LIVE UPDATES
Bota

Ukraina sulmon rafineri të naftës në Rusi, autoritetet: Dy dronë janë rrëzuar në hapësirën e ndërtesës

Zyrtarët në rajonin e Bashkortostanit, që gjendet thellë brenda Rusisë, thanë më 13 shtator, se kishte shpërthyer zjarr në një prej rafinerive më të mëdha të naftës të shtetit që gjendet në qyteti Ufa. Sipas zyrtarëve, zjarri shpërtheu pasi copëzat e dy dronëve ranë në ndërtesë.

14 Shtator 2025, 10:03 Nga I.A

Ukraina sulmon rafineri të naftës në Rusi, autoritetet: Dy

UKRAINË- Ukraina ka sulmuar të paktën dy rafineri të mëdha të naftës brenda Rusisë – përfshirë një që gjendet 1.400 kilometra larg nga vijat e frontit – teksa Rumania ka raportuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronët rusë, disa ditë pasi shteti tjetër i NATO-s, Polonia, tha se dronët rusë hynë në territorin e saj. Zyrtarët në rajonin e Bashkortostanit, që gjendet thellë brenda Rusisë, thanë më 13 shtator, se kishte shpërthyer zjarr në një prej rafinerive më të mëdha të naftës të shtetit që gjendet në qyteti Ufa. Sipas zyrtarëve, zjarri shpërtheu pasi copëzat e dy dronëve ranë në ndërtesë.

“Dy dronët e rrëzuar ranë në hapësirën e ndërtesës”, shkroi në Telegram, Radiy Khabirov, kreu i rajonit rus të Bashkortostanit.

“Në rastin e parë, një zjarr i vogël që shpërtheu u shua shpejt. Në rastin e dytë u ndërprenë furnizimet me ujë”, tha ai, duke shtuar se ndërtesa vazhdon të operojë.

Aeroporti i Ufas ndërpreu përkohësisht punën pas sulmit. Tri orë më vonë, Aleksandr Drozdenko, guvernatori i rajonit të Leningradit, tha se rafineria e naftës Kirishi ishte goditur po ashtu nga copëzat e dronëve të rrëzuar ukrainas që shkaktuan zjarr mëngjesin e 14 shtatorit.

Drozdenko tha se nuk ka të plagosur nga ky rast. Kjo rafineri ishte goditur nga dronët ukrainas edhe në mars të vitit 2024, kur kishte shkaktuar ndërprerjen e gjysmës së prodhimit. Zyrtarët rusë po ashtu thanë se një sulm me dronë ukrainas goditi një “ndërmarrje industriale” në rajonin Perm, pranë maleve Urale, më shumë se 1.500 kilometra larg kufirit ukrainas. Por, për këtë rast ende nuk ka detaje.

Agjencia Reuters raportoi se sulmet ukrainase deri në fund të gushtit kishin nxjerrë jashtë funksionit 17 për qind të industrisë ruse të përpunimit të naftës, duke kërcënuar se do të rritet mungesa e karburanteve dhe duke i dhënë një goditje të madhe buxhetit të Kremlinit për shkak të humbjes të të ardhurave nga nafta.

Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së lidhur me luftën e Kremlinit, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve infrastrukturës civile në Ukrainë.

“Ne po bëjmë gjithçka të mundemi për të zvogëluar aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij mbrëmjen e së shtunës.

“Goditjet tona në thellësi do të intensifikohen – financimi dhe detyrat për këtë tashmë janë në fuqi. Diplomatët po punojnë gjithashtu në mënyrë aktive me të gjithë partnerët për të reduktuar raportet e tyre tregtare me Rusinë. Dhe ne po koordinojmë veprimet tona”.

Këto deklarata erdhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, më 13 shtator u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që të ndalojnë së bleri naftë ruse, duke thënë se një veprim i tillë do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit vdekjeprurës në Ukrainë.

Trump propozoi që shtetet e NATO-s të vendosin tarifa dytësore nga 50-100 për qind ndaj Kinës për blerjen e benzinës ruse, duke sugjeruar se tarifa të tilla do të hiqeshin kur lufta të përfundonte.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se hapësira ajrore e këtij shteti të NATO-s është shkelur nga një dron rus gjatë një sulmi të Rusisë ndaj infrastrukturës në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, i tha Radios Evropa e Lirë se më pas droni doli nga hapësira ajrore rumune dhe hyri në atë të Ukrainës. Ai tha se dy avionë rumunë F-16 u ngritën në ajër me të detektuar dronin. Më vonë, ata u zëvendësuan nga dy dronë gjermanë Eurofighter Typhoon.

Më 10 shtator, të paktën 19 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake, duke rritur tensionet mes NATO-s dhe Moskës. Më 12 shtator, aleanca ushtarake perëndimore nisi Rojën Lindore, një mision që synon forcimin e mbrojtjes të shteteve anëtare që gjende pranë Rusinë./REL

lufta ne ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj