LIVE UPDATES
Bota

Uglanin: Kërkesa për shkarkimin e kryetarit në Mitovicën e Veriut në kundërshtim me udhëzimin administrativ

Kryetari i Kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo “iniciativë” e qytetarëve nuk i është dorëzuar, dhe nuk është në përputhje me udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës për zëvendësim të kryetarit.

5 Dhjetor 2023, 14:43 Nga a.l
Uglanin: Kërkesa për shkarkimin e kryetarit në Mitovicën e
Mitrovicë e veriut

MITROVICË- Disa banorë nga radhët e komunitetit serb në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë tentuar të martën, siç kanë thënë, paraqitjen e një “kërkese për shkarkimin e kryetarëve aktualë”. Kryetarët shqiptarë janë vendosur në objektet komunale në veri, në fund të majit, hap që ka nxitur protesta të serbëve lokalë.

Ata i kanë fituar zgjedhjet e mbajtura në prill, të cilat janë bojkotuar nga serbët atje. Sanja Kërtiniq nga Mitrovica e Veriut, ka thënë për mediat lokale në gjuhën serbe se, një grup qytetarësh “dëshiruan të paraqesin një iniciativë për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut”.

Sipas saj, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe qytetarët në komunat e tjera, por autoritetet lokale dyshohet se kanë refuzuar “iniciativën” e tyre.

Ajo nuk ka dhënë më shumë hollësi.

“Ato nuk kanë qenë zgjedhje demokratike, duhet të përmend se vetëm dy deri në tre për qind e votuesve e zgjodhën këtë kryetar komune, dhe se ky kryetar u zgjodh nga shumica (e votave) nga komuniteti shqiptar dhe më shumë se 95 për qind e serbëve nuk e zgjodhën atë. Për këtë arsye, ne si qytetarë kemi dashur të paraqesim një iniciativë që kryetari të japë dorëheqje dhe të largohet nga detyra”, ka thënë ajo.

Sipas saj, autoritetet lokale në Mitrovicën e Veriut po “shkelin” udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës për nisjen e peticionit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë dhe se po “shkatërrojnë” të drejtën e qytetarëve për të dorëzuar “iniciativën” e tyre.

Kryetari i Kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo “iniciativë” e qytetarëve nuk i është dorëzuar, dhe nuk është në përputhje me udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës për zëvendësim të kryetarit.

“Kjo kërkesë nuk i është dorëzuar kryetarit ( të Kuvendit komunal) dhe nuk i është dedikuar kryetarit të Kuvendit, por i dedikohet kryetarit të komunës, me arsyetimin se shërbimet ndaj qytetarëve nuk janë të mira".

Protestat e qytetarëve serbë në komunat veriore, kundër kryetarëve shqiptarë, janë përshkallëzuar më 29 maj, kur ata janë përplasur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë KFOR. Si pasojë e përleshjeve janë plagosur mbi 100 persona, në të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova që të organizojë zgjedhje të reja në këto komuna. Në një marrëveshje të arritur në korrik mes Kosovës dhe BE-së, është paraparë edhe organizimi i zgjedhjeve.

Më pas, në shtator, Ministria për Vetëqeverisje Lokale e ka publikuar një udhëzim administrativ që parasheh zëvendësimin e kryetarëve, përmes peticionit.

Sipas atij udhëzimi, 20 për qind e votuesve në një komunë duhet të iniciojnë shkarkimin e kryetarit dhe mbledhja e atyre nënshkrimeve duhet të bëhet me vullnet të lirë dhe pa presion.

Hapat drejt zgjedhjeve, sipas udhëzimit
Udhëzimi administrativ për largim të kryetarit të komunës, i lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i parasheh këta hapa:

-Kërkesa duhet të bëhet nga i ashtuquajturi grup nismëtar, i cili përbëhet nga tre apo më shumë persona me të drejtë vote në komunën përkatëse.
-Ky grup e njofton kryesuesin e kuvendit komunal për kërkesën në fjalë, dhe pajisjet me dokumentacionin e nevojshëm.
-Më pas, grupit i duhet të mbledhë një minimum prej 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, me kërkesë për largim të kryetarit.
-Lista me nënshkrime duhet dërguar kryesuesit të kuvendit komunal, e cila më vonë përfundon në Komisionin Qendror Zgjedhor.
-Nëse KQZ-ja vlerëson se kushtet janë përmbushur, organizohen zgjedhjet për largimin e kryetarit.
-Nëse në ato zgjedhje sigurohen 50 për qind plus 1 votë për largim të kryetarit, ai largohet prej funksionit dhe organizohen zgjedhje të reja. Në rast të kundërt, iniciativa dështon. Ajo do të mund të përsëritej vetëm pas një viti.

mitrovicë e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj