LIVE UPDATES
Bota

Ukraina: Nuk kemi informacione të besueshme se kush gjendej në avionin rus që u rrëzua në Belgorod

Si pasojë e rrëzimit të avionit u vranë të 74 personat që gjendeshin në të.

25 Janar 2024, 11:50 Nga N.F
Ukraina: Nuk kemi informacione të besueshme se kush gjendej në avionin
Avioni rus i rrëzuar

UKRAINË- Drejtoria kryesore e inteligjencës së Ukrainës tha se nuk ka “informacion të besueshëm dhe gjithëpërfshirës” se kush ishte në bordin e një avioni transportues ushtarak rus, që u rrëzua në rajonin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën. Si pasojë e rrëzimit të avionit u vranë të 74 personat që gjendeshin në të.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se me qëllim ka rrëzuar avionin, që tha se po transportonte 65 ushtarë ukrainas, të kapur gjatë luftës, të cilët po transportoheshin për këmbim. Drejtoria kryesore e inteligjencës konfirmoi se këmbimi i të burgosurve ishte planifikuar më 24 janar dhe se Ukraina kishte përmbushur të gjitha marrëveshjet për t’u përgatitur për këmbim.

“Të burgosurit rusë të luftës u dorëzuan me kohë në pikën e këmbimit”, u tha në njoftimin e inteligjencës ukrainase të publikuar në Facebook.

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha se Kievit nuk i është kërkuar që të sigurojë hapësirën ajrore përreth zonës së Belgorodit, siç kishte ndodhur në rastet kur më herët janë këmbyer të burgosurit e luftës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për rrëzimin e avionit, të cilin ai e cilësoi si akt “kriminal” nga Ukraina.

“Të burgosurit ukrainas të luftës po transportoheshin për në rajonin e Belgorodit në mënyrë që të realizohej edhe një këmbim i të burgosurve, në bazë të një pajtimi mes Moskës dhe Kievit”, tha Lavrov gjatë një konference për media në OKB.

“Në vend të kësaj, pala ukrainase kreu një sulm me raketa nga rajoni i Harkivit. Ajo goditi avionin me një sulm fatal”.

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha se akuzat e Rusisë se Kievi ka rrëzuar avionin transportues mund të jenë “një veprim i planifikuar për të destabilizuar situatën në Ukrainë dhe për të dobësuar mbështetjen ndërkombëtare për shtetin tonë”.
Më herët gjatë 24 janarit, guvernatori rajonal i Belgorodit, njoftoi se të 74 personat në bordin e avionit kishin vdekur.

“Aeroplani është rrëzuar në rajonin Koroçanski. Është rrëzuar afër një zone të populluar. Të gjithë në bord kanë vdekur”, ka thënë guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, përmes një postimi në Telegram.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, duket se aeroplani ushtarak transportues ka qenë i modelit Ilyushin Il-76. Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të komentojë rrëzimin e aeroplanit, duke thënë se është ende duke mbledhur informacione për incidentin. Megjithatë, ligjvënësi rus dhe gjenerali i pensionuar, Andrei Kartapolov, e ka akuzuar Ukrainën për rrëzim të aeroplanit, derisa mediumi ukrainas “Ukrainska Pravda,” i ka cituar disa burime brenda ushtrisë ukrainase, kur ka raportuar se ushtria e këtij vendi ka dhënë sinjale se rrëzimi ka qenë “puna e tyre”, duke shtuar se aeroplani ka qenë duke bartur raketa për sistemin rus për mbrojtje ajrore S-300.

Ky medium më vonë e ka fshirë këtë postim. Moska dhe Kievi kanë këmbyer disa herë të burgosur, prej kur Kremlini e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar më herët që një dron është rrëzuar në rajon, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Marrë nga REL

ukraine rusia avion

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit