trump gjithashtu mbi idenë e magazinimit të gazit natyror të lëngshëm të Shteteve të Bashkuara në depot e nëndheshme të Ukrainës.

Kievi u përball sërish me sulme ajrore, pasi forcat ajrore të Ukrainës thonë se rrëzuan gati gjysmën e 139 dronëve lëshuar nga Rusia. Nga zyrtarët lokalë nuk njoftohet për dëme apo viktima.

Ndërkohë, ligjvënësit gjermanë miratuan vitin e kaluar një fond të posaçëm prej rreth 107 miliardë dollarësh për të forcuar ushtrinë e vendit në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ushtria gjermane aktualisht ka rreth 179 mijë trupa dhe sipas njoftimeve të mediave, Berlini synon të arrijë në 203 mijë trupa deri në vitin 2031.

“Situata në Evropë ka ndryshuar për shkak të luftës në Ukrainë. Pra, tani, ku zona të tëra po ndryshojnë, ne duhet të përgatitemi për një luftë ndoshta në të ardhmen dhe duhet të mbushim rezervat tona”.

Udhëheqësit botërorë do të takohen këtë javë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani për të diskutuar, mes temave të tjera, mbështetjen për Ukrainën. Bisedimet zhvillohen nga 14 deri më 16 shkurt./VOA

udhëheqësit botërorë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj