Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përfundimi i luftës në Ukrainë dhe perspektiva e një inkursioni turk në Siri pritet të dominojnë bisedimet, me Erdoganin që vjen në këtë takim pas suksesit të tij diplomatik, në orkestrimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit ukrainas nëpër Detin e Zi.
SOÇ- Presidenti rus Vladimir Putin u takua më 5 gusht me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, në qytetin rus të Soçit, në Detin e Zi. Ky është takimi i dytë midis dy liderëve në më pak se një muaj. Përfundimi i luftës në Ukrainë dhe perspektiva e një inkursioni turk në Siri pritet të dominojnë bisedimet, me Erdoganin që vjen në këtë takim pas suksesit të tij diplomatik, në orkestrimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit ukrainas nëpër Detin e Zi.
Në nisjen e takimit, Putin i tha Erdoganit se ai priste të nënshkruante një marrëveshje për të rritur lidhjet tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.
"Shpresoj që sot do të jemi në gjendje të nënshkruajmë një memorandum përkatës për zhvillimin e lidhjeve tona tregtare dhe ekonomike", tha Putin ndërsa të dy udhëheqësit u ulën për bisedime.
Presidenti turk, i cili është përpjekur të shfrytëzojë marrëdhëniet e tij me Ukrainën dhe Rusinë për të luajtur një rol në përfundimin e luftës së nisur nga Kremlini më 24 shkurt, i tha homologut të tij rus se ai shpresonte që ata të dy të hapnin "një faqe të ndryshme" në lidhjet dypalëshe.
Sipas medias shtetërore turke “TRT”, ndër temat kryesore të diskutimit është gjithashtu edhe plani i Ankarasë për një inkursion ushtarak në Siri me synim për të sulmuar milicinë kurde në Sirinë veriore.
Moska, e cila ka mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, kohët e fundit kishte këshilluar kundër një ofensive të tillë. Ankaraja e konsideron milicinë kurde siriane të mbështetur nga SHBA-ja, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) një grup terrorist dhe dyshon se janë lidhur me kryengritësit në Turqi.
Ofensiva e planifikuar e Turqisë në veri të Sirisë u shty në vitin 2019-të pas dy marrëveshjeve të armëpushimit të ndërmjetësuara nga Uashingtoni dhe Rusia. Sipas Kremlinit, shitja e mundshme e dronëve luftarakë pa pilot nga Turqia anëtare e NATO-s, në Rusi është gjithashtu në axhendë. Ushtria ukrainase ka përdorur dronët Bayraktar kundër forcave ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt.
Marrë nga REL
Gabriel Escobar KOSOVË- I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se ...
Ron DeSantis SHBA- Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis iu përgjigj veprimeve të fundit të ndërmarra si përgjigje ndaj shp&eu...
Humb Kuleta KOSOVË- Në Prizren, Kosovë një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ku pronari i një hoteli përmes një p...
Foto ilustruese BEOGRAD- Shqiptarët janë në krye të listës së zezë të të rinjve serbë sa i përket p&...
Rebecca dhe Tariq LIBAN- Një punonjëse e ambasadës britanike, Rebecca Dykes, 30-vjeç u përdhunua dhe u vra brutalisht nga n...
Grigoris Dimitriadis GREQI- Grigoris Dimitriadis dha sot dorëheqjen nga posti i sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit grek, ...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar një viktim&e...
Rakic KOSOVË- Zyrtarë të Listës Serbe shpeshherë thonë në publik se kjo parti politike është përfaqë...
Breonna Taylor SHBA- Katër oficerë policie amerikane janë arrestuar dhe akuzuar për vrasjen fatale të Breonna Taylor. Taylor u vra...
Koreja e Veriut KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut thotë se të gjithë ata që u sëmurën që kur vendi konfirmoi infeksionet e...