LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqësit e G-20 nënshkruajnë marrëveshje për korridor tregtie nga India në Evropë

Korridori ekonomik Indi - Lindje e Mesme - Evropë, rezultat i takimit të shteteve më të zhvilluara të botës, të njohura si G-20, në Indi, do të përbëhet nga një rrjet linjash hekurudhore dhe detare nga India në Lindje të Mesme, pastaj nëpër tokë drejt Mesdheut, nëpër Greqi për në Evropë.

15 Shtator 2023, 16:40 Nga r.ll
Udhëheqësit e G-20 nënshkruajnë marrëveshje për
foto e liderëve të G-20

SHBA- Një korridor që do të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Evropën po konsiderohet si variant modern i një rruge të lashtë tragëtare që lidhte Lindjen dhe Perëndimin dhe një mënyrë alternative për nismën kineze Një brez Një rrugë. Gazetarja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell hollësi se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po mbështesin këtë rrugë të re hekurudhore dhe detare.

Korridori ekonomik Indi - Lindje e Mesme - Evropë, rezultat i takimit të shteteve më të zhvilluara të botës, të njohura si G-20, në Indi, do të përbëhet nga një rrjet linjash hekurudhore dhe detare nga India në Lindje të Mesme, pastaj nëpër tokë drejt Mesdheut, nëpër Greqi për në Evropë. Presidenti Joe Biden e përshëndeti këtë marrëveshje të arritur gjatë takimit në New Delhi.

“Korridori krijon vende pune, rrit tregtinë, forcon zinxhirët furnizues dhe përmirëson lidhjet me njëri tjetrin. Vendos themelet që do të forcojnë tregtinë dhe sigurojnë ushqimin për njerëz në shumë shtete,” tha Presidenti Biden.

Udhëheqësja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pajtohet.

“Korridori është më shumë se një hekurudhë apo kabllo. Është një urë ambientale dhe digjitale përgjatë kontinenteve dhe civilizimeve,” thotë ajo.

Por, a do të jetë korridori i mjaftueshëm për të shërbyer si alternativë ndaj nismës gjithpërfshirëse të Kinës Një Brez një Rrugë, që është e pranishme në 150 shtete?

“Nuk e konsideroj si konkurrencë të drejtpërdrejt globale të nismës Një Brez Një Rrugë. Kjo mund të jetë një mënyrë për t’u dhënë infrastrukturë disa shteteve. Por, në realitet, shumë nga ato shtete tashmë pranojnë mjaft ndihmë për investime. Sigurisht Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli nuk kanë nevojë për kapitale të huaja. Është përparim. Por mund të jetë edhe mundësi politike për të përafruar më shumë Izraelin dhe Arabinë Saudite, duke u bërë një plan shumë joshës afatgjatë,” thotë zoti Zack Cooper nga Instituti Amerikan “Enterprise”

Dhe ndonëse Kina prin – si në kohë, ashtu dhe në fonde – analistja Aparna Pande thotë se ky projekt modest megjithatë ka peshë. Dhe, siç thotë ajo, ndonëse nuk është përpiluar si nisma Një Brez Një Rrugë që ka një qendër me disa pika, nga korridori përfitojnë më shumë shtete, ndonëse në përmasa më modeste.
“A duhej të ishte bërë kjo një dekadë më herët? Patjetër. A duhet ta ndërmarrim këtë nismë tani, meqë jemi vonuar për një dekadë? Nuk ma merr mendja,” thotë zonja Pande nga Instituti "Hudson". Por, projekti – që u jep shteteve një afat kohor prej 60 ditësh të zhvillojnë dhe pajtohen për një plan veprimi – tashmë ka hasur në një pengesë.

Në takim, Presidenti i Turqisë dukej sikur e mirëpriti idenë. Por, rrugës për në Ankara, u tha gazetarëeve se ideja për të shmangur Turqinë “nuk ka për të funksionuar.”

“Sigurisht që Turqia dëshiron të jetë pjesë e marrëveshjes. Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë janë mjaft të acaruara aktualisht dhe Turqia nuk ka marrëdhënie të mira as me Arabinë Saudite dhe Izraelin, e as me Greqinë. Përfshirja e Turqisë në marrëveshje është e mundur, por sigurisht janë një mori shtetesh që duan të shohin Turqinë të ndryshojë qasje, nëse ajo do të bëhet pjesë e saj,” thotë analisti Cooper.
Zoti Biden e quan “marrëveshje me peshë”, por sa shpejt mund të bëhet marrëveshja realitet, mbetet për t’u parë./VOA

g-20 indi-lindje e mesme-evrope

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj