13 Qershor 2023, 07:54
Nga a.l
Lufta në Ukrainë
UKRAINË- Ukraina tha të hënën se trupat e saj kishin rimarrë kontrollin e shtatë fshatrave nga forcat ruse përgjatë një fronti prej afro 100 kilometrash në juglindje që nga fillimi i një kundërofensive të shumëpritur javën e kaluar.
Megjithë shiun dhe luftimet e ashpra, forcat ukrainase po bënin përparim në fushën e betejës, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy në një fjalim të hënën mbrëma. “Betejat janë të ashpra, por ne po përparojmë dhe kjo është vendimtare”, tha zoti Zelenskyy. “Humbjet e armikut janë pikërisht ato që na duhen”. Në video tregonte ushtarë duke mbajtur flamurin ukrainas në fshatin Storozheve, në breg të lumit Mokri Yaly i cili rrjedh në veri nga territori i kontrolluar nga Rusia. Agjencia Reuters e konfirmoi vendndodhjen.
Të dielën, Ukraina tha se forcat e saj në drejtim të jugut kishin çliruar tre fshatra të tjerë afër përgjatë këtij lumi: Blahodatne, Neskuchne dhe Makarivka. Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha në një postim në Telegram vonë të hënën se forcat ukrainase kishin rimarrë nën kontroll edhe Levadnen dhe Novodarivkan, rreth 10 km në perëndim të lumit Mokri Yaly, si dhe Lobkoven, në juglindje të qytetit të Zaporizhzhia.
Zonja Maliar tha se trupat kishin përparuar gjithsej 6.5 km dhe kishin marrë kontrollin e një zone prej 90 kilometrash katrorë. Moska ende nuk ka pranuar zyrtarisht ndonjë përparim të Ukrainës. Por disa bloger rusë ushtarakë me peshë konfirmuan marrjen nën kontroll nga forcat ukrainase të Blahodatnes, Neskuchnse dhe Makarivkas dhe po lëviznin drejt jugut. Ministria ruse e mbrojtjes të hënën përsëriti pohimet e javës së kaluar se kishte zmbrapsur tentativat për ofensivë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia. Tetë dronë ukrainas u shkatërruan dhe një depo municioni u godit në Ukrainën lindore, tha ministria./VOA
ukraine
Bota
13 Qershor 2023, 07:48
a.l
Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se po punon për të zgjatur një...
Bota
13 Qershor 2023, 07:50
A.B
Arkivoli
EKUADOR- Të afërmit e Bella Montoya nuk u besuan veshëve kur gjatë ceremonisë dëgjuan se ajo trokiste brenda&nb...
Bota
13 Qershor 2023, 07:43
a.l
Bregu i Fildishtë
AFRIKË- Autoritetet në Bregun e Fildishtë kanë ngritur alarmin e kuq në vend, për shkak të motit ...
Bota
13 Qershor 2023, 07:40
A.B
Berlusconi
ITALI- "Fundi i një epoke". Me këtë titull publikime të shumta në mediat ndërkombëtare përshkr...
Bota
13 Qershor 2023, 07:34
a.l
Mësuesi filmohet duke puthur nxënësen
KOSOVË- Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në Kosov&...
Bota
13 Qershor 2023, 07:30
a.l
Moti i keq në Pakistan
PAKISTAN- Rreth 28 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën pasi shiu i dendur dhe stuhit&eu...
Bota
13 Qershor 2023, 07:22
a.l
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të hënën se Ukraina nuk do të pushtohet pas takimit t&eum...
Bota
13 Qershor 2023, 07:18
a.l
Foto ilustruese
DANIMARKË- Danimarka do të dërgojë në Ukrainë municione me vlerë 250 milionë krona daneze (36 ...
Bota
12 Qershor 2023, 23:01
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sonte se situata në Koso...
Bota
12 Qershor 2023, 22:54
I.A
Xi Jinping
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se në vitin 2019 Kina i përmirësoi operacionet e saj të spiunaz...